Zbardhet intervista, si mbretëresha Geraldinë iu përgjigj me ton të ashpër gazetarit amerikan në Versajë: Djali im do të edukohet së pari që të bëhet burrë

6 Gusht 2020, 12:21Dossier TEMA

“L’Œuvre” ka botuar, të shtunën e 19 gushtit 1939, në faqen n°2, intervistën e mbretëreshës Geraldinë të zhvilluar asokohe në Versajë me një zyrtar të shtypit amrikan, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë i tha, dje, një përfaqësuesi të shtypit amerikan, të pritur nga ajo në Versajë, se princi Skënderbe (katër muajsh), mund të rritet në Shtetet e Bashkuara.

— A do të marrë arsimimin e një princi demokratik?

Mbretëresha u përgjigj me një ton të ashpër :

— Ai do të edukohet në mënyrë që të bëhet burrë. Dhe ai do të mësojë të gjitha gjuhët e rëndësishme, duke përfshirë frëngjishten dhe anglishten.

E ardhmja e princit?
— Princi është kaq i vogël saqë ende nuk kemi bërë plane.

Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë pohojnë se nuk e dinin kur e morën me qira kështjellën, se ajo ishte banuar më parë nga Duka i Windsorit.

— Dhe cilën pjesë të kështjellës preferoni?
— Dhomën e djalit tim – u përgjigj ajo. Mbretëresha deklaroi se shqetësimet për elegancën nuk ishin çështje dite dhe se nuk e dinte ende kur do të shkojë te shtëpitë e mëdha të modës.

… Pa mohuar se do të shkojë tek ato një ditë.”/Darsiani

13 komente në “Zbardhet intervista, si mbretëresha Geraldinë iu përgjigj me ton të ashpër gazetarit amerikan në Versajë: Djali im do të edukohet së pari që të bëhet burrë”

  1. qytetar says:

    ushqim informativ ne kohe krize dhe korone .

    1. VFLP says:

      MARRËVESHJA FAMËKEQE ZOG-PASHIÇ

      Italianët e shtinë në dorë marrëveshjen duke e marrë nga dy burime të ndryshme. Më 19 nëntor 1925 përfaqësuesi italian në Beograd, gjenerali Bodrero me telegram sekret Nr. 5881/1136 njofton përmbledhtas marrëveshjen midis Zogut dhe Pashiqit në gusht 1924 (shih AQSH Fond 251 viti 1924 dosje Nr. 105 Dok 1-3).
      Marrëveshja midis Zogut dhe Pashiçit në gusht 1924 është një marrëveshje e paligjshme, sepse Zogu nuk përfaqësonte në atë kohë asgjë, veç vetvetes. Ashtu si dajua i tij Esad Pashë Toptani, por Esat Toptani më 17 shtator 1914 kishte nënshkruar në Beograd në emër të Shqipërisë e të popullit shqiptar një marrëveshje në thelb e njëanshme pa qenë i autorizuar as formalisht për këtë. Edhe Ahmet Zogu me 1924 nënshkroi marrëveshjen pa qenë i autorizuar, njësoj si Esati.
      Dokumenti
      *Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
      *Kryetar i shtetit shqiptar duhet të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë e Karagjorgjeviçëve.
      *Qeveria Jugosllave me të gjitha mjetet diplomatike e ushtarake do ta njohë Zogun kryetar të shtetit përsa të jetë gjallë dhe menjëherë i lidh të ardhura vjetore
      *Te shkrihet Ministria Shqiptare e Luftës dhe Shqipëria nuk do të ketë ushtri kombëtare.
      *Shqipëria do të ketë një xhandarmeri aq të fortë sa të shtypë çdo lëvizje ose revoltë të ngritur kundra Zogut dhe regjimit të tij
      *Xhandarmëria do të drejtohet edhe nga oficerë rusë e ish-ushtrisë së gjeneralit Vrangel, që tani ndodhet në Jugosllavi. Kjo xhandarmëri do të pajiset me armë e financohet nga qeveria jugosllave.
      *Në xhandarmëri do të shërbejnë edhe oficerë jugosllavë e të tjerë që qeveria jugosllave do t’i pranojë në interes të të dy vendeve.
      *Të stabilizohet një bashkim doganor midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë
      *Përfaqësuesi i Jugosllavisë jashtë shtetit do të përfaqësojë edhe interesat e Shqipërisë, prishen konsullatat dhe përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë jashtë shtetit.
      *Qeveria shqiptare duhet të deklarojë në Konferencën e Ambasadorëve në Paris që heq dore nga çdo premtim i saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumin dhe Lokalitetin e Vermoshit e të Kelmendit që mbeten në territoret e Jugosllavisë.
      *Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarkana e Konstandinopojës dhe do të bashkohet me hierarkinë ortodokse të Beogradit, kështu edhe Myftia Myslimane Shqiptare do të varet nga Jugosllavia.
      *Qeveria shqiptare mbahet larg nga politika e ngushtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo të detyrohet të mos pranojë as tokën e saj kosovare dhe elementë e tjerë që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre anti-jugosllave.
      *Në qoftë se Jugosllavia do të futet në luftë kundër Bullgarisë e Greqisë, ajo gëzon të drejtën të rekrutojë ushtarë në Shqipëri dhe të formojë një ushtri prej 25 mijë vetësh me qëllim për t’i përdorur në frontin grek ose bullgar.
      *Në rast lufte me Italinë Shqipëria do të mbante qëndrim neutral dhe do të favorizonte Jugosllavinë. Në raste të luftës Itali Greqi kundrejt Shqipërisë, ushtria jugosllave do të ketë të drejtën të okupojë tokën e saj nga invadimi eventual italiano- grek
      *Qeveria shqiptare nuk mundet t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin e preventivin e Jugosllavisë.
      *Traktati është sekret dhe nuk mundet të shtypet as të zbulohet pa pëlqimin e të dy palëve.
      (AQSH fond.251.viti 1924.dosja 105,dok 2-5 shih edhe Pastoreli vepra f.222).

    2. Eri says:

      Floririn qe u vodhen shqiptareve su kujtuan me ta kthenin keta shushunjat.

  2. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Interesant !
    E dija qe Geraldina ishte kokeshkrete,po jo ne kete fare mase.
    I paska bertit keq amerikonit gazetar.
    Shi dreqi,po Skenderbeu kush eshte ne kete rast?
    “Princ” Leku ?
    Kishin mare nje keshtjelle ne Paris?
    Me floririn e vjedhur?
    Ne te njejten kohe ne Shqiperi vuanin nen cizmen fashiste dhe
    skishin buke te hanin?
    Kush e ka zhgaravitur kete leter dhe jam akoma ne kerkim te motivit.
    Cfare ka dashur te thote autori me keto rrjeshta?
    Sa ka sakrifikuar Geraldina me floririn e vjedhur??!!

  3. klemi says:

    Epo vertete na duhen keto intervista, pasi kjo hungarezja e shkriu vehten per shqiperine. Mjaft me me kriminele e zogiste e balliste, te gjithe kriminele e vrases kane qene. Ktyr vetem xhaxhi u a dinte midene, i beri mut per pula, e tani ndonje mender gazetar na i kujton, pasi do te na vlejne per cfare!!!

  4. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    ?

  5. Kulufi says:

    Zbardhet intervista e dhene ne 1939 ? Interesante kto intervistat qe zbardhen pas nje shekulli.

  6. Www says:

    ??? këta që “mbathën opingat” për t’ja mbathur…???

  7. Baliu says:

    Pergjegjie “epike” me vlera te larta tragji-komike, pra “perla” letrare.

  8. emigranti says:

    A dini ndonje pike te ” marreveshjes ” qe te jete zbatuar nga Zogu ?
    A e dini se Zogu ka terheqcur vetem parate e tij ( te Geraldines nuk arriti te tehiqen fale edhe gjebndjes se saj shendetesore- me barre ), ndersa ministri i financave terhoqi pagen e nje viti te qeverise ne mergim , me miratim te parlamentit shqiptar.
    Gjithsej 168 kg monedha ari.
    A e dini se Enver Hoxha i grabiti 20 ton ar popullit shqiptar ( kuptohet atyre qe kisjin ) dhe pastaj i egzekutoi, torturoi, internoi dhe i percmoi.
    Persa i perket ” mbathjes ” se Zogut qe premtoi se do mbathte opingat,.
    Pervec ketij opsioni te ofruar nga Zogu ishin dhe 2 te tjera : 1 – te shpallte lufte Italise dhe te shkonte me gjithe qeverine ne mergim si gjithe monarkite e tjera te Europes qe ngriten qeveri ne mergim, kjo me kembenguljen unanime te parlamentit gje qe u be.
    3 – Te neneshkruante aktin e kapitullimit qe do te perbente ne fakt akt tradhetie, sic beri mbreti belg , i cili me vone u amnistua dhe sot Belgjika eshte mbreteri.
    Shpallja lufte Italise dhe qendresa e ushtrise shqiptare ne disa fronte ne bregdet u pershendet nga shtypi i huaj i kohes. Ne ate kohe Italia ishte fuqi e madhe me armatime moderne luftarake dhe Shqiperia nuk mund ta perballonte e vetme nje agresion te tille nderkohe qe fuqite e medha mbyllninsyte duke miratuar ne heshtje pushtimin per te kenaqur grykesine e Italise fashiste.
    Mashtrimi per ” tradhetine ” e Zogut ka nisur nga propoganda fashiste dhe vazhduar me me force nga ajo komuniste.
    Eshte faji i historianeve komuniste qe edhe sot vazhdojne ti bien fyellit ne te njejten vrime.
    Jemi shume vone per te thene e rishkruar historine e vertete.

    1. ca po thua says:

      Sa klase shkolle ke o budall!
      Sa per te te kujtuar nje pike te marreveshjes : Shen Naumi dhe Vermoshi i mbeten Jugosllavise edhe sot e kesaj dite…
      Shko laj makinat atje te lavazhi, ate bej, se s’jane pune per analfabetet si puna jote keto!

  9. Tir on ci says:

    AKOMA NA CAJNE TRAPIN ME FANTAZMAT E PERRALLAT E KOHES SE HAMUT ZOGJIT

  10. Fiqo says:

    Zverdhet revista e dhe ne 1939, por nuk thuhet e verteta; djali qe lindi ne 4 prill vdiq ne kufi dhe zogu me te shoqen moren nje femije tjeter oer te pasur pasardhes keto mi ka thne Novruzi qe ishte ushtar i zogut ne ate kohe dhe e shoqeroi deri ne kufi me gjithe ushtaret e tjere duke i ngritur arkat me florinj Nuk besoni?! S’me behet vone. E theme se Novruzi tani ka vdekur dhe s’ka kush ta thote, megjithese ka nja dy djem qe njeri u be shkenctar e tjetrin e la gruaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje