Barbaritë e diktaturës: Historia e dhimbshme e familjes Numani në Berat, si u vranë nga komunistët burrat e kësaj shtëpie dhe si vazhdoi kalvari i vuajtjeve

20 Gusht 2020, 10:25Dossier TEMA

Kur xhelatët i vranë të shoqin Asqeri Numani dhe më pas djalin Abdulla Numani, erdhën t’i bastisin shtëpinë, nënë Zaho iu drejtua me këto fjalë grabitësve: Ja ku e keni të gjithë shtëpinë, merrni çfarë të doni, mua nuk me duhet me asgjë, ju morët shpirtrat e mi, njeri 42 vjeç dhe tjetri 18 vjeç”… historia e dhimbshme e familjes Numani në Berat, si u vranë nga komunistët burrat e kësaj shtëpie e si vazhdoi kalvari i vuajtjeve nën diktaturën komuniste. Rrëfim nga mbesa e Abdulla Numani,  Ervehe Kapidani.

“Në takimin e fundit në një karton pakete cigaresh “Diamant” i’a jep nenës nën dorë. Aty shkruhej: “ Ju lë amanet gjithë të dashurve të mi, asnjë të mos merret me politikë”. Ishte dita e fundit e Abdulla Numanit, para se të pushkatohej. Është pjesë nga rrëfimi i Ervehe Kapidani, mbesa e  Abdulla Numanit, i cili u pushkatua nga regjimi komunist, pa kryer asnjë krim e pa bërë asnjë faj.  Ishte nga dera e njohur patriote beratase, biri i Asqeri Numanit i pushkatuar gjithashtu më herët nga regjimi komunist. Asqeriu la jetim shtatë fëmijë, ndër të cilët edhe Abdullain, i cili u dënua me pushkatim nga regjimi komunist kur ishte vetëm 18 vjeç. Nëna e Abdullait, i thërriste me përkëdheli, Lake. Është dhimbja e madhe e jetës së saj deri në fund, kur nga sëmundja humbi kujtesën e dukej se gjithçka kishte harruar por jo emrin e të birit të pushkatuar vetëm 18 vjeç. Në çastet e fundit të jetës, nënë Zaho  belbëzonte me dhimbje emrin e Lakes… e rrëfen e mbesa e Zahos, Ervehe Kapedani.

Është histori rrëqethëse kjo e familjes Numani dy burra të pushkatuar dhe e gjithë familja e persekutuar pa ndalur nga regjimi komunist. Në kujtimet e Ervehesë të rrëfyera nga e ëma Zaho, gjen dhimbje për fatet e trishta të burrave, grave e fëmijëve të kësaj dere. Është një moment drithërues, pasi xhelatët komuniste kthehen në shtëpinë e Abdullait dhe Lakes, pasi i kishin pushkatuar dhe kërkojnë nga nëna e tyre gjithë pasurinë që kishte brenda banesës.

“Pak kohë më pas përfaqësues të partisë komuniste ne Berat vijnë për të marrë orenditë e shtëpisë me justifikimin që qeveria është vendosur ne Berat dhe na duhen disa dyshekë, jorganë, perde e servise pjatancash, qilima për të pritur delegatet komunistë”.

Nëna u tha: “Ja ku e keni të gjithë shtëpinë, merrni çfarë të doni, mua nuk më duhet më asgjë, ju morët shpirtrat e mi njeri 42 vjeç dhe tjetri 18 vjeç”. Ata e zbrazën shtëpinë duke thënë se do t’i kthejnë, nëna nuk i kërkoi dhe ata nuk i sollën kurrë. Dhimbja ishte e madhe dhe secili prej fëmijëve e përjetonte në mënyrën e vet, Feriti djali i dytë i familjes merrte shishen e rakisë dhe e pinte, futej nën krevat dhe qante me dënesë mos e shihte njeri, dalëngadale filluan t’i rëndoheshin këmbët, kur shkonte ne shkollë mbante patericë sa u paralizua totalisht deri sa vdiq në moshën 36 -vjeçare”, rrëfen Ervehe Kapidani, mbesa e Abdulla Numanit, i pushkatuar nga regjimi komunist. Më poshtë botohet i plotë rrëfimi i saj për çfarë i ka rrëfyer e ëma dhe gjyshja e saj në Berat.

Nga Ervehe Kapidani

Në këto radhë të këtyre tregimeve dua të shpreh krenarinë time si mbesë e Asqeri Numanit gjyshi im, Abdulla Numanit, dajës tim që nuk arrita t’i njoh kurrë dhe Selman Numanit, dajës tim të vogël.

Nëna ime Jeta ( Hysnia siç kishte emrin e lindjes) u martua në Kavajë, ku u linda e rrita unë. Familja e nënës time ishte e mbushur me hallet dhe problemet e kohës të cilat i kam përjetuar nga afër pasi ditën e parë që përfundoja shkollën nisesha për në Berat, ku kaloja gjithë verën me gjyshen dhe dajën e paralizuar, Feritin, daja tjetër Selmani ishte në burg politik. Darkave gjyshja, Zaho, më ulte pranë vetes dhe më tregonte, megjithëse isha shumë e vogël e dëgjoja me kureshtje dhe vëmëndje, por nuk mund të kujtoj gjithçka.

Gjyshja në tregimet të saj për gjyshin thoshte se ai ishte njeri i ndjeshëm dhe me zemër shumë të madhe, nga ana tjetër nuk pranonte dot padrejtësinë, mashtrimin e gënjeshtrën. Gjysh Asqeriu ishte pjesë e organizatës së Ballit Kombëtar në qytetin e Beratit, mbante pozicionin e nënkryetrarit të organizatës.

Për shkak të natyrës që kishte ai i donte shumë miqtë dhe u besonte shumë atyre. Gjatë luftës në shtëpinë e tij dykatëshe në njerin kat strehonte partizanë, i ushqente dhe i furnizonte me veshmbathje, ndërsa në katin tjetër strehonte esksponenete të Ballit Kombëtar si Sefi Protopapën, Abaz Ermenjin, Jakup Shalsien, Sheh Ibrahim Karbunara, Mestan Ujanikun, etj.

Para se të dënohej me burg e më pas me pushkatim, Abaz Ermenji një nga eksponentët e Ballit Kombëtar e nuhati shumë mirë situatën dhe i tha Asqeriut se duhet të largoheshin sa më parë nga Shqipëria, bashkë me ta po largoheshin dhe shumë të tjerë. Pasi hipi në anije në Durrres, ai i thotë Abazit, i bindur për pafajësinë e tij se nuk mund t’i kthejë krahët fëmijëve, gruas dhe motrave të cilët i donte kaq shumë. Pas kësaj ngjarje filloi kalvari i vuajtjeve dhe rrugëtimit të familjes Numani përgjatë diktaturës komuniste. Asqeriu burgoset dhe qëndron në birucë. Zaho me kunatën Mairenë (motrën e Asqeriut) dhe vajzën  e madhe, Jetën, shkojnë në Tiranë për të takuar Gjin Markun, i cili ishte gjeneral në partinë komuniste. Gjinit iu luten për t’i shpëtuar pushkatimit, jo burgut, por Gjini me lot në sy i thotë: “nuk kam më forcë dhe unë jam me kokë në trastë”.

Pasi në Berat krijohet qeveria komuniste Asqeriu arrestohet dhe dënohet në burgun e Beratit. Nga tregimet e Jetës (nënës time), Asqeriu ishte shumë i shëndetshëm, gjatë kohës së burgut nga torturat e tmerrshme u dobësua sa i mbeti vetëm ¼ e trupit.

Në burg ishte i rrethuar me miq dhe shokë, familjet nuk ishin në Berat, me të cilët ndanin të njëjtat ide. Ai i kërkonte nënës të dërgonte ushqim, veshmbathje, dyshekë e jorganë për të përballuar të ftohtin e birucave pa dritë e me lagështirë.

Gjyshja dhe nëna ime tregojnë që Asqeriut gjatë kohës së burgut i kishte dalë një dhëmb i ri, në moshën 42 vjeçare, të cilin e kishte parandjerë si shenjë të keqe duke i thënë gjyshes “do të ma hanë kokën”, por Zaho si grua e fortë i jepte kurajë duke i thënë që do të dalësh se nuk je fajtor për çfarë të akuzojnë dhe se nuk i ke lyer duart me gjak.

Pas pak ditësh do të pushkatoheshin Asqeri Numani nga Berati, Jakup Shalsi nga Berati, Haxhi Miraka nga Lapardhja, Ymer Buzi nga Kallmi i Fierit. Asqeriu besonte se nuk i kishte bërë dëm njeriu dhe nuk do e gjente asgjë.

Zaho, Mairea dhe Jeta kthehen në Berat duke pritur nga minuti ne minut lajmin e pushkatimit të një njeriu të pafajshëm, babain e 7 fëmijëve dhe vëllain e vetëm të dy motrave. Ai u pushkatua me 4 shkurt 1945 në Berat bashkë me 3 shokë të tjerë, Jakup Shalsi, Haxhi Miraka dhe Umer Buzi.

Nëna Zaho hapi dyert e mortit, ajo duhej të përballonte jetën në kohë aq të vështira për të rritur jetimët, dhimbja për babain që nuk e panë më kurrë ishte e tmerrshme, por kalvari i vuajtjeve nuk mbaron këtu. Jeta, ime ëmë, që ishte vajza më e madhe filloi të punojë si punëtore krahu në punët më të vështira për t’i ardhur sado pak në ndihmë familjes dhe nuk donte që nëna me sharpën e zezë që kish mbuluar kokën të dilte nga shtëpia.

Siç tregon ime ëmë, Jeta,për të na ngushëlluar në shtëpi erdhi dhe Gjin Marku. Zaho si grua dinjitoze e fortë e shumë mikpritese e priti Gjinin pa kërkuar më asgjë prej tij, kurse unë, thoshte ime ëmë u solla shumë keq duke i thënë të dalë nga shtëpia dhe se ai është një vrasës. Gjini e kish afruar nga vetja duke e puthur në kokë, kish qarë pranë nënës duke mos i dalë asnjë fjalë nga goja. Nuk kaloi shumë kohë dhe Gjini e pësoi nga Enver Hoxha atë që pësoi gjyshi, e pushkatuan.

Vëllai i madh i nënës time, Abdullai që me përkëdheli e thërrisnin Lake ishte në Itali për të kryer studimet, vendosi të lërë shkollën dhe kthehet t’i bashkohet rinisë së Ballit Kombëtar, ideali i tij ishte për një Shqipëri të lirë e demokratike. Në këtë organizatë kishte mjaft të rinj nga të cilët, sipas tregimeve të nënës time, kujtonte Noi Sallabandën. Lakja kishte shumë shokë në krahun e Ballit Kombëtar, por dhe në Partinë Komuniste, ndër të cilët Kristaq dhe Margarita Tutulanin, të cilët e donin dhe e respektonin. Adullai gëzonte të njëjtat virtyte si babai i tij, zemërgjerësinë, dashurinë për njerëzit dhe kurrsesi nuk pranonte padrejtësinë.

Pasi i pushkatuan të atin më 4 shkurt 1945 filluan të sulmonin mtë e njëjtën urrejtje dhe të birin. Ditët dhe netët në familje u mbushën me frikë. Filloi raprezalja. Fill pas pushkatimit të babait Abdulali filloi një lloj rebelimi që karakterizon të riun, nuk duroi vdekjen e të atit të pafajshëm, ngriti zërin kundër kësaj padrejtësie. Abdullai ishte femija i parë i familjes, ai ngushëllonte nënën fatkeqe dhe fëmijet e tjerë, por lotët e tij nuk shteruan. Ai i’u bashkua rinisë së Ballit të cilët ishin shumë aktivë pasi kuptuan se kush ishin komunistët.

Komunistët të pashpirt nuk mjaftuan me pushkatimin e babait, por iu kthyen dhe djalit 18 vjeçar ende i pa rritur, meqë ishte biri i komandantit të Ballit Kombetar, duke hedhur akuza të paqena dhe duke krijuar për të rreziqe imagjinare.

Nis një tjetër kalvar hallesh. Laken e arrestojnë dhe e dërgojnë në burgun  e Tiranës, atje mbahet duke e torturuar. Në një prej takimeve me nënë Zahon dhe hallë Mairenë, Abdullai me anë të një polici i kishte dhënë një letër nënës, me anë të së cilës do kuptonte  se ai nuk do kishte më jetë. Amaneti për nënën ishte të bëhej grua e fortë, për motrat dhe vëllezrit më të vegjël, për hallat dhe fëmijet e tyre që po rriteshin jetimë. Në çdo takim tek ai dukeshin shenjat dhe  transformimi nga  torturat. Nëna duhej të duronte dhe të gjente fjalë të ëmbla për t’i ngritur moralin të birit. Në takimin e fundit në një karton pakete cigaresh “Diamant” që ia futi nënës nën dorë shkruhej “ Ju lë amanet gjithë të dashurëve të mi, asnjë të mos merret me politikë”. Për dajë Abdullain ajo ishte dita e fundit.

Kënaqësia e komunistëve ishte para se ai të largohej nga kjo jetë të shfrynin gjithë mllefin dhe urrejtjen e tyre, fytyra engjellore e 18-vjeçarit u shpërftytyrua, hematomat kishin mbuluar fytyrën dhe trupin. Ç’mund të bënte e gjora nënë për të shpëtuar të birin? Hallë Mairea mendoi të bënte një takim me Bilbil Klosin, i cili ishte prokuror i përgjithshëm dhe merrte vendime për të burgosurit, kunata e hallë Maires vinte nga e njëjta familje dhe i kërkoi takim në zyren e tij, që ishin tek ish-komiteti qendror. Halla dhe nëna u nisën për në Tirane t’i luteshin të paktën t’i falej jeta. Ai pranoi të takohej vetëm me hallën, e cila i qe lutur të burgosej dhe t’i shpëtonte koka. Përgjigjia e Bilbilit ishte: “ Maire më vjen keq, por sot ai u pushkatua”. Si do t’i thoshte nënës lajmin që priste me shpresë poshtë asaj godine që merrte jetë njerëzish të pafajshëm? Dhimbja ishte e papërshkrueshme! Dy gratë e gjora, të helmuara deri në palcë kthehen në Berat për të hapur dyert e mortit. Gjithë farë e fisi, miqtë e familjes, shokët e shoqet e dajës i qëndruan nënës së zezë shumë pranë, edhe nëna e Margaritës dhe Kristaq Tutulanit iu gjend afër megjithëse prej pak ditësh dhe asaj i ishin vrarë fëmijet e saj.

Kalvari i vuajtjeve s’ka të mbaruar. Pak kohe më pas përfaqësues të Partisë Komuniste në Berat vijnë për të marrë orenditë e shtëpisë me jusfikimin qeë qeveria është vendosur në Berat dhe na duhen disa dysheke, jorganë, perde e servisë pjatancash, qilima për të pritur delegatët komuniste.

Nëna u tha: “Ja ku e keni të gjithë shtëpinë, merrni çfarë të doni, mua nuk më duhet më asgjë, ju morët shpirtrat e mi njeri 42 vjeç dhe tjetri 18 vjeç”. Ata e zbrazën shtëpinë duke thënë se do t’i kthejnë, nëna nuk i kërkoi dhe ata nuk i sollën kurrë. Dhimbja ishte e madhe dhe secili prej fëmijëve e përjetonte në mënyrën e vet, Feriti djali i dytë i familjes merrte shishen e rakisë dhe e pinte, futej nën krevat dhe qante me dënesë mos e shihte njeri, dalëngadale filluan t’i rëndoheshin këmbët, kur shkonte ne shkollë mbante patericë sa u paralizua totalisht deri sa vdiq në moshën 36 –vjeçare”.

Nëna duhej të mbante ende dhimbje, i nxorrën nga shtëpia për ta kthyer në burg e më vonë në shkolle partie, pastaj kopësht femijësh. Nëna duhej të transferohej në hauret e shtëpive që njerëzit e mirë, të cilët e respekonin atë heroine ia lironin pa asnjë shpërblim.

Djali saj i vogël Selmani pasi mbaroi shkollën e mesme me nota të shkëlqyera e morën ushtar. Ushtrinë e caktuan ta kryente në Sarandë. Një ditë, kur disa shokë bënë në plan për t’u arratisur ne det për në Korfuz, atë natë ata do të kalonin kufirin me not. Me sa duket dikush i spiunoi, i kapën dhe i arrestuan për tentativë arratisje. Në gjyqin që iu bë ushtarëve të tregonin kush nga shokët tuaj ishte në dijeni për arratisjen, dajë Selmani ishte në dijeni për planin e arratisjes, por ai nuk mund të tregonte shokët e tij, megjithatë ai arrestohet për moskallxim arrestohet dhe burgoset në burgun e kalasë së Gjirokastrës.

Gjyshe Zaho, bashkë me hallën dhe mamanë time, Jetën, shkojnë për ta vizituar në burg dhe një nga policët e burgut u thotë që djali juaj do ta paguajë shtrenjtë, do prisni se së shpejti do të bëhet gjyqi.

Bëhet gjyqi, shokët të cilët u kapën në det u dënuan me burg, ndërsa dajës që u arrestua në kapanon duke fjetur gjumë iu dha dënimi me pushkatim, si i biri i kriminelit të luftës dhe si armik i popullit. Pasi vendimi shkoi në Gjykatën e Apelit dënimi me pushkatim u hoq dhe u dënua me 25 vite burg. Pasi morën lajmin gjyshja u lumtura duke i quajtur asgjë 25 vitet, thërriste pa mend: “Djali im ka kokën”, ndërsa ime ëmë e merr lajmin pasi kthehet në shtëpi nga turni i dytë. Kishte mbërritur një telegram nga Berati ku gjyshja shkruante ”Selmani sot 25 vjeç”, im atë i drejton telegramin sime ëmë me lot në sy për dënimin e gjatë, por ajo ishte e lumturuar dhe nuk dinte ç’të bënte nga gëzimi, dënimi me 25 vite burg nuk ishte asgjë para pushkatimit. Dënimi iu ul nga puna në burg nga 25 në 13 vite. Del nga burgu, kthehet në shtëpi dhe gjen një nënë të rraskapitur e një vëlla të paralizuar, kujtimet e atij takimi janë të pa përshkrueshme me fjalë, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në memorien time, ishte një moment rrënqethës. Zoti deshte që dy vëllezër të takoheshin, dajë Feriti ndërroi jetë pas pak kohësh në moshën 36- vjeçare, nëna e vetme, heroinë i mbylli sytë dhe e përgatiti vetë të birin për në shtratin e vdekjes. Ajo skenë më është ngulitur në mendje dhe nuk do më fshihet kurrë, vërtet aty kuptova kush ishte gjyshja ime, një grua me dinjitet, heroinë, e cila gezonte respekt dhe dhimbsuri nga të gjithë. Pas kësaj vdekje arriti të merrte  një gëzim duke martuar djalin e vogël, Selmanin, i cili lind 3 fëmijë që ajo i donte aq shumë.Pas burgut ai punoi punëtor krahu, shpesh punën e sillte dhe në shtëpi, ate e ndihmonin dhe fëmijët e tij që i pati aq të mbarë.

Në vitin 1990 pasi ra sistemi komunist dajë Selmani filloi të kërkonte eshtrat e babait. Zoti Arif Vrapi nga Kuçova mendoi se tani ishte momenti t’i tregonte familjarëve të të pushkatuareve ç’kishte parë, ai dinte shume mirë ditën dhe vendin e pushkatimit. Në hyrje të Beratit në krahun e majtë, afër një kazerme ushtarake gjetën dy kufoma të lidhura dorë më dorë me zinxhirë, ata ishin Asqeri Numani, gjyshi im, dhe Jakup Shalci, ndërsa disa metra më poshte u gjetën të lidhura eshtrat e Umer Buzit dhe Haxhi Mirakës.

Ceremonia e rivarrimit për të 4 të pushkatuarit u bë në Berat në varrezat e lagjes Kushtrim (Vakef), në këtë ceremoni ishin të gjithë familjarët e afërt, gjithashtu të gjithë bashke u mblodhën në një drekë në shtëpinë  e dajë Selmanit. për të gjithë familjarët rivarrimi i eshtrave të të dashurve në varre ku mund t’i vizitonin ishte një farë lehtësimi shpirtëror.

Dajë Selmani nuk e la me kaq. Ai filloi të merrej me kërkimin e eshtrave të Abdullait, takoi njerëz që ishin deshmitarë okularë. Tezja ime Donika takoi dikë, i cili tha se ishte në skuadrën e pushkatimit të Abdullait, tregonte që i kish mbetur në mendje ai djalë aq i ri dhe i bukur, i rraskapitur nga torturat (pasi e kishin lënë të kalonte dhe krizat e apendisitit), këmbët e fryra i vareshin nga karroca që po e trasportonin për në vendin e pushktatimit. Ushtarët pasi e qëlluan menduan se plumbi nuk e kapi dhe i kishin shtënë përsëri me breshëri plumbash pa mëshirë. Sipas kësaj dëshmisë vendi i pushkatimit ishte në Tiranë tek Rrapi i Trishit, por eshtrat nuk u gjendën kurrë, pasi aty ishin bërë shumë ndërtime. I mjeri Abdulla sot e kësaj dite është pa varr. Selmani martoi dy fëmijët e tij dhe u bë gjysh i gëzuar, ndërroi jetë para 15 vitesh nga një sëmundje e rëndë. Djali i tij Ervini u trashëgua me 3 vajza dhe një djalë, i cili do të trashëgojë mbiemrin e familjes Numani! Këto janë kujtimet e mia si fëmijë për familjen dhe kalvarin e vuajtjeve dhe peripecive që kaloi familja e nënës time.

14 komente në “Barbaritë e diktaturës: Historia e dhimbshme e familjes Numani në Berat, si u vranë nga komunistët burrat e kësaj shtëpie dhe si vazhdoi kalvari i vuajtjeve”

  1. qytetar says:

    Nuk qenka vetem KaloÇi!!!!!!

  2. Iii says:

    Media e shkruar dhe Tv-te! Lerini barbarite e diktatures dhe lajmet e vdekjes se njerezve se nga pandemija psikologjikisht ka me shume nevoje per bukurite e natyres se te gjitha trojeve shqiptare! Kronika e zeze ne asnje vend te botes nuk eshte kryelajm si ne Tv dhe median e shkruar! Gjate 24 oreve! Forcat politike te thone se cfare do bejne po e moren apo e mbajten pushtetin. Le te nxjerrin mesime nga termet pandemija si gjithe Globi! Sepse depresioni po shkateron ne shume se Corona!

    1. VFLP says:

      O trylyly, nuk ekziston asnje “barbari e diktatures”, por DREJTESI per kolaboracionistet dhe tradhetaret e interesave te atdheut.
      DREJTESIA nuk quhet “barbari e diktatures” por quhet DREJTESI! Funderrinat moren denimin e merituar.

      1. Lisi says:

        Per barbaret sllavo-komuniste nuk egziston barbari.

        1. VFLP says:

          Tradhtia juaj qe bashkepunuat me fashizmin, pastaj me UDB-ne dhe Asfalian eshte BARBARI! Moret ate qe merituat, moret DREJTESI!
          Vdekje kolaboracionisteve!

    2. VFLP says:

      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT

      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
      1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
      Dinet, Elezët.
      3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
      Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
      4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
      (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
      Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

      1. ben says:

        VFLP-si nuk ke turp more qelbanik qe ke goje e dore te shkruash ne mbrojtje te krimeve te komunizmit? Cfare rrace bastarde ka lindur nje perbindesh si ti, qe tallesh me fatin e njerezve qe u vrane e persekutuan vetem e vetem se nuk mendonin si padronet e tu te kuq? Edhe ferri nuk do te te pranoje nje kafshe te llojit tend kur te ngresh kemben. Jo te gjithe anetaret e Ballit ishin kolaboracioniste ashtu sic nuk ishin te gjithe komunistet kriminele. Vetem fashizmi dhe komunizmi vrane njerez sepse mendonin ndryshe nga ata.
        Sa per ty, ben mire qe te mbyllesh halen dhe te mos na cash trapin me komentet e tua perverse.

        1. VFLP says:

          Ik more halabak rrugesh, race inferiore grekomane, pinjoll kolaboracionisti!
          Tradhetia paguhet shtrenjte dhe ju moret ate qe merituat!
          Nuk te pelqen e verteta? Na plasi trapi …

  3. Shqiptari says:

    Ai sistem vrau ata qe vran kur ishin bashkepuntor te nazifashizmit , populli thot çfar ben ne det e gjen ne pjat , edhe puna ballisteve dhe tradhtarve te kti vendi qe kan marr me qaf djem e vajza te reja qe kishin dal malit e luftonin per lirin e atdheut , kta te ter ishin te listuar per bemat e tyre gjat luftes , xhelat ishin ballistet dhe bashkepuntoret e nazifashizmit qe luftuan kunder interesave komtare , jo komunistet qe çliruan SHQIPERIN , trego çfar ka ber numani pse nuk vran dhe njerez te tjer te pa perzier me luften , mjaft me kto histori te turpshme , po na daln te ter bashkepuntoret e nazifashizmit heronj , kush nuk e gerric bythen per ceshtje komtare nuk i bie njeri me qaf kot, histori private . Lavdi heronjve te luftes posht tradhtaret , numani kur i hyni detit ne kemb ta pyeste bythen , ky stan kte bulmet kishte gjat luftes , ksaj ju vra djali 18 vjeç por punoj per okupatoret , por nga 18t ishin dhe ata qe u vran per liri nga kta pisat ballist, dhe gjyshes time ju vra djali 19 vjeç duke luftuar kunder gjermanoballisteve kta numant e vran , por ne nuk bejm artikuj per ata qe na jan vrar per lirin e atdheut , vetem ballistet zogistet bashpuntoret e nazifashismit dhe agjenturave te huaja , vetm familjet e ktyre tregojn heroizmin antishqiptare gjoia kunder komunizmit , mendojn se erdhi koha qe tradhtin komtare dhe turpin ta zevendesojn me lavdi duke genjyer neper artikuj banal . Lavdi deshmorve te atdheut posht tradhtaret mashtrusit dhe antishqiptaret qe ne perjetsi do jen ne shtyllen e turpit.

  4. Shqipja says:

    Shume e ngaterruar kjo histori e kesaj familjeje beratase Me sa lexova kete artikull kjo familje mbante dy kunguj ne sqetull Sepse ne njeren kat te shtepise strehonte partizanet dhe ne tjetren ballistet Dhe perfundimi i kesaj familjeje perfundoi ashtu si shume familje ballistesh qe i dolen ne krah okupatoreve kundra nacional clirmtareve Per cfare demokracie behet fjale kur i ve pushken kundra kombit tend dhe duke luftuar ne nje llogore me nazistet Sa per personin ne fjale kryeballisti i njohur Abaz Ermenji po te ishte burre te qendronte ne vendin e tij meqenese i qante zemra per kombin qe i vuri zjarin shume shtepive beratase dhe i ka ne qiell te hapur duke vrare dhe plackitur familjet bujq Te cilen si edhe shume nena veshen roben e zeze dhe hapnin dyert e mortit Per cfare demokracie flitet ketu Tashme ajo eshte e shkruar me mijra deshmi qe balli kombetar i ka lyer duart me gjak dhe se nuk mund ta transformosh historine simbas interesave te cdo kujt Balli ka qene trdhetare dhe mbeten te tille Sepse historia nuk mund te harrohet por jane deshmite e vertete neper arshiva

    1. uhahahaaaaaa says:

      Uhahahahahaaaaaaaaaaaa ajo “mbajtja e partizaneve ne katin e pare” eshte justifikim i halabakeve kolaboracioniste per te treguar se “jena patriota dmth” ? ? ? ?

  5. Enkelejda says:

    Mirënjohje Ervehe për këtë shkrim historik të familjes patriote Numani. Dy pandemi ka patur Shqiperia nje gjatë rregjimit çnjerrëzor komunist dhe tani ne 2020. Mirënjohje dhe gazetares për punën e saj të perkushtuar!

  6. Moisi Golemi says:

    Në të s’ëmës të gjithë ballistët!!! Pasardhësit e Ballaban Pashës.

  7. Beratasi says:

    Jo gazeta Po Pse nuk i botoni komentet e Mia?

    Nga kush keni frike nga Margarita e Kristaq Tutulanit?

    jakup shalesi i permendur nga erveheja:

    Kriminel lufte.
    Bashkepunetor i okupatoreve Nazi fashiste.

    I mbrojtur nga cizmja nazi-fashiste vodhi e plackiti pronat e te tjereve dhe U pasurua ne menyre te paligjshme.

    Si keta sot.

    Lepi b… E qeveritareve dhe vu pronat.

    Po ky ISH pervec kesaj dhe kriminel dhe bashkepunetor i nazi-fashisteve me duart te lyera me gjak

    Berati e kucova e njihnin mire.

    Nese keta te afermit e ervehese qene Si jakupi, vajmedet kriminele paskan qene.

    Mos Kane spiunu Margarita Tutulanin me vellane e saj Kristaqin qe U spiunuan ke fashistet italianet dhe pasi U torturuan barbarisht, U pushkatuan (korrik 1943 ne Gose te Kavajes) moter e vella bashke. Ajo yll drite ne Moshe 19 vjecare dhe Kristaq 24 vjec, qe lane studimet jashte dhe U kthyen ne Shqiperi te luftonin kunder okupatorit.

    Si do na e shpjegoj erveheja Pse komunistet Si Margarita dhe Kristaq Tutulanit U torturuan dhe Ju morr jeta ne Moshe fare te Re 19 vjecare nga fashistet dhe agjentet e Simit italian dhe keta tipat kushurinj e saj gezuan e U pasuruan ne kohen e pushtimit?
    https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Margarita_Tutulani

    Mos Kane spiunuar Margariten dhe Kristaqin keta “nacionaliste demokrate”?

    Ja keto ane barbarira dhe spiunlleqe dhe krime dhe hajdutlleqe.

    Ervehe na thuaje Pse?
    Moj ervehe Po Pse e ze ne goje moj korbe Margariten dhe Kristaq Tutulanit?

    ATA i pushkatoi pushtuesi ne korrikut 1943 keta qe tregon ti qenkan pushkatuar Si komandant balli (ndoshta kriminel lufte Si jakup shalesi per te cilin kam degjuar shume, spiun hajdut kriminel) ne 1945.

    Si ze ne goje nenen e Margarites qe humbi dy femijet ne Moshen me te bukur ne te njejten dite, se ATA kishin Beate ca dite me pare…
    What? Kish i vrau pse i vrau?

    Pushkatuar nga pushtuesir fashist gati dy vjet me pare.

    Te paska humb busulla ervehe. Sdi as te genjesh.
    Me ke e PE me ate me xham apo pa xham?

    Aha ku dhemb dhembi vete gjuha.
    E kuptova keta i paskan spiunuar dhe ndoshta torturuar ne burgjet e xhandermarise Margariten me Kristaqin. I kishin nga Beratit dhe i njihnin mire dhe si duket ja U ndiqnin cdo levizje.

    Cfare krimesh Kane bere nen ombrellen e fashisteve dhe nazisteve keta numat?

    Keta benin me te zellshmin Si sherbetore te bindur te pushtuesit dhe kryenin punet me te qelbura dhe krime te ndyra me shume se vete pushtuesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje