STUDIMI: Covid-19 mund të mbijetojë tek peshku dhe mishi i ngrirë deri në tre javë

23 Gusht 2020, 13:46Sociale TEMA

Me përhapjen e pandemisë së koronavirusit shumë shtete janë bllokuar  prej muajsh, ndërsa vijojnë ende të jenë në fuqi masat e rrepta për frenimin e Covid-19.

Ndërkohë në një studim të fundit  ka rezultuar se virusi vdekjeprurës që ka v rarë mbi  800 mijë njerëz mund të mbijetojë tek mishi dhe peshku në ngrirje për të paktën tre javë.

Sipas shkencëtarëve thuhet se ushqimet e kontaminuara mund të shkaktojnë shpërthim të koronavirusit pasi mbijeton edhe në temperaturat e ngrirjes.

Në këtë studim u mor një pjesë salmoni, mish pule dhe derri nga supermarketet në Singapor, të cilat u prenë në feta duke i infektuar me Covid.

Më pas mishi dhe peshku i infektuar u ruajtën në temperaturat e ngrirjes për të parë nëse virusi mund të mbijetonte. Ato u vendosën në frigoriferë që përdoren për transportimin e ushqimit midis vendeve në -4 gradë C, që është temperatura standarde e ftohjes, dhe -20 gradë C, që është temperatura standarde e ngrirjes.

21 ditë më vonë Covid -19 ishte akoma i pranishëm në mostrat e mishit dhe të peshkut. Prandaj shkencëtarët paralajmërojnë se shpërthimet  janë të mundura edhe nga ushqimet që ju i mbani për një kohë të gjatë në ngrirje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje