Djali i Beqir Ballukut rrëfen “sekretet”: Pse Enveri nuk e arrestoi babanë tim në Plenium si të tjerët, por në Selenicë! Ekzekutimin e tij, Petrit Dumes dhe Hito Çakos e morëm vesh kur ishim në Memaliaj

13 Gusht 2020, 08:58Dossier TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Beqir Ballukut, ish-Ministrit të Mbrojtjes Popullore, deputetit të Kuvendit Popullor, anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe zv/kryeministrit të parë të qeverisë së drejtuar prej Mehmet Shehut, i cili u pushkatua në një tunel të fshehtë në periferi të Tiranës pranë fshatit Linzë më 5 nëntor të vitit 1975, pasi ishte dënuar me vdekje nga ana Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, i akuzuar si “kreu i grupit puçist në ushtri”. Dëshmia e rrallë e Çlirim Ballukut, djalit të madh të familjes Balluku, që nga origjina e familjes, periudha e Monarkisë së Zogut, aktiviteti i tij gjatë Luftës Antifashiste, shkollimi, funksionet dhe detyrat pas vitit 1945, raportet e relatat me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Gogo Nushin, etj., nga udhëheqja e lartë e PPSH-së, si dhe përse filluan kritikat e goditja ndaj tij në vitin 1974, kush ishin ata që e sulmuan më shumë në mbledhjet e para, çfarë u tha ai fëmijve të tij kur u kthye në shtëpi pasi ishte sulmuar si “armik i popullit”, internimi i tij dhe familjes,  ekzekutimi bashkë me dy vartësit e tij, Petrit Dumen dhe Hito Çakon në një nga tunelet e fshehta të Linzës në periferi të Tiranës, si e mësoi familja atë gjë kur ishte në internim, e deri tek peripecitë e shumta pas viteve ’90-të për të gjetur eshtrat e tij në fshatin Vranisht të Vlorës, ku ishin groposur me urdhër dhe nën kujdesjen e Kadri Hazbiut.

Nga Dashnor Kaloçi

(Vijon nga dje)

Zoti Çlirim, atëhere kur ju ishit bashkë në shtepi, a u bisedua përse nuk u bë arrestimi i Beqirit ne Plenum?

Natyrisht që po. Arrestimi nuk u krye për arsye të personalitetit të tij dhe simpatisë që gëzonte babai në popull. Në këtë rast Enveri mendoi që veprimet t’i bënte hap pas hapi dhe i dha rëndësi elementit kohë. Për të gjitha këto dhe se çfarë fati e priste pas tre muajsh, babai e dinte mirë.

 Pas Roskovecit ku e dërguan babanë tuaj me familjen?

Pas afro një muaj e gjysëm qëndrimi në Roskovec, babanë me nënën, Lulen e Agimin i hoqën që aty dhe i internuan përsëri në Selenicë të Vlorës, duke i vendosur me banim në katin e parë të një pallati të vjetër.

Sa kohë qëndroi Beqiri aty dhe kur u bë arrestimi i tij?

Aty në atë banesë të atij pallati të vjetër të Selenicës, babai qëndroi i izoluar pa dalë fare jashtë për asnjë minutë, deri në datën 17 dhjetor të vitit 1974, kur ndodhi arrestimi i tij.

Kush ndodhej në shtëpi atë ditë që u arrestua babai, a e priste ai që të arrestohej dhe nga cilat forca u realizua arrestimi i tij?

Atë ditë të 17 të dhjetorit të vitit 1974 që ndodhi arrestimi i babait në Selenicë të Vlorës, në shtëpi ishte vetëm nëna, Taibeja. Po atë ditë që ndodhi arrestimi i tij, në Tiranë zhvillohej Plenumi i VI-të i Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe menjeherë pas mbarimit të asaj mbledhje, u arrestuan pa dalë nga salla, Petrit Dumja, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hito Çako, Drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë dhe Rrahman Parllaku, një nga oficerët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Me sa di unë, arrrestimi i tyre u bë pasi në atë Plenum ata u akuzuan si “bashkëpunëtorët më të ngushtë të Beqir Ballukut”. Për arrestimin e babait aty në Selinicë, ishin mobilizuar forca speciale të Sigurimit të Shtetit nga Tirana dhe nga Dega e Punëve të Brendëshme të Vlorës. Siç më ka treguar nëna, ata ishin një grup shumë i madh dhe pas arrestimit të babait, ata nisën një kontroll shumë të imët duke bastisur të gjithë shtëpinë, Gjatë atij kontrolli ata sekuestruan dhe morën me vete të gjitha dokumentat e fotografitë e shumta që gjetën aty. Pas largimit të tyre, për disa orë nëna jonë mbeti krejt e vetme në shtëpi.

Pas arrestimit të babait, çfarë ndodhi me ju pjestarët e tjerë të familjes që ishit në Tiranë?

Po atë ditë që u arrestua babai, forca të tjera speciale të Sigurimit të Shtetit, shkuan tek shtëpia e tezes sonë, Zybejde Kafazi që banonte në Tiranë dhe e morën atë së bashku me Agronin e Lulen dhe po atë ditë i sollën të internuar në Selenicë të Vlorës.

Po pas goditjes dhe internimit që i’u bë babait tuaj, Beqir Ballukut, çfarë masash u morën ndaj jush dhe vëllezërve e motrave të tjerë. E kam fjalën, a ju lëvizën menjëherë nga vëndet e punës ku ishit deri në atë kohë dhe a ju ndaluan të vazhdonit shkollat?

Pas goditjes së babait, menjëherë filluan që të merreshin masa edhe ndaj nesh, fëmijëve të tij. Kështu mua më hoqën nga Radio-Televizioni Shqiptar ku kisha punar si inxhinjer elektronik që nga viti 1970, vëllanë e dytë, Ladin, e hoqën nga Instituti i Studimeve Ushtarake ku punonte si inxhinjer dhe gjithashtu edhe nga skuadra e futbollit “Partizani”. Dritën dhe Zanën gjithashtu i hoqën nga Arsimi ku punonin si mësuese dhe përveç këtyre masave që u morën ndaj nesh që ishim në marrëdhënie pune, sulmet nuk munguan edhe ndaj Lules dhe Agimit që vazhdonin Universitetin e Tiranës, te cilet u përjashtuan me motivacionin “bijët e armikut të popullit”.

A e lajmëruan familjen tuaj për të asistuar në gjyqin e babait që u zhvillua në Tiranë?

Që nga dita e arrestimit më shtatë dhjetor të vitit 1974, familja jonë nuk dinte asgjë rreth fatit të babait tonë. Kështu që as për zhvillimin e atij gjyqi ne nuk kishim asnjë lloj dijenie, sepse të gjithëve ne të familjes që ishim në internim, nuk na lanë që të vinim asnjëherë në Tiranë.

Kur u ekzekutua Beqir Balluku dhe kur e mësuat ju atë gjë?

Edhe për ekzekutimin e babait, ne nuk kishim asnjë lloj dijenie dhe atë gjë unë e kam mësuar gjatë kohës që isha i internuar në Memaliaj së bashku me vëllanë e dytë, Ladin.

Kush ua komunikoi atë gjë?

Aty nga fundi i vitit 1975 apo fillimi i vitit 1976, kur unë së bashku me Ladin ndodheshim ende të internuar në Memaliaj, na lajmëruan për të shkuar në një mbledhje ku do të merrte pjesë i gjithë populli. Aty në atë mbledhje që me sa mbaj mënd drejtohej nga Fronti Demokratik, u komunikua ekzekutimi i Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, të cilëve “Partia u kishte dhënë dënimin e merituar, duke i pushkatuar si armiq të popullit”.

Pas asaj çfarë ndodhi me familjen tuaj dhe ku e vuajtët internimin?

Në janar të vitit 1977, mua me Ladin na hoqën nga Tepelena dhe na dërguan në Selenicë të Vlorës, duke na bashkuar me pjesën tjetër të familjes, nënën, Lulen, Agimin dhe Agronin. Ndërsa motra, Drita me Gjergjin ndodheshin të internuar në qytetin e Rrëshenit.

Ku u sistemuan me punë në Selenicë dhe si ju trajtuan gjatë gjithë periudhës që qëndruat atje?

Nënën e kemi mbajtur në shtëpi, unë me Ladin, Gimin dhe Gonin kemi punuar në minierë, ndërsa motra, Lulja në bujqësi. Trajtimi që na u bë aty, kuptohet dhe nuk ka nevojë për përgjigjie.

Por ndërsa shteti mendonte si të na shtypte më shumë, aty kishte dhe shumë njerëz të mirë që mundoheshin të na ndihmonin. Hakmarrja e kupolës së regjimit komunist ndaj familjes sonë, nuk mbaroi me internimin që na u bë në Selenicë, sepse pak kohë më vonë, në vitin 1979, vëllanë tonë, Ladin, e dënuan tetë vjet burg, duke e akuzuar për agjitacion e propagandë. Kur nuk kishte bërë më shumë se nëntë muaj burg, Ladin e ridënuan edhe me dhjetë vjet të tjera dhe ai u lirua në marsin e vitit 1991, me të fundit të burgosur politik. Në atë kohë u liruam edhe ne nga internimi dhe u kthyem në Tiranë.

Gjatë kohës që ishit në Selenicë, a kishit miqësi me ndonjë nga familjet që ishin të internuara aty?

Aty në Selenicë të Vlorës ku ndodheshim ne, kishte disa familje të tjera të internuar dhe numri i personave arrinte në 37 vetë. Por ne kishim njohje dhe miqësi familjare vetëm me familjet Ngjela dhe Mamaqi. Për Kiço Ngjelën kemi folur më lart në këtë intervistë, që njohja e tij me babanë tonë ka qenë që nga koha e Luftës në Brigadën e Dytë. Po kështu edhe me Dashnor Mamaqin im atë kishte miqësi familjare. Vetëm me këto dy familje kemi pasur miqësi gjatë kohës që ndodheshim të internuar në Selenicë.

4 komente në “Djali i Beqir Ballukut rrëfen “sekretet”: Pse Enveri nuk e arrestoi babanë tim në Plenium si të tjerët, por në Selenicë! Ekzekutimin e tij, Petrit Dumes dhe Hito Çakos e morëm vesh kur ishim në Memaliaj”

  1. Beqiri dhe Mehmeti says:

    Te mendojme per nje cast se Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku bashke me grupin e tij te punes, kane paraqitur nje version te luftes popullore, ne rastin kur Shqiperia do te sulmohej nga nje grup shtetesh, psh alenaca perndimore.

    Shqiperia me 28 mije km katrore, me 2 milion banore, me armatim te shkalles “çkah” apo “mire”, cfar do ti benti nje sulmi nga nje alenace e tille.

    Per krahasim, po marim sulmin qe i bene aleatet me zbarkimin ne Normandi. Dukeshin sikur kishin ardhur alienet nga nje planet tjeter dhe kishin zbarkuar ne Normandi. NJe makine luftarake qe ngjante si jashtetokesore.

    Mendoni tani, sikur kjo aleance, pas 30 vjtesh, shume me tepr e armatosur, dhjetra e qindra here me e armatosur , perfshi dhe atomiken, me nje baze llogjistike (koordinimi ne terren i makines luftarake) shume here me te avacuar se 30 vite me pare, sikur te jepte urdher, te sulmohet Shqiperia.

    Vetem nje shembull; nuk do ngelte milimeter i hapesires tone qiellore e lire, pasi do mbulohej nga avionet e panumurt te alenaces, qe ishin shume here me te shpejte se 30 vite me pare, me armatim shume me te rende, me reze zjarri shume here me te madhe dhe me volum municioni shume ehre me te madh.

    E cdo bente Shqiperia?

    Do jepete alarmin te ngrihen i gjithe populli te shkoi te kazermat ushtarake te mare armet dhe te mbrojme atdheun.

    Pse si do sulmonte aleanca?

    Dona dergonte telegram 3 jave para, merni masat se ne po vijme te sulmojme pakez pas tre javesh.

    Keshtuqe, mbajeni ushtrine ne gatishmeri, dergojeni popullin te maret armet ne kazerma, ato pushke e mortaja e ti mbajne ne shtepi, dhe Komitetin e Qendrorit transferojeni te bunkeret e Patozit, dhe qendroni gati kur tu sulmojme ne.

    Ne qoftese do sulmonte aleanca, do sulmonte; pa paralajmerim, me nje sulm te rrufeshem qe do habiteshin dhe djajte, me nje volum zjarri qe do ngjante (Zot na ruaj) xhehenem. Nga ajri, na Deti, nga Toka.

    Ministri i Mbrojtjes, me shkotet e grupit te punes, kane dhe nje ide , se si do te mund te vepronim, kur te sulmoheshim nga nje aleance shtetesh, qe mund te kish qene e qelluar ose e gabuar.

    E c’bene, e bene armikun me te rezikshem qe kish pare historia nga koha e Pushtetit Popullor.

    Ai tha mjetet e renda, ti fshehim, ti groposin e te vrapojme maleve te bejme lufte partizane. E nuk eshte ndonje cudi e madhe, pasi versione te tilla, gjate luftrave i kishin aplikuar dhe shtete te tjera.

    Kush ka mend, nga mesatarja njerezore e kupton se Ministrine Mbrojtjes Beqir Balluku, e kane pasur futur ne objektiv per ta eleminuar, shume kohe me pare. Historia e versionit te luftes parrtizane qe paraqiti ai, ishte vetem ganxha per ta eleminuar.

    Pse nuk e eleminuan me tekniken rrufe, sepse banda ish e plote ne ate kohe, kete e shkeputen nga banda, si nje grup luanesh qe kap gjahun dhe e hengren ngadale ngadale.

    E ci thane?

    Do te qendrosh 3 muaj dhe gjate kesaj kohe do te besh autokritike ku te na thuash si e sulmove, si e tradhetove si e sabotove vijen e partise.

    I mjeri Beqir, eshte cmendur nga akuza te tilla. Diten per diell ngrihen e fet te bejne ermik, tradhetar, e tradhetar shume te madh, tradhetar sa nje mal, agjent, e ashtu e keshtu, qe te mos e maresh vesht fare se cpo ndodh.

    Po ja, te mendojme se versioni i luftes popullore-partrizane qe ngriti Ministri Beqir Balluki ish i gabuar.

    E ca ka, mblidhuni e krijoni versionin me te mire te aplikueshem ne rast te nje sulmi te vendit nga grup shtetesh.

    Jo, absolutisht.

    Por i zbatuan tekniken qe i i bene Kryeministrit Mehmet Shehu, qe pasi e kishin futur ne ebjektiv ta eleminonin nga skena kryesore politike, ne monentine pershtatshem i zbatuan praktiken; cfar uji i i ke dhene gomarit.

    Qe sido qe te bente autokritike ai, nuk mjaftone. Dhe i thoni thellohu, thellohu, thellohu akoma, thellohui se nuk mjafton, thellohu deri kur te dale shpirti, thellohu e thuaja hapur keshtu partiuse tradhetine tende, mori poliagjent, fashist, nazist, armik, tradhetar, hileqar, i pabese, e cnuk la gje pa ja hedhur mbi kurrriz, qe akoma nuk mjaftonte.

    Ai duhej te thellohej, vetem kur ti dilte shpirti, nuk kish nevoje te thellohej meduke bere autokritika.

    Se pas daljes se shpirtit, ish partia ajo qe i hodhi je oqenan me akuza.

    E njejta histori dhe me Ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku, ai do akuzohej deri kur ti dilte shpirti, sepse asthu e kish gjykuar partia…. mjaft kohe me pare se te ngriheshin akuzat.

    Keto jane mendime te mia qe po i shkruaj, qe sot andoshta as vlere nuk kane, por per arsye te llogjikes njerezore dhe te vertetes, u zgjata e bera terkuze.

    1. katarakti says:

      Keto ishin taktikat e njohura te vampirit. I filloi me Koci Xoxen dhe i vazhdoi me Mehmetin dhe Kadriun deri sa dha shpirt.

  2. Erhard says:

    Bravo Beqiri dhe Mehmeti,qe dukesh se je o IDIOT 100%,o kelysh antishqiptar!
    Se ushtarak nuk mund te jesh,bile as rezervist jo e jo!Meqenese ditke kaq shume,a mund te na tregosh qofte edhe nje shtet te vetem ne bote tani ose edhe para 100 vjetesh se paska patur ne strategjine e vet mbrojtese ,terheqjen ne male te ushtrise dhe dorezimin e vendit pushtuesve?
    Ne se do kishte mundesi edhe gomassri i gjyshit tim ne fshat ta thoshte kete gje do ta akuzoja si antigomar!
    Ndersa ti je GOMAR,por pa samar!
    Ne se do ishte keshtu sic llap ti,atehere si e spjegon ti,qe e gjithe bota ARMATOSET pa pushim dhe me armatimet me moderne te kohes,ndersa Shqiperia,per me teper ne kohen e Luftes se Ftohte duhej te shkonte nder male?
    Sipas llogjikes tende prej gomari,i bie qe deri ne ate kohe ishte gabuar,qe u blene gjithato armatime,artileri,raketa,avione luftarake,katera silurues,tanke etj,gjithe ai fortifikim etj qe i kushtuan popullit nga buka e gojes?
    Po sot pse armatosen shtet kur qenka me e sigurte mbrojtja e vendit vetem me nje pushke e automatik,bile duke ia mbathur maleve se keshtu mund ta mundesh me kollaj agresorin?
    NUK MBULOHET MUTI ME SHURRE o Bythqir e Mahmut!

  3. Beqiri dhe Mehmeti says:

    Ore ti qe shfaqesh me emrin Erehard.
    A nuk u terhoqen ruset ne kohen qe i sulmoi Napoleon Bonaparti, ore i paditur dhe kur mbriti Bonaparti me ushtrine tij e gjeti gjithe zonen qe kujtoi se pushtoi te zbrazur?

    Te njejen taktike e perdori dhe Stalini, ore i paditur.

    Teknika dhe strategjira te tilla, jane aplikuar dhe ne kohe te hershme dhe kane dhene rezultat mahnites, ore i paditur, por je ti ai si gomarq mban libra ne kurriz dhe nuk di se cfar shkruhet ne te.

    Gomari i mban ne kurriz librat, po se ca ka te shkruar brenda kurre nuk e di, prandaj pellet nga padija pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje