Memorie.al publikon disa nga historitë e panjohura të masakrave ndaj popullsisë autoktonte myslymane çame në qytetet e Paramtihisë, Pargës, Filatit, Margëlliçit, etj., të kryera nga shovinistët grekë në fillimin e viteve ’40 të shekullit të kaluar. Dëshmia e rrallë e 85 vjeçarit Sali Bollati, me origjinë nga Paramithia dhe me banim në SHBA-ës, ish-pedagog në fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë dhe për shumë vite si Kryetar i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, lidhur me masakrat e forcave të gjeneralit Napolon Zerva ndaj familjes së tij, ku ai ka qenë një dëshmitar okular i dhunës shtazarake e çnjerzore që ata ushtruan ndaj popullsisë çame të pambrojtur, duke kryer aty një spastrim etnik, me shpërngulje masive nga trojet e tyre amtare.
Nga Dashnor Kaloçi
“Gjyshin tim, Muharem Bollatin 82 vjeçar, e zvarritën nëpër shkallë dhe e vranë në oborrin e shtëpisë, babain tim 52 vjeç, e torturuan dhe e vranë brenda në xhami, vëllain tim 13 vjeçar e vranë gjithashtu aty ku ishte fshehur, në një kaçube, ndërsa në burgun e Paramithisë ku na mbajtën për 6 muaj, bashkë me dhjetëra të tjerë, më vdiqën gjyshja 76 vjeçare, vëllai 5 dhe motra 2 vjeçare. Kushërirën tonë, Sanije Bollatin, e dogjën të gjallë, ndërsa plakut Osman Murati, mbasi i rropën për së gjalli lëkurën, i’a ngjitën përsëri me kripë. Këto janë një pjesë e torturave dhe masakrave që kryen në qytetin tim, e më pas, me të njëjtin duf shtazor, edhe në qytetin e Pargës, të Margëlliçit e në fund në Filat dhe në tërë fshatrat e Çamërisë”.
Kjo është dëshmia rrënqethëse e 67 vjeçarit Sali Bollati me origjinë nga Çamëria dhe me banim në SHBA-ës, i cili për disa vjet me rradhë kur ishte në Tiranë, ka kryesuar Shoqatën Patriotike Atdhetare “Çamëria”. Lidhur me krimet çnjerzore që u bënë nga shovinistët grekë në kurriz të popullsisë çame, na njeh intervista ekskluzive e zotit Bollati, për Memorie.al, i cili përveçse është dëshmitar okular dhe i ka provuar ato në kurrizin e familjes së tij, prej vitesh ai ka mbledhur dhe një sërë dëshmish nga autorë të ndryshëm që janë marrë me çështjen çame dhe i kanë publikuar ato në disa libra.
Zoti Bollati, në fillim të kësaj interviste, a mund të na thoni diçka shkurtimisht për veten tuaj?
Unë kam lindur në vitin 1936 në qytetin Paramithi të Çamërisë, prej nga është dhe origjina e familjes sonë. Që nga ajo kohë, si rezultat i masakrave të shovinistëve grekë ndaj popullsisë myslymane të shqiptarëve të Çamërisë, ne u shpërngulëm nga trojet tona në Greqi dhe erdhëm në Shqipëri. Unë jam diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, ku më pas punova dhe si pedagog. Nga viti 1998, unë jam vendosur me banim në SHBA-ës, ku dhe jetoj aktualisht.
Ç’mund të na thoni për Çamërinë dhe politikën që ka ndjekur shteti helen karshi popullsisë së saj myslymane?
Për gati 50 vjet me rradhë, mbi banorët autoktonë të Çamërisë është derdhur një vrerë i madh me shpifje nga më të ndyrat. Sa viktima, sa krime, sa masakra ka përjetuar popullsia e asaj treve! Dhe sikur të mos mjaftonte gjenocidi i skajshëm grek, sa shpifje të paskrupullta u thurën në adresë të atij populli që kaloi nëpër kalvarin e vuajtjeve të papërfytyrueshme gjatë një shekulli që qe tepër i trishtë për të. Një fat i kobshëm i bëri njerëzit e asaj krahine objekt i shfrimit çnjerëzor të një mase të madhe fanatikësh të droguar nga urrejta fetare. Tehu i goditjes kanë qenë çamët e besimit islam. Grekët nuk arrinin ta konceptonin dot se si dy komunitete, me besime të ndryshme, t’i takonin të njëjtit popull. Dhe në funksion të idesë së tyre fikse e të prapambetur, ushtruan një diskriminim të thellë në gjirin e popullsisë çame, duke u përpjekur, me të gjitha mënyrat, të ngjallin përçarjen ndërmjet tyre.
Si kanë jetuar çamët myslymanë me ata ortodoksë në trojet e tyre amtare në Greqi?
Në krahinën e Çamërisë, si në të gjitha krahinat e tjera shqiptare, ka ekzistuar një harmoni dhe mirëkuptim i plotë ndërmjet çamëve ortodoksë dhe atyre muslimanë. Të njohura kanë qenë vazhdimësitë farefisnore, me përkatësi në të dy besimet, të shumë familjeve si: Robaj-tët, Klefta-tët e të tjerë. Madje edhe nga familje të pasura si Pronjat-ët ka pasur martesa shqiptarësh të feve të ndryshme. Një dukuri që dëshmonte se: veç tokës ku kishin lindur, ata i bashkonte gjuha, këngët e valet, zakonet dhe traditat. Të paharruara kanë mbetur luftimet e bejlerëve të Çamërisë kundër Pashait të Janinës për të mbrojtur vëllezërit shqiptarë të Sulit. E kjo ndodhi sepse tek ata ishte e fortë ndjenja e përkatësisë së njëjtë etnike me suliotët trima e të papërkulur. Në kontrast me këtë qëndrim shqiptar, ai grek ishte krejt tjetër. Në pajtim me politikën shoviniste të “Megaliidhesë”, që nga pushtimi i Çamërisë më 1913, autoritetet greke i kanë konsideruar çamët-ortodoksë si grekë, ndërsa ata myslimanë si turko-shqiptarë. Persekutimet, shpronësimet, ndalimi dhe mos-hapja e asnjë shkolle në gjuhën shqipe kishin të vetmin qëllim, të mohonin shqiptarinë e Çamërisë.
Si do ta komentonit akuzën që bëhet rondom se “çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë” dhe cila është arsyeja e vërtetë e shpërnguljes së popullsisë çame nga trojet e tyre?
Një pohim që dëshmon për një logjikë të vajtueshme. Fatëkeqësisht këtë gjë e bëri përpara disa viteve edhe zoti Nikolla Gejxh, gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Arsyeja e vërtetë e masakrimit dhe e shpërnguljes me forcë të popullsisë myslimane të Çamërisë nga trojet e saj etnike mijëvjeçare, qëndron në politikën shoviniste greke të “Megaliidhesë”. Në synimet e vjetra greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, kishte një pengesë tejet shqetësuese për hartuesit e programit helenizues të Ballkanit: krahina shqiptare e Çamërisë. Ajo krahinë, me histori, toponime, tradita, kulturë dhe gjuhë shqipe, si për shqiptarët çamë-ortodoksë. Këtë po e ilustroj me dëshminë e studjuesit S. Muselimi, të shkruar në “Istoriko Peroato ana tis Thesprotia” – botuar në Janinë më 1974-ën, i cili në mes të tjerash shkruan: “Dhespoti i Thesprotisë më 1870 detyrohet të përkthejë pjesë të Dhjatës në gjuhën shqipe, sepse besimtarët që vinin në kishë nuk kuptonin asnjë fjalë greqisht”. Ashtu edhe për shqiptarët çamë myslimanë, e kthente në një absurditet të gjallë të gjithë idenë e zgjerimit të madh të Greqisë drejt Veriut. Duhej “pastruar” pa tjetër ajo krahinë nga shqiptarët autoktonë, për të bërë të mundur realizimin e programit të aneksimit të të ashtuquajturit “Vorio-Epir”. Një program që ka mbetur në axhendën e pothuajse të gjitha forcave politike greke edhe në ditët tona.
Diçka më konkretisht për trajtimin që i’u bë popullsisë shqiptare të Çamërisë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore?
Më 1940-ën, ende pa shpërthyer lufta Italo-Greke, mijëra meshkuj shqiptarë të Çamërisë, nga 13 deri në 70 vjeç, u internuan në ishujt e Egjeut dhe në Peloponez. Atje u keqtrajtuan dhe u masakruan nga autoritetet greke për të vetmin faj se ishin shqiptarë, duke lënë në mëshirën e fatit fëmijët, gratë e nënat e tyre, për t’u keqtrajtuar edhe më mizorisht. Shumë prej tyre gjetën vdekjen në kampet greke të përqëndrimit. Ndërsa djemtë çamë që thirreshin për të kryer shërbimin ushtarak, në radhët e ushtrisë greke, nuk pajiseshin me armë, por vetëm me kazma e lopata, për të punuar si skllevër. Kjo gjë është pohuar edhe nga studjuesja Miranda Vickers, në studimin e saj “Albanian Modern History”. Këta shtetas greke diskriminoheshin e persekutoheshin vetëm se ishin shqiptarë.
Sa vjeç jeni larguar nga Çamëria dhe a e mbani mënd atë kohë?
Isha vetëm 4 vjeç kur në qytetin tim të lindjesa, në Paramithi, mbas 31 vjet pushtimi grek, u ngrit Flamuri Shqiptar. Njerëzit, të ngazëllyer, këndonin Hymnin e Flamurit. Ne fëmijët kërcenim e lodronim, ndërsa më të mëdhenjtë qanin nga gëzimi se mbaruan edhe vuajtjet nën pushtimin grek, e më së fundi do ta ndjenim veten shqiptarë në vatrat tona, pa u thelluar shumë se në çfarë situate u ngrit flamuri ynë aq i dëshiruar. Pas një terrori të gjatë dhe persekutimi deri në kufijtë e durimit, ardhja e një regjimi më të butë, ndonëse edhe ai pushtues, por që pranonte etnicitetin shqiptar të krahinës, nuk kishte si të mos e çorientonte një pjesë të njerëzve të thjeshtë, që në fund të fundit nuk e kishin atë horizont që kemi ne sot, për të gjykuar se edhe ata që erdhën, ishin prapë pushtues. Por këtu duhet nënvizuar një fakt tjetër shumë domethënës. Pa kaluar shumë kohë, djemtë më të ndërgjegjshëm çamë, formuan një nga formacionet e para të luftës kundër pushtuesit fashist, Çetën “Çamëria.
Cili ka qenë kontributi i popullsisë çame kundër pushtuesëve gjermanë?
Horizonti i gjerë atdhetar, përkushtimi, zgjuarsia dhe sakrifica e të rinjve trima çamë, duhen vlerësuar edhe më shumë në krahasim me ato të një partizani grek, ndaj kombit të të cilit gjermanët qenë sjellë me një barbari të skajshme dhe që ishte e natyrshme të përfshihej pa mëdyshje në njësitet partizane. Ndërkohë që shqiptarët e Çamërisë, ndonëse kaluan nga një pushtim më egër në një pushtim më të butë, përsëri ata e përbuzën atë duke dalë maleve për liri e duke ngritur çetën e lartpërmendur. Ajo çetë luftarake, në shkur të vitit 1943, u rrit në Batalionin “Çamëria” që ka kryer luftime të ashpra kundër pushtuesit. Legjendare ka mbetur lufta 56 ditore kundër forcave gjermane në gusht-shtator 1943. Eshtë e vetmja luftë frontale anti-gjermane në tokat shqiptare. Në sajë të trimërisë së djemve dhe vajzave çame, gjermanët nuk mundën të shkelin Shqipërinë nga ana e Çamërisë, por u detyruan të kalojnë nga Tri Urat në Leskovik (Shih “Historia e LANÇ”, Tiranë 1986). Dhe këta djem e vajza çame vazhduan luftën kundër pushtuesit në radhët e Divizionit të VI-të të Ushtrisë Nacionalçirimtare shqiptare deri në dëbimin e tij. Njëkohësisht mbi 500 djem të tjerë çamë u rreshtuan në rradhët e ELAS-it, ku përbënin shumicën në Regjimentin XV-të, së bashku me maqedonasit e Greqisë, kundër pushtuesve nazistë. Kjo është e vërteta e të ashtuquajturit “bashkëpunim” me pushtuesit. Nëse nga radhët e popullsisë çame, të vuajtur nën regjimin grek që nga viti 1913, kanë dalë disa elementë të ekzaltuar nga propaganda fashiste për gjoja bashkimin e Shqipërisë, a mund të ketë ligj në botë, parimor apo moral, që për veprat e këtyre individëve të torturohet, përdhunohet, masakrohet dhe shpërngulet masivisht një popull i tërë?
Po vetë grekët, a patën bashkëpunuar me nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore?
Nuk janë çamët fajtorë për bashkëpunim me pushtuesit, fajtorë për këtë ishin vetë grekët që nxorën nga gjiri i tyre, Ralisin, Zervën dhe gjithë ata aleatë të shumtë me nazi-fashistët që u vunë nën urdhërin e tyre kundër popullit që i lindi. Le të kujtojmë, për shembull, bashkëpunimin masiv të forcave të djathta greke me nazistët, nën drejtimin e famëkeqit gjeneral Zerva. Pushtuesit gjermanë ngritën në Athinë qeverinë kuislinge të Ralisit. Anglezi M. Mazoëer, në “Inside Hitler’s Greece 1941-1944”, (London 1993) midis të tjerave shkruan për lidhjet dhe aleancat e turbullta të forcave të djathta greke të Zervës me pushtuesit nazistë. Aty ai shprehet: “Në Athinë anëtarët e EDES-it, të komanduar nga Zerva, hynë në shërbim të batalioneve të sigurimit të krijuara nga gjermanët për të mbajtur rendin në vend dhe për më tepër, për të pastruar Greqinë nga elementët komunistë. Në të njëjtën kohë udhëheqësit e EDES-it mbanin lidhje të ngushta me qeverinë kuislinge të Ralisit”. Po sipas dokumenteve britanike të përshkruar në librin e mësipërm, anglezët këmbëngulën që Zerva të ndërpriste lidhjet me qeverinë kuislinge të Athinës, por ai vazhdoi lojën e dyfishtë, duke u shtrirë se po angazhohej fuqimisht në luftë kundër pushtuesve nazistë, nga ana tjetër pakësonte veprimet luftarake ndaj forcave lokale gjermane, madje mbante një oficer ndërlidhës pranë shtabit gjerman në Janinë.
Në librin e Wodhouse të titulluar “The struggle for Greece”,(London 1976) në mes të tjerash shkruhet: ”Me fillimin e luftës civile, dokumentet gjermane nuk lënë asnjë dyshim se Zervas, ka bërë një armëpushtim me ta për disa muaj të cilin e ka gjykuar krejtësisht në mënyrë të gabuar, sikur nuk ishte në kundërshtim me detyrimet e tij kundër aleatëve”. Janë pikërisht këto personazhe të forcave të EDES-it të gjeneralit Zervas, të ndihmuara nga ato të kolaboracionistit, kolonel Derlitis, komandant i Batalionit të Sigurimit që filluan sulmet dhe masakrat kundër fshatrave dhe qyteteve të Çamërisë me synim spastrimin etnik të asaj popullsie. Ja seç shkruan studiuesja greko-gjermane, Georgia Kretsi: ”Më 27 qershor 1944, forcat e Divizionit 10 të EDES-it, të komanduara nga Kamaras, me miratim edhe të forcave gjermane që po tërhiqeshin, hynë në Paramithi. EDES proklamoi se të gjithë çamët myslimanë do të jenë të lirë e nuk do të keqtrajtohen dhe se pronat e tyre do të mbrohen. Krejtësisht në mënyrë të pabesë (mënyra tradicionale greke) filluan spastrimin brutal etnik. Vetëm në këtë qytet mbi 300 çamë myslimanë, njerëz të pafajshëm, kryesisht gra e fëmijë, gjetën vdekjen.
Cili ishte fati i familjes suaj kur ajo ishte në Greqi. Çfarë mabni mënd nga ajo kohë?
Unë e kam të fiksuar në kujtesën time që në fëmijëri, një dëshmi torturuese, të rëndë, sfilitëse, ngjethëse që pati ndodhur me familjen time. Në vitin 1940, gjyshin tim, Muharem Bollatin 82 vjeçar, e zvarritën nëpër shkallë dhe e vranë në oborrin e shtëpisë, babain tim 52 vjeç e torturuan dhe e vranë brenda në xhami, vëllain tim 13 vjeçar e vranë gjithashtu aty ku ishte fshehur, në një kaçube. Ndërsa në burgun e Paramithisë ku na mbajtën për 6 muaj bashkë me dhjetëra të tjerë, më vdiqën gjyshja 76 vjeçare, vëllai 5 vjeç dhe motra 2 vjeçare. Kushërirën tonë, Sanije Bollatin, e dogjën të gjallë, ndërsa plakut Osman Murati, mbasi i rropën së gjalli lëkurën, ia ngjitën përsëri me kripë. Këto janë vetëm një pjesë e torturave dhe masakrave që kryen në qytetin tim, e më pas, me të njëjtin duf shtazor, edhe në qytetin e Pargës, të Margëlliçit e në fund në Filat dhe në tërë fshatrat e Çamërisë. Jani Shara (I. Sarras), në librin e tij “Istoria tis Periohis Igoumenitsa”, botuar në Athinë më 1985, midis të tjerave shkruan “Familja e Muharem Bollatit, që u masakrua në mënyrë shtazarake, nuk ka pasur asnjë faj”. Ndërsa Napolon Zerva krenohet për mizoritë e tij, duke i shkruar një miku më 1956-ën: ”Bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin nga Atdheu ynë të çamëve myslimanë, të cilët qëndruan 500 vjet mbi qafë të helenizmit dhe ua bëmë të mundur malësorëve të zbresin në fusha” (S. Muselimi “Istoriko Peripati ana ti Thesprotia”, Janinë 1974).
Po pas Luftës së Dytë Botërore, cili ishte qëndrimi i zyrtar i Greqisë ndaj gjeneralit famëkeq, Napoplon Zerva?
Në qeveritë e Athinës të pasluftës, ka qenë ministër edhe Napolon Zerva. Më pas, në sajë të presioneve ndërkombëtare, sidomos të SHBA-së, pasi u zbuluan lidhjet e tij me nazistët, Zerva u detyrua të japë dorëheqjen nga qeveria greke. Megjithatë ai mbeti një “figurë e nderuar” nga autoritetet greke. Statuja e tij, me fytyrë e duar të drejtuar nga Shqipëria, qëndron në qendër të një prej qyteteve të Çamërisë martire.
PO SI NUK KANE TURP KETA NJEREZ KUR DUKEN ASHIQARE QE GENJEJNE…QE BANDAT E NAPOLON ZERVES KANE BERE KRIME KJO NUK HA DISKUTIM POR QE NJE FAMILJE TE PESOJE TE GJITHA LLOJET E TORTURAVE TE MUNDSHME NE GLOB KJO ESHTE NJE GENJESHTER E PASTER…QE RRJEDH NGA MLLEFI I LIGJSHEM I PROFESORIT…PROFESOR KUR BEHET NJE LUFTE E SIDOMOS NE BALLKAN GJITHMON DEL E NJEJTA FOTOGRAFI TE NJE LUFTETARI QE MBAN NJE KOKE TE PRERE TE KUNDERSHTARIT QE ESHTE SIPAS INTERESIT HERE SHQIPTAR…HERE SERBE,,,E HERE GREKE..PRANDAJ PROFESOR E VERTETA E NGARJEVE BEHET ME E NDJESHME DHE ME E BESUESHME..NDERSA I PREKUR NGA AI GJENOCID NUK TE LEJON TE FANTAZOSH SE MUND TE RIPET NJE NJERI I GJALLE E TI HEDHESH KRIPE QE TI NGJITESH LEKUREN ME DUKET SE TEKNIKISHT QUHET GENJESHTER…SE PASTAJ EDHE ATO KRIME QE KANE BERE NE TE VERTETE GREKET BEHEN TE PABESUESHME PER PUBLIKUN…
Pse shqetesohesh tani per nje gje qe nuk ka lidhje me ty?
Kur nuk ke argumenta me mire hesht, fakti qe shkruan me shkronja kapitale nuk e perforcon idene tende por tregon arrogance.
….me shkronja të mëdhaja, do të thoja unë!
Lomi, ti si thua?
Keto per sa thote Sali Bollati jane vetem 1 pjese e KRIMEVE Greke te deshmuara nga qindra te tjere. Ne Paramithi, pasi mbaruan pune me te gjallet shkonin ne varrezat e Cameve dhe nxirrnin te vdekurit, kockat e trupat zvarre neper rruge. Keto kane ndodhur.
Sali Bollati llogjike qe te ekzagjeroj dhe ti mashtroj ngjarjet, nuk eshte hera e pare qe ndodh me “fake news-et” qe hedhin ne c’do periudh te veshtire te mardhenieve Greko-Shqiptare.
###
Rendesi ka se c’fare thone raportet e huaja (Amerikane, Britanike, Italiane, Gjermane …) per ngjarjet. As gje te vertet nuk di te gjesh ne shtypin e huaj, e kunderta, fo te gjesh shume informacion per masakra te Cameve (ne bashkpunim me Italianet dhe Nazistet Gjerman) ndaj Grekve.
###
Kalvaret e refugjatve qe vinin nga Greqia intervistoheshin ne moment nga oficer Amerikan dhe Britanik, ne te gjitha qytetet qe arunin.
Por ne asnje rast nuk eshte pasqyruar ato qe thone sot me genjeshtrat e tyre perfaqesuesit (dinak) te Camve.
###
Edhe nje here kerkoni arkivat e huaja … as nje e vertet me ato qe perhapin perfaqesuesit dinak te Cameve.
Po e ke me video, me ze e figur gruan nga Paramithia deshmine e saj ne presence te komisjonereve te huaj. Patjeter qe Coban si ty, nuk do pranonin asnji llob evidence, qe kane qene gjithmone kollona e peste duke minuar dhe helmuar mardheniet ndermjet popujve te Ballkanit, duke qene vete ata shkaktaret dhe kriminelat direkt ne krime ndaj njerzimit dhe te verequajtuar neo grek.
U shofsh ti e fara jote o “qen No pasion”.
Jeta eshte fat . Ky Bollati lindi ne Cameri dhe perjetoi genocidin . Kurse Bollano lindi ne Shqiperi dhe u kryetar i omonias
Dhe per.me.teper qe moterqiri Bollano eshte 100% malok Shqiptar.
O Muharrem Bollati bej,
Si shpjegohet qe ne ne nje ekstrem te rumelise se asaj kohe, dmth ne Sulin legjendar ku grate hidheshin nga shkembi per te mos rene ne duart e mongoleve te islamizuar qe te mos degjeronin racen e paster Suliote me bastarde aziatike mongole, ju i puthet kemben padishahut (si sot Rexhepit) dhe nga Alexi u gdhite Muarrem…
Te lutem Bollati bej ma shkoqit pak kete mister, se po e bere do “pagezohem” ne xhami edhe une ….bej!
Ty himariot te te vije turp qe justifikon genocidin grek kunder shqiptareve came! Dhe meqe dashke te pagezohesh ne xhami, kujdes se do te te bejme synet ne kishe, te zesh mend.
Une jam Paramithjot, dhe sa per dijeni, Paramithia ishte kryeqendra e Sulit, ku si ortodoksit ashtu dhe muslimanet e Paramithise denoheshin dhe persekutoheshin ngaqe rezistonin ligjet e Ali pashe Tepelenen.Lexo, nese je Himarjot dhe mos u merr me manipulimet e shovinizmit grek qe investon ne percarjen dhe shkaterrimin e kohezionit shiqeror, socjal dhe ekonomik shqiptare dhe ne rajon.
Cameria meriton drejtesi.Me keta politikane te korruptuar hajdute dhe te kapur nga greku nuk presim gje pozitive.Duhet te ndergjegjesohemi dhe te veprojme me respekt per bashkatdhetaret tane dhe dashuri per vendin tone,e vetmja menyre per te arritur qellimin tone dhe te tregojme forcen dhe superioritetin tone perballe poshtersise dhe ligesise se armiqve shekullore.
Ju qift erdogani ropt mu ne pill grekurvat vorioepirote
Krimet greke te atyre atyre viteve ka qene ç’njerezore sado te duken te zmadhuara nga kujtimet e nje femije 4 vjeç. Por problemi eshte qe qeverite greke jo nuk kane kerkuar falje per to , por te hidhen ne fyt po ti ja permendesh.
Pa perfshire popullin grek do thoja qe qendrimi Greqise zyrtare ka qene gjithmone ne dem te interesave shqiptare.
Çameria martire, treva e paster etnike shqiptare. Çamët u persekutuan vetem se ishin shqiptarë musliman! Qeveritë tona duhet ta vendosin te drejtat historike ne vend!
Kaq mizor kanë qenë grekët. Si ka mundësi kur një është i vdekur si mund ta dhunosh .Një të vdekur vetëm kafsha e dhunon dhe këtë e ben nga uria, si ka mundësi grekët me kaq kultur të lashtë mund të shperfyturojne të vdekurit ?.Një gjë është e vërtetë që Shqiptarët nuk merren me kufomat këta janë grekë e serbe, as në mesjetë nuk masakroheshin kufomat.Si mund të thonë grekët që çamet ishin bashkëpuntor kur vetë Zerva ishte bashkëpunëtor me gjermanët i bie që çamet të ishin dhe me Zerven jo vetëm me gjermanët pra kjo është një gënjeshtër e madhe që çamet ishin bashkëpunëtor me gjermanet,të çon llogjika jo se e them unë .
Z. Sali Bollati eshte cami , qe e njef mire tragjedine Came . Di ta trajtoi ne kuadrin diplomatik dhe historik . Mendoj , qe shoqata Cameria te jete gjithperfshirese , ku te perfshihen Diasporat . Qendra te jete fillimisht ne Amerike , me tendence , per t’u cvendosur ne Greqi . Ska kuptim shoqata “Cameria ” me qender ne Tirane . Eshte krejt inproduktive , per misionin , qe ka . A di njeri te thote , C”ka bere kjo shoqate , per vitet , qe funksionon . Qeverrite greke , vijojne te perkedhelen nga Europa . Jane krime te luftes dyte , te pa ndeshkuara . Qeverria , qe ka guximin te pohoi se nuk ekziston kjo ceshtje . Pa turpesisht pretendojne se kane bashkepunuar me gjermanet . Kete e sqaron shume qarte Saliu , por dhe sikur te ishte keshtu , nuk denohet nje krahine e tere , denohen njerez te vecuar, jo nje popull . Qeverrite greke , nuk njofin te drejtat e minoriteteve dhe nuk u ben syri terr . Problemin e ka nderkombetarizuar , H. Clinton . Eshte koha , qe ceshtja came te behet axhende e KE. Kjo nuk arrihet , duke bere dekllarata patetike nga Tirana . Shoqata dhe Partia , bejne dekllarata , kunder qeverrise shqipare . Sa i sherben kjo ceshtjes came , nje zot e di .Vete camet lipset ta bejne aktive dhe gjithperfshirese Shoqaten . Ata ta diskutojne ne se duhet te jete Parti , apo shoqate ku te perfshihet diaspora . I. Foto, ne NY.
Ku janë grekqirat e tipit “Bythofagos, Ac/Dc, Klimax, Flm”, etj. Pse nuk ndihen grekqirat? Po ai tipi me lart, “No pasion”, që thotë se plaku po gënjen, pse nuk var një gur në qafë e të hidhet e të mbytet në një gropë me mut? Apo ky kërma tjetër, “Himarioti”, që i bie cylës te feja akoma. Pisa grekqira, ju duheni djegur me benzinë, jevgjit e Evropës…
Ngadale o Henksh! Vrasja s’arsyetohet kurresesi lere me masakra, por disa pyetje kam per ju dhe tjeret ketu, ”dhe ua bëmë të mundur malësorëve të zbresin në fusha” ,(te ket cituar Zerva), kush ishin malsoret dhe kush i detyroje t‘leshojne shtepite, kush u zaptoje atyre pasurite???
Perderisa ka male ke dhe malsor kudo ne Bote. Malet e Pindit ne Cameri ishin dhe jane zaptuar kryesisht nga Cobenjt. Ki parasysh se Cameria me te verte eshte pozicjonuar buze detit Jon, por eshte kryesisht e tera me reliev te thyer malor. Zerva duhej te shpikte arsye per kete Genocid, por a ka njeri ta justifikoj?
Eshte interesant fakti qe sot shume akademik grek turperohen nga krimet e bera nga Zerva dhe justifikimet teresisht te pa baza te tij.
Ky ishte bastardi suliot Zerva, qe Ali Pasha dhe shqiptatet e tjere nder kohe i kishin shkerdhy gjyshet per dekada.
Te pakten e paska dit qe Camet ishin baballaret e tyre per 500 vite.
Ky bastard suliot qe ne emer te nje helenizmi fallco, ky vet nuk ishte helene dhe ky shumica e popullates ne Greqi ishin perzierje shqiptaresh, vllehsh, sllavesh dhe anadollakesh, pra ne emer te ketij helenizmi fallco ky vrau gra, femije dhe pleq.
Gjermanet e dinin mire qe kjo perzierje e neveritshme qe quhet Greqi ishin gabel dhe rrac persier prandaj ju qiu robt.
1000 fshatra dogjen ne Greqi dhe italianet nuk lane kurva greke pa shkerdhy, aq sa u be problem ne komanden e larte gjermane.
Po cti besh qe Aleatet e shqiptareve nuk fituan asnje nga lufterat boterore, se Zerves do ja kishim fut hurin ne byth sic benin Shqiptaret me pare me gjyshet e tij.
Fare bastarde e Shqiptareve mbeteni, pavaresisht cdo gjeje.
Mutofagos ku je ? Hajde ma gervisht sadopak ate brimen e bythes
Asgje nuk eshte zmathuar gjysherit e mi tregonin se midis myslimaneve dhe orthodokseve kishte miqesi por debimi I cameve pikerisht atyre mysliman se Camet orthodokse nuk u preken ishte politike qe te mos kishte mysliman ne greqi sikurse e shihni ne keto vite ku imigrantet shqiptare detyrohen te nderrojne emrin dhe kjo nuk ndodh ne itali gjermani apo ketu ne America Grekerit punonin si argate ne tokat e cameve se camet ishin shume te pasur edhe kjo ishte nje arsye tjeter te zabtoheshin tokat sic u be Ne tokat e gjyshit tim dhe fabriken e vajit I zabtoi hismeqari dhe erdhi mbas 90 takoj familjen tone duke I thene jane te juajat ky Eshte nje fakt qe mbas 50 vitesh ai tha kur do vini se u memdua iku komuniizmi Nuk me vjen keq per pasurine se me djerse e kam vene ketu ne vendin e lirise ne Ameriken e Madhe por masakrat qe u jane bere cameve kosovarve dhe shume popujve te tjere te vegjel Mysliman apo krishtere eshte nje Zote qe cdokush e adhuron nemenyren e tij. Masakrat kane ndodhur se cdo nate tregoheshin nga gjyshet ku I kujtonin Me emra kush ishte vrare apo internuar Dhe nje fakt tjeter gjyshin tim me shume djem te tjere came I kishin mbyllur per ti vrare por fati I tyre ushtria gjermane ne kthim I liroi I hapi burgjet dhe kolonat me ushtare gjermane. e ndihmuan familjet came te vinin ne shqiperi Fati I camerise keshtu ishte shkruar ashtu sic po shkruhet fati I shqiperise qe vetem ikin. Eshte fat te jetosh ne nje shtet te fuqishem
…keta akoma nuk e kane kuptuar ku qendron gabimi.Mbas renies se perandorise osmane te gjitha vendet e ballkanit ( jo shqiperia ) bene nje pastrim total shpirteror duke larguar njollen islame nga kultura e tyre , ata u pastruan shqiptari ngeli pis dhe pasojat dramatike rane mbi kete toke. Gjoja “patriote” te asaj kohe ishin injorante dhe pa bureri , shqiperia sot do ishte nje vend i zhvilluar. Dhe une pyes se a ka ndonje popull tjeter i bardhe qe te jete myslyman ? mbajtem fene e evgjitit dhe lame shqiperine te coptohej.
Pamvarsisht kundrejt ciles fe, apo besim, api grup shoqeror dhe etnim ti drejtohesh ne kete menyre, ne kohen e krijimit te shteteve nacjonale dhe shkaterrimit total te perandorive multi etnike, te tilla krime jane te pajustifikueshme dhe te denueshme si genocide. Po kaq te denueshme ishte dhe propaganda dhe propaganduesit e tyre ne disa raste edhe u denuan…
Nuk duhet harruar se presjone dhe eleminime ne shtetin grek ne forma te ndryshme iu bene te gjithe te TJEREVE, duke perfshire edhe komunitetin hebre te Korfuzit, Selanikut dhe Janines.
450 vjete pushtim osman dhe do ta pergezonte per emrin sipas teje..Lavdi atyre popujve qe nuk mbajten fene e otomaneve, mallkuar ai popull qe u perlye me me fene e eresires.
ti paske probleme me vete veten o njeri
Shteti grek ka shkrire ne perberjen e popullsise te shtetit grek shume popuj, pamvarsisht besimit, megjithese ne shume raste nuk u kursyen edhe popullsite e besimit ortodoks
Per Masakrat Kunder Popullsise Shqipetare Came ne GREQI per Here te pare kame Degjuar nga Gjyshja ime(Rahmete paste)…
Fshati yne shtrihet ne Rrugen Nacjonale te Kohes….dhe Karvanet e Cameve qe vinin me kembe,u Ndihmuan nga Populli i thjeshte Shqipetare,(Ne Territorin e RSH-se)—si dhe nga Shteti i Kohes..por AJO qe me Beri Peshtypje eshte se Gjhyshja me tha(Na tha ne Femijeve)..se Camet i Vinin te Kercenin mbi Ferra mbi Gjemba( degjuar nga deshmitare te gjalle)…si dhe Mishrat e Dhembeve u ishin Nxire nga te pangrenet–
Ju dhame Buke dhe Uje, Djathe dhe Qumeshte….dhe ata Vazhduan Rrugen per ne Thellesi te Shqiperise…
@@Banditet e Zerves..Thernin dhe u Merrnin Floririn, dhe Pasurine Cameve..si dhe u Theren me mira Koke Bageti..qe te Ushqeheshin Trupat e keti Banditi…(Fatekeqesia me e madhe eshte se Regjimi i Hoxhes Enverit Nuk e Vrau kete Klyshe)..
@@Greket Futen ne shtepite e Camerve Shqipetare Vellech dhe Greke te Azise se Vogel..si dhe Paguan disa Shqipetare-Ortodokse nene Presjonin e Vrasjes te Deshmoni te Kunderten ne Ekipin qe Dergoj Europa per Hetimet e Zereves ne Cameri…
Shqipetaret jane gjendur gjithmone nene Kthetrat e TRADHETISE..shikojme sote??????????Ilir Meta “Presidenti”..i Rames Dekoruar nga Greqia…per c´fare Meritash?????????????Berisha..Klyshi i UDB-se???DERI SA TE QEVERISIN Spiunet e Serbit dhe Grekut..ASNJEHERE NUK DO TE KEMI Shqiperi me Dinjitet..por “Shqiperi me Radhe te Gjata ne Kakavi” Keqardhje per Camet e thjeshte qe u Masakruan nga Zervistet…dhe Krimet e tyre Mbeten te pa-ndeshkuara..lol
Vajten shqiptaret ne greqi dhe shume prej tyre ndruan emrin, nga hamit e bene spiro, xhevati u be jani, dervishi u be andon e keshtu me radhe, por ne te vertete grekut duhet ti themi faleminderit se po bene nje pastrim historik per shqiperine , po e pastron nga mbetjet otomane ate qe shqiptari se bene dote vete nga padituria , po te bene qytetar europian .te beri njesh me arvanitasit dhe shqiptaret e krishtere , ata qe nuk i peruli kurre armiku.
Cdo gje e lidhni me fene. Europa ka brenda saj popullsi hetorogjene dhe nuk ka fene ortodokse per fe zyrtare.
E kam njohur nga afër Sali Bullatin këtu në Amerikë, dhe me bindje të plotë them se ai është një nga patriot e rrallë Shqiptar në ditët tona që ne po perjetojmë karshi Lapanjozëve Meta-Nano-Berisha që me përulësitë e tyre ndaj Shtetit Grek, për të mos harruar edhe takimer e nënshrimet e fshehta ish-Ministrit të Jashtëm Lulëzim Bashës shitën interesat Kombëtare kohë mbas kohe.
Sali Bullati si Shqiptar patriot që në vitet e para të jetës këtu në New York udhëtonte pa pushim sa në Washington, edhe në Bruksel, EU përfshirë këtu edhe zyrtare të lartë në OKB në New York për mrojtjen e të drejtave të Shqiptarëve dhe popullsisë Çame.
Jeta e tijë sa tragjike nën gjenocidin Grek është edhe aq admiruese kur shikon dhe punën e parreshtur të tijë për expozimin e gjenocidit Grek, dhe mbrojtjen e të drejtave të Kombit Shqiptar popullsisë Çame.
Paç jetë të gjatë, dhe të shikosh vetë atë ditë kur Shteti Grek jo vetëm ta njohi gjenocidin ndaj Shqiptarëve Çamë por edhe tiu japi Shqiitarëve Çame të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre të plota në vatrën e tyre të lindjes.
as 100 qame nuk jane vrare gjithsej dhe aq me pak grek aty te 36 vet,hiperbolizem politik qe nuk i ha njeri ,Qamet luajten o shyt o fyt,humben lojen dhe u nisen me karvane drejt shqiperise ,po te kish fitu gjermani historia do ishte ndryshe ,kshu jane gjojnat mos tu vij inat ,lujtet dhe humbet ,greket u tregun te xgjut dhe e pastrun vendin e vet nga mbeturinat osmane dhe koha tregoj qe kishin te drejte perndryshe sot do kishin probleme sikurse serbi.
Ore kta te ashtuquajturit grek…. (se greke leshte ka pas) nuk kan arritur te kuptojne nje gje. Qe ne vendin e tij, nje popull autokton beson ne cilin zot te doje…. ashtu dikur shqiptaret kan qene pagan pastaj te gjith te krishtere, pastaj ortodoks e katolik e sunit e bektashij, sot lloj lloj ca jan ateiste ca jan ungjillore. Pra ne vendin tone, ne shtepite tona ne nuk bejme si Romaket. Kurse ju po jeni te ardhur ne Shqiperi beni mire te respektoni shqiptaret dhe zakonet e shqiptareve! Dhe nga Molla e Kuqe ne Preveze eshte Shqiperi, doni apo nuk doni ju. Pra nuk eshte me deshire kjo pune.
700 u vrane veten Paramithi, por te njenta krime ndidhen ne cdo qytez e fshat, duke i djegur me zjarr nga Zerva i armatosur deri ne dhembe, ndersa Camet mundoheshin te mbronin veten duke u terhequr drejt Shqiperise, me gra e femije, duke numuruar fisheket qe kishin.
Faleminderit z. Mero Baze-gazetar i mirenjohur Atdhetar Shqiptar dhe ekipit te TEMA-s; si nje nder gazetat e Tiranes te rralla qe po publikoni shkrime per Çamerine Shqiptare por te Paharruar! Faleminderit Shume!
Me deshire per te bashkepunar se edhe emrin e keni tamam TEMA per kete Çameri Martire Shqiptare; fillimisht po ju percjell nje nder shkrimet e mija: Shqiptaresia e Çamerise nuk mund te harrohet”
Faleminderit me Urimin per Shendet ne familje tuaja dhe Vazhdimesi Publikuese SHqiptare!
Me respekt
P.S me falni si eshte emaili i sakkte i TEMA-s
SHQIPTARËSIA E ÇAMËRISË NUK MUND TE
MOHOHET DHE AQË MË PAK TE FSHIHET!
Çamëria ose Thesprotia si pjesë e Epirit Ilirian është krahina më jugore e Trojeve Etnike Shqiptare; e banuar që nga Lashtësia nga fiset Ilire të Thesprotëve, Mollosëve e Kaonëve. Historianët si Straboni, Tukiditi shkruajnë se banorët atje flasin një gjuhë “barbare” (pra jo greke).
Vete emri Epir vjen nga fjala Çame: Ipje-Shqipe; Në një legjendë për Pirron ,Çamët këndojnë:
“Mbreti Pirro në Ledhëz lerë, në kaha Iperoja të kemi nder
Edhe Skënderbeu I Madhërishëm Mbret I Shqipërisë dhe Princ I Epirit më 1456 , ne letren qe I dërgon Kardinality të Fermos, nënvizon:
Ne quhemi Epirotë.
Si luftrat e Pirros në lashtësi ashtu edhe të kohës së Skënderbeut, u krijuan mundësi Shqiptarëve të Çamërisë të vendosen në Itali- Kalabri; dhe jo për çudi flasin ende sot gjuhën Shqipe. Sa dallim nga shovinistat grekë që nuk lejojne të flasin gjuhën e nënës Shqiptarëve të lashtësisë ne trojet e lindjes?!
Gjuha është shpirti I popullit, ajo mbron Identitetin e tij së bashku me emërtimet e vendbanimeve, zakonet, veshjet e kulturën vërteton Kombësin
Në të famshin British Museum në Londër ekspozohen në një stendë 19 buste- figura artistike me mbishkrimin;
In 1791-92 some Albanian peasants found near Paramythia in Epirus.
Gazeta New York Times, me 2 shkurt 1880 midis te tjerave shkruan: “
The extraordinary courage of the Albanian -Suliots women;
Gazeta San Francisco më 17 Prill 1897 publikon një foto me nënshkrim;
JANINA, THE KAPITAL OF ALBANIA
Çamëria mban emërtimet e vendbanimeve thjeshtë Shqiptare që nga lashtësia e vazhdim:
Ledhës-I Piros,Lopës-Islam Pronjos, Sul-Shul I Marko Bocarit, Shëndjella, Gardhiq, Kurtec, Grika, Shënmriza,Rapëza, Vreshtëza e gjithe te tjerat; dhe me Gluhën e Perëndisë sic e quan Naimi I Pavdekshëm-gjuhën e Nenes Shqipe; ose më mirë sic shkruhet në librin e parë të Shqipes Mesharin e Gjon Buzukut me 1555; po ashtu edhe ne Dhjatën e Re perkthyer ne Gluhen e Perendise nga Metropoliti I Paramëthisë më 1877!.
Me Vendosmërinë, trimërin e Guximin, Shqiptarët e Çamërisë, Laberise, Mireditës etj. të drejtuar nga Abedin Pasha Dino, Abdyl Be Frashëri i detyruan Fuqite e Mëdha të anullonin vendimet e Padrejta të Kongresit te Berlinit me 1878 dhe te mos ndahej Çameria nga trungu i nanës Shqiperi Etnike per ti kaluar Greqise.
Në librin e historiano studjuesit Spiro Muselimi “Historiko Peripato ana tis Thesprotia( Vështrim historik nëpër ThesprotI-Çamëri)”; botuar në Janinë me 1974 dhe ribotuar po atje më 1997; nënvizohet se
deri më 1912 të gjithe Çamët-të krishterë e musulmanë flisnin vetëm shqip.
Njihet se shumica e komandantëve të kryengritjes të 1821; si Islam Pronjo, Lul Çapari, Marko Boçari e Bubulina ishin Shqiptarë dhe komandonin kryengritesat shqip dhe të falenderuar si vëllezër nga Ipsilanti-Kryetar I kryengritjes kunder turqëve. Por më 1840 Koleti me mbështetjen e rusëve hartoi ‘megaliden greke” me të cilën çdo ortodoks do quhet grek. Për më tepër, mbas pushtimit te Çamërisë nga greket, me 1913 metropoliti I ri I ne Çamërinë e pushtuar Neofiti, bëri thirje zyrtare :”të gjitha vajzat e krishtera do të venë në shkollat greke sepse nesër kur të bëhen nëna tu mësojnë fëmijve greqisht dhe jo tu flasin shqip:?!”
Mbas pushtimit autoritetet greke filluan deshqiptarizimin e Çamërisë, filluar me pushkatimin e Paris së Çamërisë, shpronësimet, ndalimin e mësimit të gjuhës shqipe, ndryshimin e emërtimeve, vrasjet dhe debimin e me dhunë nga Trojet Etnike Shqiptare
Këtu duhet shënuar se autoritetet Shqiptare gjatë mbretërimit të Mbretit Zog; Konispolin e mbajtën me emrin e saktë si n/prefekturë të Çamërisë dhe hapën konvikte dhe shkolla për të mbajtur dhe edukuar fëmijët Çamë me Gluhën e Perëndisë. Po ashtu ambasadori I Shqiperise ne Athine , I Nderuar Frashërli z. Mehdi Frasheri nëpërmjet Lidhjes se Kombeve, e detyruan Greqinë ta njohi Çamërin të banuar me Shqiptarë Autokton
Por mbas luftës politikanët e Tiranës meren me internacionalizmin: mbas komunistave grekë u miqësuan me sllavët serbë, pastaj me sllavët rus dhe së fundi me kinezët; duke i hequr nga programi enverist gjuhen e shqiptarëve vëllezër të Kosovës, Çamërisë e tj; bile edhe atehere kur rifilloi “miqësia” me Greqinë më 1971 , z.Lik Seiti-ambasador I Shqipërisë në Athine me vizitën e tij të vetme që mundi të realizoi takoi shumë të krishterë Çamë si edhe me kryetarin e Bashkisë së Gumenicës biseduan shqip; por jo për çudi asgje nuk u publikua për tu marr vesh se në Çamëri flitej mbare gjuha shqipe. U desh të vinte “demokracia” kur studjuesi historian i njohur z.Beqir Meta e shkruajti këtë te vërtete ne librin Tensioni Greko shqiptar me 2001. Gjate kesaj demokracie vetëm Atdhetari I lindur Dr. Alfred Sereqi në Asamblen e OKB tetor të 1994 si minister i jashtem kërkoi që Greqia të njihte masakrat, vrasjet dhe dëbimin me dhunë te mbi 30.000 Shqiptarëve Çamë, kthimin në vatrat e tyre etnike mijera vjecare së bashku me të drejtat e mohuara e lejimin e gjuhes Shqipe.
Gjatë kësaj “demokracie” në kundershtim të plotë me kanunoren e KOASH prunë në Shqipëri antishqiptarin më të madh -Janullatosin; mbasi I puthën dorën bile e “shqiptarizuan”( në foton e “shqiptarizimit” xhuxhi meta e uron me gotën e rakis së Skraparit); pavaresisht se nuk dinte asnje fjale shqip (duke “harruar” se më 1877 ish Metropoliti I Çamërise, Jakopi kishte përkthyer në shqip-Dhjaten e Re sepse te krishterët e Çamërisë Shqiptare, nuk e kuptonin meshën e të djeles në greqisht!!).
Ky Janullua “fetari”(faktikisht I asfalise greke); nuk lejon te hapi ndonje kishe ne gjuhen shqipe në Athinë për dhjetramijëra emigrantë shqiptare atje; aq më pak as nuk pranon tu bashkangjitet drejtuesave të tjerë fetar në ndjesën për Shqiptarët Çamë të masakruar nga shovinistat grekë?!
Janullua dërguar dhe porositur nga asfalia greke, ndërhyn për të përjashtuar nga parlamenti shqiptar ata pak deputetë se perfaqësonin Çamërin Shqiptare
Me porosin e asfalisë dhe Miçotaqit babe e bir, po e mbush perdite Shqiperine me shkolla greke me flamuret e te ashtuquajtur VE bashke me varet e pushtuesave me ligjin e luftes te 1940 qe jo pa qellim “Greqia mike” e mban ende në fuqi se vazhdon misionin e greqezimit fshehurazi( qeverine e Tiranes e ka zene gjumi?!); ne fshatra te Shqiperise jugore.
Dua të theksoj me krenari se të rinje Atdhetare Shqiptare si Hulumtuesi I kudo ndodhur I Shqiptarise, gazetari Marin Mema, zbulon me “Gjurmët Shqiptare”ne Tiranë, dhe sëbashku me Atdhetarin zhvillues te “Albanian Roots” Marko Kepi ne New York; mbeshtetur nga bashkeatdhetarët dhe me lejen e Bashkisë Njuorkeze,(jo me ndihme te Konsullates): me Flamuret Kuq e Zi mbajtur me krenari në duar të dhjetra mijera Shqiptareve nga gjithe krahinat Etnike duke kenduar e veshur me kostume kombtare i paraqesin botes mbare se:
CHAMERIA IS ALBANIAN ; jo revansh KERKOJME DREJTESI.
Po kështu bijtë Çamë, lindur ne Shqiperi- Enkeleda me xhaxhain Hysni Alushin, si bilbila me zerat e tyre shume te embel I kendojne botes mbare mallin e bukurite e Camerise mbushur me dashuri e dhimbje, pa harruar:
ÇAMËRI NA MORRI MALLI ÇAMËRI!
Sali Bollati- Mbijetuar genocidit grek NY, maj 2020
Gënjeshtrat greke vazhdojnë për të mbuluar genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë
Sali Bollati – 28 nentor
Nga Sali Bollati
Si një ndër mbijetuesit e masakrave të shovinistave grekë; megjithëse sot mbi 80 vjeçar; nuk mund të harroj tmerret e masakrave, mbajtjes në burg ose më saktë ne Kampin e Përqëndrimit dhe shpërnguljen me dhunë nga 27 Qershori deri më Dhjetor 1944.
Ishim ne Shqiptarët Autoktone që jetonim prej mijëra vjetësh në shtëpijat dhe tokat tona.
Ishim ne SHQIPTARET e ÇAMËRISË që simbas Naimit të Madh flisnim
“Me këto milera fjalë e me Gluhë Perëndie GLUHËN e EMBËL TË PERËNDISË-SHQIPEN!!
Ndërsa Theofan Noli shkruan:
NË do BESË e BUJARI, ÇAP NË ÇAMËRI!!
Pra sapo kisha mbushur 7 vjeç, Zervistat, bashkëpuntorë te Nazi stave gjermane, duke filluar me 27 Qershor e deri ne Dhjetor 1944 filluan Genocidin mbi Shqiptarët Etnike,duke masakruar e vrare mbi 600 njeres te pafajshem ne Paramithi ose mbi 2700 ne gjithe Çamerine dhe shperngulur me dhume mbi 30.000 per ne Shqiperi.
Midis tyre më masakruan e më vranë Gjyshin Muharem 82 vjeçar,mbasi e kishin tërhequr zvarrë në shkallët e gurta,në fund të oborrit të shtëpise. Babain Ibrahim 52 vjeçar e rrëmbyen zbathur dhe e masakruan dhe e vranë tek shkolla, Nanen Betulla 36 vjeçare mbasi e rrëmbyen nga krahët tona, e masakruan dhe e vranë mbrenda Xhamisë se Bollatatëve, Vëllain, Ferhatin 13 vjeçar e pushkatuan rrugës ku po shkone tek Halla Shazije.Ndërsa në burgun ose më qartë në Kampin e Përqëndrimit,po në Paramithi, vdiqën nga sëmundjet dhe uria Gjyshja Ruhije 72 vjeçare dhe motra e vogel Makbule 2 vjeçe. ndërsa vëllai 5 vjeç Faruku vdiq, duke hecur në Dhjetorin e ftohtë nga uria kur sapo arritëm në Dukat të Vlores.
Poeti atdhetar Gjergj Komnino , ja si përshkruan më 1945, Genocidin ose më mirë Holokaustin që kryen shovinistat grekë ndaj Shqiptarëve në Paramithi e në gjithë Çamërinë, te publikuar në “Zëri I Çamërisë “ 22 gusht 1945.Shkruar për masakrat çnjerëzore të kryera nga bandat greke të gjeneralit famëkeq Zerva mbi popullësinë e pa fajshme të Paramithisë më 27,28 e 29 Qershor 1944.
PARAMITHI, PARAMITHI!
Paramithi, Paramithi
O pellg me gjak,
O vënd fatzi,
Aty ku hyn fashisti grek,
Ku hapen varre me hendek,
Ku çdo hendek është një varr,
Për çdo Çam për çdo Shqiptar,
Ku një zervist, nazist-gjerman,
Një katil, një shpirt katran
Po bën batërdi,
Jo s’është grek
As palikar
Për trimëri,
Po një kusar
Një mercenar
Një faqezi.
Është turp I tokës ku u le,
Një I pabesë, një I pafe,
O dorë mizore me çfarë mënxyre
Lakmitë gjaksore t’u ngosën?
Ku janë kufomat të bëra vandak
Të shtrira përdhe pa faj pa gjak,
Ku vallë u groposën?
Paramithi, qivur I mjerë
Ku janë gjashtëqind të nderë me pabesi?
Me gjuhë të kafshuar kërkon të të flasim?
Me fyt të këputur kërkon të bërtasim?
Pa këmbë, pa duar kërkon të lëvizim?
Oh! Ç’farë të padisim?
Dy zgavrat-kokalla ti njomim me lotë?
Kurrë!!
Se ç’vepër të ndotë, se ç’farë torture
Askush s’mund ta thotë.
Shiko kufomat,si qiellin munxosin,
Shiko zervistat, si po na çfarosin
Në befasi!!
Ah! Hesht hipokrit, ç’bën sikur s’sheh
Kur klithma e jonë u ngjit gjer në re
O mershë e fëlliqur në botën e re,
Këlysh I zervës sulet mbi ne,
Si qen I tërbuar dhe s’ka kush e ndal,
Dhe s’ka kush e vret,
U ngjall prapë fantazëm e skelet!
O Çam Martir
O grek I lirë,
Ngrehu dhe zhduki këta vampirë me furri!
Lufto për jetë, lufto për Atdhe,
Ballkan I Ri të jetë për ne,
Një çerdhe e dashur për Paqe edhe Liri!
Paramithi, Paramithi edhe tani
Po shoh kukudhin si po ha
Eshtra dhe gjak nga im vëlla!!
Nga Gjergj Komnino, e publikuar në “Zëri I Çamërisë “ 22 gusht 1945..
Në gjithë Çamërinë mbas masakrave të tmershme u vranë dhe pushkatuan mbi 2900 njerëz të pafajshëm,kryesisht fëmijë e pleqë, ndërsa rrugës së dimrit për në Shqiperine Nënë vdiqën edhe mbi 2000 të tjerë, këta varrosur në Plloçë.
Pra nga rreth 30.000 njerëz, mbi 5.000 humbën jetën ose mbi 12% e popullësisë Çame
Kohët e fundit në atë vënd që partizanët na mirëpritën dhe na hypën në makinë, është ngritur një permendore si falenderim për mikëpritjen e Çamëve nga bashkeatdhetaret tane ne Dukat te Vlores).
Në Dokumentat e Departamentit të Shtetit të SHBA-së me nr.84/3 të Misionit Amerikan në Tiranë 1945-1946, shkruhet:
“Simbas informacioneve që kam mundur të mbledh në lidhje me Çështjen Çame, më 1944 dhe deri në muajt e parë të vitit 1945; autoritetet në Greqinë veriperëndimore kryen masakra të tmershme dhe dëbuan me dhunë 25.000 çamë, banorë të Çamërisë nga shtëpijat e tyre, ku ata kishin jetuar në shekuj dhe I hodhën ata matanë kufirit, mbas u kishin rrëmbyer tokat dhe pasuritë e tyre. Shumica e 2900 të vrarëve ishin fëmijë sepse ata dhe pleqtë përbënin shumicën e refugjatevë”
Por, qëllimet e vërteta të shovinizmit grek për pastrimin e Çamërisë nga Shqiptarët autoktone, shprehen qartë në një letër që udhëheqësi I masakrave gjenerali famëkeq grek N.Zerva I shkruan më 1956, një miku dhe ish bashkepuntori të tijë në masakrat:
“I dashur Koco Dani, Bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin e atdheut nga çamët musulmanë, të cilët qëndruan 500 vjetë mbi qafë të helenizmoit, duke ja bërë të mundur malësorëve të zbresin në fushat pjellore e ti gëzojnë ato. Për këtë ta ndjejmë vehten krenarë
“Vdes i qetë se bëra ate që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë !”.
(S.Muselimi-Istoriko peripato ana tis Thesprotias”).
Kështu u vu në zbatim spastrimi etnik I Çamërisë Shqiptare me qëllim për të ngjallur pretendimet shoviniste mesjetare për të ashtuquajtur fantazëm vorioepir. Që sot shovinistat grekë me në krye Janullatosin, nën heshtjen e qeverive dhe politikanëve pa dinjitet të Tiranës, po përdorin të gjitha metodat bizantine për greqizimin e pjesës veriore te Shqipërisë së Jugut.
Çamëria është Shqipëri, atje edhe sot jetojnë një pjesë e popullatës Çame e besimit të krishterë që flasin shqip, por fatëkeqësisht nuk e ndjejnë dorën e Nënës që i ka braktisur por ata aqë shumë e kërkojnë.
Dhe “çudia” vazhdon kur edhe ministri i jashtem grek Kocias deklaron në mes të Tiranes me paturpësi dhe injorancë se “Çështja Çame nuk ekziston”???
Për grekët “ekzistojnë” pretendimet sipas të cilave ushtarëve grekë t’u ngrihen vareza në tokat Shqiptare; në një kohë kur ne Çamërinë Shqiptare atje, jo vetëm që nuk lejojnë të hyjnë Shqiptarët Çamë të lindur në Çamëri; por njëkohësisht kanë zhdukur çdo gjurmë Shqiptare atje.
Pra ka ardhur koha e domosdoshme Për Mbrojtjen e të Drejave të Njeriut. MBROJTJA E DINJITETIT KOMBËTAR që për disa “politikanë të zgjuar” quhet Nacionalizëm, DUHET TË JETË NË QËNDËR TË BISEDIMEVE me grekët për çdo problem që ata përpiqen ta ngatërojnë. Komisioni që duhet ngritur sa më parë, duhet të përfshijë SPECIALISTA ME NJOHIE KONKRETE TE PROBLEMIT KOMBËTAR, SIMBAS LIGJEVE NDËRKOMBËTARE TË MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT!!
Sali Bollati-Shqiptar Paramithiot. New York, Dhjetor 2017