NGJASHMËRIA/ “Vish maskë, ruaj distancën…”, cila ishte lista e masave gjatë Gripit Spanjoll në 1918-ën

13 Gusht 2020, 12:14Dossier TEMA

E gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19, e paimagjinueshme deri dje, por vetëm nëse harrohej, apo s’dihej fare nga publiku, se të tilla kanë ekzistuar përgjatë historisë, e madje me përmasa shumë më tragjike nga pikëpamja e humbjeve njerëzore. Ndryshe nga të kaluarat, kjo e aktualja është më së shumti një krizë ekonomike, pasi ndodh në një botë të globalizuar.

E fundit pandemi, sicc dihet tashmë, është ajo e Gripit Spanjol, që, për nga humbjet njerëzore, kjo koronarja që po kalon bota aktualisht, duket lule. Tashmë historia po përsëritet, e një dokument i vitit 1918, pra koha kur Gripi Spanjoll veproi e griu miliona jetë, ofron po atë set këshillash që tashmë është bërë një refren publik.

Një artikull nga një gazetë e vjetër raportohet se tregon një listë të masave dhe rekomandimeve për qytetarët në luftën kundër Gripit Spanjoll.

E pothuajse çdo masë ngjan me të sotmet kundër COVID-it

“Vish një maskë”, thuhet në rekomandimin e parë nga viti 1918.

“Lani duart para çdo vakt, ndiqni rregulloret, shmangni turmat, shmangni njerëzit që kolliten, telefononi mjekun nëse vëreni simptomat e para…”

Të gjitha masat pra janë që ne dëgjojmë sot nga ekspertë të ndryshëm të epidemiologjisë, por është e rëndësishme të theksohet rëndësia e veshjes së maskës.

“Mos i injoroni këshillat e ekspertëve vetëm sepse nuk i kuptoni ato. Mos i lini pas dore të drejtat e komunitetit – ndiqni rregullat e nxjerra nga autoritetet. Mos mendoni se keni të drejtën e privilegjeve të veçanta”, thuhet gjithashtu në këtë listë.

Rreth 50 milion njerëz vdiqën nga Gripi Spanjoll, por disa besojnë se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë, deri në 100 milion.

Pra, lista e rekomandimeve në luftën kundër pandemisë nuk ka ndryshuar për 100 vjet. A është e vështirë t’i respektosh ato?

2 komente në “NGJASHMËRIA/ “Vish maskë, ruaj distancën…”, cila ishte lista e masave gjatë Gripit Spanjoll në 1918-ën”

  1. Ervin Qerimi says:

    Mediokriteti modern ngjason shume me paditurine e nje shekulli me pare .

  2. Ska says:

    100 vjet kane kaluar dhe bota s’ka bere asnje perparim ne lufte me viruset. Maska eshte dhe mbetet i Vetmi mjet mbrojtes. Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje