Për të vlerësuar punën që po kryhet në rrugën “Sami Frashëri”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i surprizoi punëtorët, duke iu sjellë drekën në kohën e pushimit.
Ai u shprehu mirënjohjen për qëndrimin në krye të detyrës edhe në këto ditë me temperatura të larta.
“E di që është një periudhë e vështirë sepse jemi në gusht, por këtu ishte e nevojshme ndërhyrja ngaqë është një nga lagjet më të frekuentuara. Edhe kjo punë ngjason me punët e shtëpisë: në fillim bëhet pak rrëmujë, por pastaj shijon gjënë e re. Këtu po bëjmë edhe korsinë e biçikletave, edhe gjithë rrjetin e trotuareve, ndaj jam shpresëplotë që do ecim shpejt”, tha kryebashkiaku.
Ndërkaq, rehabilitimi i trotuareve dhe korsive të biçikletave ka përfunduar në rrugët “Abdyl Frashëri” dhe “Sulejman Delvina”, e me të mbaruar rrugën “Sami Frashëri” do të kalohet në rrugën “Fortuzi”.
“Ju jam shumë mirënjohës! Dua që ta dini se ju vlerësojmë jashtë mase. Njerëzit janë me pushime, por kur të kthehen do të shohin diçka të re në qytet”, tha Veliaj.
Rikualifikimi i trotuareve dhe korsive të biçikletave përfshin punimet nga sheshi “Wilson” deri në kryqëzimin me Bulevardin “Bajram Curri”. Këto punime parashikojnë krijimin e korsive të reja të biçikletave me dy sense, me sinjalistikën përkatëse horizontale dhe vertikale, e kufizuar me birila. Gjithashtu, do të sistemohen ujrat e shiut nga objektet ekzistuese në rrjetin e ri të largimit të ujërave.
Projekti parashikon sistemimin e linjave të internetit dhe pusetat ekzistuese për segmentin e parë, nga sheshi “Wilson” deri te kryqëzimi me rr. “Nikolla Tupe”. Trotuaret do të pajisen edhe me rampa për mundësimin e lëvizjes për Personat me Aftësi të Kufizuar.
Atje ku keni nderhyre, trotuatet kane qene ne rrrgull, pse nuk nderhyni ne zonen nga Pallati me shigjeta deri tek Ura e ish NSHRAK-ut, ( krahu i majte i Lanes, kur zbret poshte )zone qe eshte me keq se ne Afrike nga ana e rrugeve, trotuareve, kanalizimeve, dhe mbi te gjitha, çarjet e tubave te ujesjellesit, dhe uji iken lume duke prishur edhe ate pak asfalt varfanjak qe eshte.
ju lumte ,
puna jell vet mireqenje paqe e njerzillik
ju lumte ,
puna sjell vet mireqenje paqe e njerzillik
Po trotuarët e rrugës M. Shyrri kur do bëhen, pasi të vjetrat janë riparuar dhjetra herë dhe nuk ka më kuptim. Kur bie shi nuk kalon dot në trotuar.
komentet lejohen vetem ne shkrimet pa asnje vlere
A ti je bere si Ver Llapa o lali Eri.
E mbushe dhe ti ciklin, dhe tani te ka ik situata per lesh.
Shiko rrugen e Durresit o karagjoz!
Se ne mengjes ora 7:30 nuk ka asnje kokerr punetori!
Doli prape ky tuafi. Na CAU b…, Po ne coka buken punetoreve. Cope idioti.
Shko hap Pune se keta Martin nje cope rroge dhe e blejme nje cope buke. Pi te tjeret.
Legen okay zu shit p…
U paske msu ne Amerike. Duket sikur ske Bo gje tjeter ne shkolle.
Por vetem ke mesu Si shiten pordhet per te genjy e mashtruar e hidh hi syve turmave.
Legen burre.
Kur Ste ze e te te Marri covidi
Se Po te kish zene vertet nuk dilje pas dy javeve ne Pune.