Dëshmia e rrallë: Nazistët infiltruan dy ushtarë specialë për të vrarë Enver Hoxhën

24 Gusht 2020, 09:04Dossier TEMA

Nga Nevila Dervishi

E rrëfyer nga disa protagonistë e dëshmitarë, që të gjithë në të njëjtin version, tashmë të interesuarit e njohin një histori të vjetër të kohës së Luftës së Dytë Botërore sipas së cilës Enver Hoxha i ka shpëtuar në fije të perit vrasjes nga një oficer gjerman që ishte sjellë pranë Shtabit të Ushtrisë Antifashiste si rob.

Oficeri, pasi kishte mposhtur një nga rojet, i kishte rrëmbyer automatikun duke u drejtuar nga dhoma ku flinte Enver Hoxha, por në momentet e fundit ishte neutralizuar.

Sigurisht që kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër e saj, pjesa se çfarë detyre kishte oficeri gjerman dhe cilat ishin urdhrat e eprorëve ndaj tij, vështirë të mësohej.

Por, në kujtimet e veta, Kadri Cakrani, ish-komandant i Ballit Kombëtar në zonën e Beratit, përshkruan një episod interesant që ka shumë gjasa të lidhet me këto rrëfime të rojeve të Enver Hoxhës.

Sipas Kadri Cakranit, në tentativat për të asgjësuar Shtabin Komunist dhe sidomos Enver Hoxhën, krerët e ushtrisë gjermane në Shqipëri kishte përdorur edhe një mundësi të fundit: kishin veshur si fshatarë dhe infiltruar në prapavijat e ushtrisë partizane dy komando të stërvitura, të cilët e flisnin mirë shqipen, pasi kishim qenë studentë të albanologjisë…!

Më poshtë pjesa ku përshkruhet kjo ngjarje. Materiali, i shkëputur nga libri me kujtime ende i pabotuar i Kadri Cakranit, është lënë në gjuhën e origjinalit.

“Gjermanët nuk do bënin hesap se ishte Shtabi me misjonet Engleze aty. Si nuk i asgjesuan dot vetë, me Xhandërmarinë, ata provuan edhe një mënyrë tjetër që e kishin reservë. Kishin prurë nga Gjermanija një Bataljon Special, që nuk ishin gjë tjetër vetëm disa djem shkollash e akademish, që mësonin Gjuhën Shqipe. Këtë në tre dialekte, Gegërishten Toskërishten dhe atë Korçare, si dhe dhe tërë historinë dhe kulturën t’onë, me emrin Albanollogi.

Pregatitën nja 10 dhe nga ata nxorrën pesë. Në fund zgjodhën dy që e flisnin më mirë dhe që të merrnin në sy rrezikun. I veshën si fshatarë me mushkë e plaçka dhe i nisën në një rrugë të pa njohur dhe më të rrezikshmen. Ata kishin ikur dhe duke bërë me fshatarë muhabet, e kishin gjetur ku ishte Shtabi, që ruhej dhe rrethohej nga tre breza.

I pari në pikat dominonjëse të fshatit, i dyti rreth shtëpive që strehohej Shtabi, dhe i treti nga partizanët që e ruanin tek dera Shtabin Komunist, Shqipëtarë, Sërbë dhe Engles! Kishin parë të gjithë pikat rreth fshatit që të bënin asgjesim me sniper, por Enver Hoxha me Englezët nuk dilte nga shtëpitë.

I fshehen pushkët dhe të dy djemtë Albanollogë, të pregatitur i kaluan të dy brezat më të rrezikshëm, por mbetën tek brezi i tretë, tek dyert e Shtabit. Atje ose do të kenë nxjerrë armët për të asgjesuar Shtabin, ose kanë ngatërruar ndonjë fjalë shqip, apo shtëpinë në momente tensjoni.

Ishte dhe një gjë tjetër, se rojat e brezit të parë i kanë parë dhe gjetur sniperat, duke lajmëruar shpejt, pasi kjo u mbajt sekret. Ata janë qëlluar me partizanët që ruanin Shtabin me ndonjë pistoletë, që mundën t’a fshihnin deri aty, flakë për flakë, deri sa u vranë të dy.

Me siguri duhet të kenë vrarë dhe nga partizanët që ruanin Shtabin Komunist.” 

(ABC News)

11 komente në “Dëshmia e rrallë: Nazistët infiltruan dy ushtarë specialë për të vrarë Enver Hoxhën”

  1. Scutari says:

    Po ndonje te infiltruar per te vrare kreun e BK pse nuk ka pasur, apo…..?!!!

  2. Tuk Tuk says:

    Ishte,,,,,,ndoshta,,,,,mund te kishin vrare,,,,,,pordhe me rigon..xhaxhi jetoi dhe qeverisi 45 vite…pordhe me rigon….
    Ky Kadri Cakrani eshte tradhetar ne Histori ,,,Enveri eshte Hero ,ka difference te madhe,,,,

  3. Revizori says:

    Kundershtaret thone qe Enver Hoxha nuk paska qene kurrekush gjate Luftes, dhe Luften e kane udhehequr te tjeret.
    Tani na dilka qe gjermanet e konsideronin kryesorin e Luftes dhe donin ta eliminonin.
    Megjithese, ku merrnin vesh gjermanet nga lufta! Sikur kishin bere ndonjehere lufte ata.
    Edhe anglezet qe ishin pranë Shtabit te Pergjithshem ja fusnin kot qe Enveri ishte figura kryesore.
    Kete pune e ka zgjidhur Ilir Meta: “Gjermanet ne det i hodhi Selam Musai me Mic Sokolin, qe kapen topin nga ‘grika’ dhe gjermanet ja mbathen, sepse mbeten pa top, dhe nuk kishte kush te gjuante penalltine.”
    “Aty pastaj u fut ne beteje edhe bataljoni I LSI ‘Djemtë e Jalës”, te cilet çliruan Himaren, Lukovën, dhe burgun e Shen Vasisë”.
    Ja, keshtu që e verteta.

  4. Pensionisti says:

    Si i ka shpetuar Dashnorit te ballisteve, Kaloçi, ky deponim ballist?

  5. Operacioni Zjarri says:

    Jo mo jo. Po pse ka ne dashur ta vrasin kur Enveri nuk ishte askushi? Ku ka luftuar Enveri? Luften e kane bere ballistat. Ata po. Stervitjen e benin mbi pulat e fshatit pastaj bertisnin “si keto pula do çfarosim edhe okupatorin”. Pastaj u dilte rakia

  6. alma tirane says:

    LAVDI VEPRES SE ENVER HOXHES

  7. Shaqo says:

    Te kishit marre intervisten e partizanit e rojes se Shtabit te Pergjithshen Kadri Meta api Qazim Malit, qe u perleshen me oficerin gjerman, dhe jo te ballistit Jadru Cakrani; se ai di cfare pkanesh thurte balli me gjerrmanet, dhe jo cfare ndodhi me oficerin gjerman qe u kap rob e u vra nga rojet e Enver Hoxhes. Dervishet e Kalocet me cfare thoine e shkruajne, bijen ndesh me te verteten.

  8. 17nentori says:

    Deshmite e Ballit, si gjithmone, jane teresisht te plota dhe te pamohueshme.

  9. a says:

    …dhe per te ilustruar ngjarjen , vihet ne krye nje foto me ushtare me karabine sovietike ( nagant) !!!..cfare niveli gazetarie!

  10. Komunisti i papenduar says:

    I rruajten topet Enverit , gjermanet,ballistet,amerikanet,anglezet,greket,serbet,ruset,italianet dhe kush tjeter mori guximin. Ishte burre jo thjesht mashkull .

  11. vjeshta says:

    Po pse moj gru duhet t’a mbushësh me fjalë të huaja shkrimin??? Pse ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje