Shën Nifoni ka lindur në More të Peloponezit në fund të shek XIV. I ati quhej Manuel, ndërsa e ëma Maria. Në shkollë mësoi shkrim e këndim dhe njohuri rreth Shkrimit të Shenjtë.
Më vonë shkoi pranë një asketi të quajtur Andon, i cili pas këmbënguljes së të riut e vuri në qeli aty afër dhe i caktoi rregullin e lutjes për fillestarët.
Më pas, duke parë përkushtimin e tij, asketi e bëri murg me emrin Nifon. Pas pak kohe asketi ndërroi jetë, por Perëndia nuk e braktisi shërbëtorin e tij.
Nifoni dëgjoi se në qytetin e Artës, ku jetonin shqiptar të quajtur çam ishte një mësues i madh shpirtëror i quajtur Zaharia, i cili kishte ardhur nga Mali i Shenjtë. Murgu filloi ta mësonte Nifonin për rregullat e jetës murgjërore dhe për doktrinën orthodhokse.
Në veprën agjiografike orthodhokse: “Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, Patrik i Kostandinopojës”, botuar në Bukuresht në vitin 1937 jepen të dhëna në lidhje me aktivitetin e Nifonit në Shqipëri.
Të dhënat janë përkthyer nga rumanishtja prej teologut z. Dhimitër Beduli, aty na thuhet: “Dhe Zaharia me Nifonin, si ndenjën pak kohë atje (në Ohri), deshën të shkojnë në vendin e Askulumit (këtu kuptohet Shqipëria); me ata u bashkuan edhe shumë të tjerë.
Dhe u nisën nga Justiniana, disa nga ana e tokës, disa me anije dhe arritën në një qytet të madh me emrin Durrës, i cili është në vendin e Askulumit dhe që andej u ngjitën në qytetin e Krujës, që është rreth 6 milje larg nga Draçea, Durrësi.
Shkuan tek Gjergji, prijës i Shqipërisë, i cili quhej Skënderbe i pranoi me gëzim të madh e dashuri, sepse edhe ky kishte dëgjuar për jetën e tyre, dhe vendosi Zaharinë atë shpirtëror, mësues dhe edukator për të gjithë njerëzit, ndërsa Nifonin, me bekimin e kryepiskopit të Krujës e bëri prift atje”.
Kurse kjo është përmajtja sipas variantit të botuar nga rumuni Tit Simedrea : “Të dy kallogjerët u nisën nga Justiniana, e cila ishte qendra e patrikut orthodhoks, nga ku vareshin bullgarët, serbët dhe shqiptarët. Ata mbërritën në Krujën e lirë të Gjergj Kastriotit”.
Nifoni dhe Zaharia qenë shqiptarë. Atyre iu ngarkua detyra e atit shpirtëror në Krujë, mision i cili kërkon të dish mirë gjuhën e popullit.
Në Krujë, Shën Nifoni u bashkua aq shumë me Gjergjin sa u bënë vëllezër në shpirt, ose pinë gjakun e njëri-tjetrit, sipas zakonit, prandaj u quajt vëllam i Skëndërbeut.
Ky fakt tregon besimin e krishterë orthodhoks të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit dhe lidhjen e ngushtë të tij me klerikët orthodhoks, të cilët shenjtëronin me Mistetet e Kishës Orthodhokse popullin shqipëtar në ato vite të vështira, por të lavdishme për historinë tonë kombëtare.
Me dyndjet e turqve më 1466, Nifoni dhe Zaharia u larguan nga Shqipëria prej rrezikut të pushtimit turk, që pasi kishin pushtuar Kostandinopojën, filluan sulmet kundër tokës Arbërore, e cila ishte një vend i lirë dhe valvitej akoma flamuri i shqiponjës së Perandorisë së Bizantit .
Ata u vendosën në qytetin e Ohrit. Sulltan Mehmeti II kishte urdhëruar që kryepiskopi i Ohrit, Dorotheu, bashkë me klerikët që kishte në vartësi të internohej. Midis tyre ishin dhe priftërinjtë Zaharia me Nifonin .
Pas vdekjes së mitropolitit të Selanikut, Parthenit, episkopët dhe i gjithë kleri vendosën të zgjidhnin si bari të tyre Nifonin. Me shenjtërinë dhe fjalët e tij, shumë mëkatarë të penduar, që ishin larguar nga kisha nga frika e terrorit osman, u kthyen përsëri në gjirin e Kishës Orthodhokse.
Sipas Faik Konicës, kur froni i patriarkut mbeti bosh, Shën Nifoni u fronëzua Patrik i Kostandinopojës në vitin 1482. Qëndrimi i tij në fronin e primatit të fesë orthodhokse ishte deri në vitin 1586, ku u shkarkua pas intrigave të grekut Amirus.
Vite më vonë, Nifoni u rizgjodh patrik i Kostandinopojës, ku qëndroi vetëm një vit dhe përsëri u përndoq.
Ata që nuk e donin u përpoqën ta largonin. E arrestuan dhe e dërguan në Andrianopojë. Nifoni shkoi në Vllahi ku e pritën me të gjitha nderimet.
Për disa kohë ndaloi në Maqedoni dhe pastaj në Malin e Shenjtë dhe u vendos në kishën “Pantakrator”, në manastirin “Lavra e Madhe” si dhe në manastirin e “Shën Anës” dhe atë të “Shën Dionisit” dhe në manastirin e “Vatopedit”, ku bëri një jetë me përulësi dhe shenjtëri. Fjeti më Zotin në 11 gusht të vitit 1508 në moshën 90 vjeç.
Fama e tij u përhap me shpejtësi dhe në varrin e tij u bënë shumë mrekulli, dëshmi e shenjtërisë së tij para Zotit, që i lavdëron besnikët.
Lipsanet e shenjtë të Shën Nifonit u morën dhe gjenden në Rumani. Koka në katedrën e Krajovës, ndërsa lipasnet dhe reliket e shenjtit (mitra dhe spektri) janë në manastirin e Dionisit në Athos.
Historiani z Mojkom Zeqo, duke u bazuar tek shkrimet e dhe kërkimet e Faik Konicës dhe peshkop Fan Nolit e veçanërisht në librin “Shën Nifoni, Patriarku i Kostandinopojës”, botuar në Athos viti 1995, na thotë se: “Nifoni ka vdekur në Athos, ku gjendet dhe reliktuari i tij.
Në shumë kisha janë pikturuar afreske me figurën e Nifonit. Ato e tregojnë Nifonin duke mbajtur në dorën e majtë Biblën e Shenjtë dhe me dorën e djathtë me gjestin e bekimit. Këto afreske janë të shumta dhe përbëjnë një koleksion shumë të rëndësishëm të një personazhi të shquar shqiptar të shekXV.
Ajo që më tërhoqi vëmendjen, veçanërisht, është se në qelën e Nifonit, ku gjendet dhe biblioteka e tij, ekziston nje portret i Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ky portret është botuar në faqen 29 të librit dhe e paraqet Skendërbeun në profil me një mjekër të gjatë dhe të përdredhur, me përkrenaren e tij me kokë dhie dhe më e habitshmja është se ky portret në formë ikone ka të shënuar shqip, me gërma latine, mbishkrimin “SKENDERBEU- KASTRIOTI”.
Kisha Orthodhokse i këndon me nderim hierakut Shën Nifon: “Kanuni i besës dhe i përkorës ndrite përpara besnikëve me të vërtetën e punëve, me përunjësi fitove të lartat me varfëri të pasurat, atë i lavdëruar Shën Nifon Patriark i Kostandinopolit, lutju Zotit tonë Jisu Krisht t’u falë shpirteve tona ndjesën e mëkateve”. (Përlëshorja e shejntorit) Miron Çako.
Te lumte per kete zbulim, d.m.th. Rama i bie te jete nipi i ketij dhe Spirokali te jete mbesa, kjo eshte e bukur.Po me Taulantin a e lidh ndonje gje apo jo??
C’far kane per te thene Turk-Arnautet, qe e nxjerin Skenderbeun si Katolik ???
Flm-Skenderbeu ka qene nje figure shume e rendesishme politiko-historike per periudhen kur jetoi. Ai, ne varesi te situatave politike, per hir te aleancave me perendimin, ka nderruar fene disa here duke u bere here katolik e here ortodoks. Ne fakt, ne kohen e tij, feja e krishtere nuk ka qene aq e ndare sac eshte sot, prandaj te qenurit Kristian ishte e rendesishme, por nuk kishte rendesi se ne cfare kishe beje pjese.
Fakte qe vertetojne se armiku i vetem i popullsise ortodokse arberore dhe i simbolit te saj me shqiponjen bizantine ishte Perandoria Osmane.
Dhe dicka tjeter, ne periudhen qe ka jetuar Nifoni, eshte e pamundur qe termi “cam” te egzistonte, aq me shume kur osmanet munden te nenshtrojne ato zona rreth viteve 1490, Nifoni ishte ne moshen 70 vjecare.
Armiq te shqiptareve ishin turqit, greket, serbet!
Shen Nifoni I Costantinopoles,vllam i Skenderbeut thote hahaha
ku do te dalesh,do te gjesh ndonje “lidhje” mes Skenderbeut dhe Costantinopoles?
nuk ka patur absolutisht asnje lidhje mes Skenderbeut dhe Costantinopoles,nuk ka asnje korsepondence,asnje interesim,asnje ndihme,asgje,kete fute mire ne koke..
sepse vete kisha katolike dhe aleatet e Skenderbeut ishin vete armiq te Bizantit..kur osmanet moren Costantinopolen ne 1453,paten mbeshtetjen e Vatikanit
pastaj ca eshte kjo ‘kryepiskopi’ o zhabezi,apo don te besh grekun?
pra Kastrioti ishte orthodhox o beqira…………….
Shume e mire dhe edukative sa me shume te tilla humultime qe te largojme injorancen she te njohim renjet tona mijra vjecare
Shume deakord sa me shume informacion aq me mire. E qarte qe nese Skenderbeu ishte i madh edhe njerezit, miqte, qe kontaktonin me te ishin me rendesi. Nifoni eshte shembull. Mendoj qe Skenderbeu ishte i madh dhe beri histori se Arberia ishte e madhe, shume e madhe, dhe jo sic e kemi mesuar dhe besojme ende qe nje vend i vogel i beri balle perandorise Osmane. Princerit Arberore ishin te panumert nga veriu ne jug. Nje lloj historiografie shqiptare por dhe e huaj na induktojne dhe mesojne me ide te gabuara: qe nje vend i vogel i beri balle nje perandorie te madhe. Aspak. Kaq e madhe dhe e fuqishme ishte Arberia sa kishte popullsi qe u zhvendos ne Peloponez-arvanitet- me bekimin e Papes. Dhe sigurisht qe elementi fetar ishte i fuqishem ne Arberi. Ndaj dhe Nifoni u be vllam me Skenderbeun.
Kjo eshte nje propogande shume e trashe greke, kur dihet se Skenderbeu nuk kishte asnje lidhje me greket apo Bizantin , te cilet ne kete kohe nuk egzistonin sepse ishin te pushtuara nga Turqia.
Nuk ka asnje korespondence te Skenderbeut qe ta vertetoje kete fakt pervec lajthitjeve te mesiperme priftit te rekrutuar qe merr rolin e studiuesit te mbeshtetur ne trillime kishtare.
Korespondencat e Skenderbeut kane qene me perendimin, kryesisht me Vatikanin, mbretin e Napolit, etj.
Vete kisha orthodokse, selia qendrore e saj ne Kostandinopoje ishte vene ne sherbim te pushtuesit turk dhe bente propoganden e tij, prandaj edhe u lejua te funksiononte.
Prit kur te na servirin sajime te tjera duke e nxjerre Skenderbeun tani si grek.
Keto lloj studiuesish qe fusin hundet me qellim pervetesimin e figurave te shquara te vendeve te tjera si Aleksandri i madh, apo Skenderbeu le te merren me studime qe te spjegojne se si ka mundesi te quhet nje vend si Greqia e lashte vendlindja e demokracise kur dihet se eshte vendlindja e skllaverise qe deri ne ate kohe nuk njihej ne qyteterimet e tjera , kinez, egjyptian, apo pers.
Skllaveria filloi me ” civilizimin grek “, vazhdoi me me force ne qyteterimin romak e e deri ne shekullin e kaluar.
A mund te koegzistojne demokracia e skllaveria bashke dhe a eshte per tu marre si shembull.
Vari Muhametin, o gjerman aga.
…ky zgjebarak me kostum deputeti duhet ti lezoi keto ngjarje , tja tregoi dhe gruas se vet kush jane shqiptaret dhe jo si ky osmanq
gelbaza qe ndot parlamentin .