DOSSIER: Luftëtari i lirisë që u shua si armik i popullit

6 Gusht 2020, 21:00Dossier TEMA

Në gjyqin që u bëhej opozitarëve të “Bashkimit Demokratik Shqiptar” të Musine Kokalarit, Sami Çeribashit, Gjergj Kokoshit, Qenan Dibrës etj. ishte edhe një burrë mbi të ’60-at, i cili një pjesë të jetës e kishte kaluar në luftë me pushtuesit e Shqipërisë, apo në burgjet e tyre dhe pjesën tjetër në përpjekje për zhvillimin e vendit të vet si deputet i paralamentit të parë dhe prefekt i disa qarqeve. E megjithatë atë qershor të 1946-ës Kol Rodhe gjykohej nga shteti i tij si armik i popullit.

Koli Rodhe njihej si luftëtar kundër xhonturqve, si i burgosur i tyre, si aktivist i flaktë i “Vatra” dhe themelues i “Besa-Besë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një prej luftëtarëve që kapërceu oqeanin për të marrë pjesë në luftën e shqiptarëve për liri në prag të shpalljes së Pavarësisë, si drejtues i gazetës me orientim të hapur kombëtar “Vullnetari” që drejtoi kur u rikthye në SHBA e më pas si një nga mbështetësit e zhvillimit të vendit të tij si deputet i parlamentit të parë shqiptar dhe prefekt i disa qarqeve të Shqipërisë, por ai do të dënohej me 30 vjet burg pasi ishte një nga ata që kishte bojkotuar zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 dhe u kishte dalë kundër komunistëve shqiptarë në aleancë me jugosllavët, duke u thënë në një mbledhje të Frontit Nacionalçlirimtar ”Në qoftë se Jugosllavia është mikja jonë ajo duhet të shpall Kosovën Republikë”. Ky qëndrim e këto deklarata iu numëruan në sallën e gjyqit si akuza dhe luftëtari i lirisë, që ca ditë më vonë do të mbushte 63 vjeç, u dërgua në burgun e Burrelit, ku edhe do të shuhej në vitin 1949, ndërsa hija e përndjekjes do të mbulonte edhe familjen e tij me gruan dhe pesë fëmijët.

Një nga stërmbesat e Koli Rodhes, ka dërguar për kujto.al një material, të mbështetur në botime e publikime mbi figurën e stërgjyshit të saj, të cilën kujto.al, po e publikon të plotë.

Nga Xhorxhia Anxhara

Kol Rodhe u lind në vitin 1883, në një familje të thjeshtë samarpunuesish në Korçë. Që në moshë të re u ndoq nga Xhonturqit për idetë e pavarësisë. Në vitin 1902, Xhonturqit e arrestojnë dhe e mbyllin në burgun e Himarës. Del dhe mbërrin në Odesë e shkon deri në Siberi ku mbledh ndihma për familjen e Papa Kristo Negovanit të therur nga shovinistët greke. Në vitin 1908, ndodhej ne SHBA, ku ngriti shoqërinë “Besa-Bese” si kryetar i saj dhe punoi për ngritjen e degëve në të gjithë SHBA. Në shoqatën “Vatra” ishte kryetar i Pleqësisë.

Ai ishte një ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit në meshën e parë në gjuhën shqipe që mbajti Fan Noli në Kishën Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston.

Në vitin 1910, kthehet në atdhe bashkë me një grup të shqiptarëve të Amerikës si vullnetarë të Komitetit Shqiptar “Liri a Vdekje”.

Së bashku me patriotë të shquar organizojnë punën dhe luftën për fitoren e pavarësisë pas 5 shekujsh robëri. Ka marrë pjesë në çlirimin e shumë krahinave të Shqipërisë nga Xhonturqit, duke u burgosur dhe plagosur. Në vitin 1914, emërohet shef i xhandarmërisë në Korçë. Shok armësh me Spiro Ballkamenin, Themistokli Gërmenjin, Sali Butkën, etj..

Kol Rodhe zgjidhet deputet i Parlamentit të parë shqiptar në 21.04.1921. Kol Rodhen, populli i Korçës e zgjodhi disa herë deputet gjatë qeverisjes mbretërore ku ai u emërua në poste të rëndesishme si prefekt në Shkodër, Berat, Gjirokastër dhe Fier. Pas përfundimit të luftës, Kol Rodhe i moshuar, i lodhur nga luftërat për pavarësi dhe liri, nga burgjet, nga përpjekjet e perkushtimi për çështjen mbarëkombëtare shqiptare, arrestohet me motivacionin e marrjes pjese në “Grupin e Rezistencës” dhe detyrohet që në seancen e 5-të të pseudogjyqeve të popullit të japë llogari si “Armik i Popullit”. Kur kryetari i gjyqit e pyet ai i pergjigjet burrërisht pa pranuar asnjë akuzë. Kryetari: I pranon akuzat? Kola: Asnjë. Kryetari: S’ke pasur lidhje me tradhtarët? Kola: Jo. Prokurori: Asnjë faj s’ke bërë? Kola: Asnjë. Prokurori: Atëherë të paskan sjellë kot këtu (qesh). Gënjen Kol Rodhe. Ti thua që rinia nuk duhet të merret me politikë. Ti ke qenë Inspektor i Ministrisë së Brendshme…Nuk ke përkrahur lidhjet tona me Jugosllavinë. Kërkoje Autonominë e Kosovës.Po, o Ujk plak, po Kol Rodhe…Ti deshe Regjencën e Mehdi Frashërit, deshe ndërhyrje të jashtme, se gjendja qenka e errët…Deshe shpërndarjen e ushtrisë, mbrojtjen e atdheut…deshe qeveri koalicioni me shumë partira, deshe të prishësh unitetin politik e popullit shqiptar…

Ishte koha kur diktatori Enver Hoxha dekorohej me “Urdhrin e heroit të popujve të Jugosllavisë” kurse patrioti Kol Rodhe, i mbështjellë me flamurin shqiptar arrestohet, burgoset, fyhet dhe dënohet me 30 vjet burg politik ku edhe ndërroi jetë nga torturat dhe uria në ferrin e Burrelit, në qelinë 6, në vitin 1949.

Historia nuk harron, dosjet e krimit i gjen dhe në shtypin e shkruar nga retrospektiva e deri sot. Ai la pas familjen e tij, bashkëshorten Ollgën dhe 5 femijë: Sofikan, Dafinan, Bardhylin, Elenicën dhe Romeon të cilët u përndoqën në vitet e diktaturës, por mbetën njerëz që transmetonin vlera fisnike, qytetarie dhe atdhedashurie.

Sot, jetojnë nipërit dhe mbesat e tij të cilet kaluan në kalvarin e persekutimeve, ka 9 nipër dhe mbesa, 15 stërniper dhe stërmbesa. Emrin e Koli Rodhes do e ndeshni kudo ku flitet për çështje shqiptare, ku luftohet për Liri, Komb e Mevetësi. Koli Rodhe ka qenë një patriot sikurse e citonte shkrimtari Andon Frashëri në veprën me të njëjtin titull. Ai ka qenë mëmëdhetari që jetoi në 3 epoka: Rilindje, Pavarësi dhe Genocid Komunist. Kol Rodhe do të mbetet i paharrueshem në altarin e Atdhetarizmit.

Eleni dhe Genc Leka

Fakt tjetër: poeti i pushkatuar i Librazhdid, Genc Leka, ka qenë dhëndri i Koli Rodhes, bashkeshorti i vajzës së tij, Elenica, e cila ka ndier mbi supet e saj kalvarin e persekutimit edhe të babait edhe të bashkeshortit. Respekte për këta kolosë të mendimit të lirë!

Shënim: Materiali është nga libri “Udhëve të historisë, të pathëna për shqiptarë te famshëm”, vëllimi 1, Autore: Klara Çela (Mitrushi), mbështetur në gazetat e kohës dhe kujtimet e familjes Rodhe.(kujto.al)

15 komente në “DOSSIER: Luftëtari i lirisë që u shua si armik i popullit”

  1. Patrioti says:

    Histori e trishte njerez qe i kane dhene kombit u perndoqen, torturuan dhe akoma e sot vuajne pasardhesit, ndersa femijet e niperit e xhelateve qeverisin dhe me pushtet ekonomik nga familje rrumb..je. Prandaj nuk bejne hajer shqiptaret dhe Shqiperia se gjaku i te pafahshmeve nuk gjen prehje ende

    1. Avni Rustemi says:

      Do vazhdojme t’ju shkerdhejme ne perjetesi juve, pinjolle te ndyre te kolaboracionisteve dhe tradhetareve.
      Ne po bejme hajer, po juve nuk do ju leme kurre …
      Hurin ne bythe gjithmone do keni.

    2. VFLP says:

      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT

      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
      1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
      Dinet, Elezët.
      3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
      Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
      4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
      (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
      Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

    3. Lame Kodra says:

      Histori me perralla alla Kalloqe. Vetem budallenjte mund te genjeni me ” historira ” te tregura nga niperit dhe stermbesat.
      Duket qarte qe jeni ne hall te madh me keto ” arritjet ” demokratike antikomuniste dhe meqe e shihni se shumica e popullit ju neverit dhe urren, i ktheheni se kaluaraes se para 80 viteve per te mashtriar njerezit dhe justifikuar deshtimet tuaja alarmante, materiale dhe morale.

  2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    E keqja me e madhe per tere shqiptarine, pas pushtimit pese shekullor turk ishte Enveri dhe partia e krijuar nga Miladini dhe Mugosha.

    1. Vdekje Hamzaisteve says:

      … ishte e keqja me e madhe per ju, KOLABORACIONISTET DHE TRADHETARET!
      A Enver te lumte dora …

  3. Patrioti says:

    O moderator po publikoje komenton apo je dhe ti ndonje femije apo kelysh komunisti, ytttt rrace e keqe

    1. Vdekje fashisteve says:

      Une jam djale komunisti dhe te kam shkerdhyer me c’te mban pragu o robqim! Atehere, tani dhe ne te ardhmen …

    2. moderator says:

      Jam ne takim me tet’eme, s’kam kohe!!!

    1. Pellazg says:

      VDEKJE KOLABORACIONISTEVE!

  4. i relaksuar says:

    E dini ate shprehjen : e mbushi koven dhe pastaj e derdhi si lopa!?
    Mblidheni mendjen, te gjithe ju karagjoze gazetaruce bashke me kete faqen humoristike kujto.al! ASKUSH NUK ESHTE DENUAR KOT, ashtu per sport apo per te kaluar kohen.
    Hajt se na keni ca bythen me idiotizma …

  5. Moisi Golemi says:

    Pordha gomari.

  6. Doda says:

    Te ter kta qe permenden ne fillim te artikullit kan qen antishqiptar te betuar dhe bashkepuntor te te huajve pra pra tradhtar te kti vendi , kan mar denimin e merituar dhe do te ngelen ne koshin e tradhtis pergjithmon , mjaft i bem pak qefin ktyre njerezve ne fillim vitet 90t per ti zbutur dhimjen si per nje far pajtimi komtar duke leshuar nga pak pe te ter , por kta kujtuan se jan kta heronjt e vertet , menduan se nuk ja dinim te kaluaren mizerabel te te parve te tyre , kujtuan se gjeten njerez te pa ditur qe nuk i njohin bemat antishqiptare te ksaj serie njereish , erdhi nje moment qe besojn genjeshtrat e veta kta antishqiptar qe kan punuar nen rrogoz kunder vendit dhe popullit te tyre , lavdi heronjve te vertet te kti kombi lavdi luftes nacional çlirimtare , kta syreshin listen ne fillim te artikullit i ka mbuluar turpi tradhtis komtare kan qen te shitur tek te huajt kunder interesit komtar kan mar denimin si tradhtar te kti vendi.

  7. Doda says:

    Te ter kta qe permenden ne fillim te artikullit kan qen antishqiptar te betuar dhe bashkepuntor te te huajve pra pra tradhtar te kti vendi , kan mar denimin e merituar dhe do te ngelen ne koshin e tradhtis pergjithmon , mjaft i bem pak qefin ktyre njerezve ne fillim vitet 90t per ti zbutur dhimjen si per nje far pajtimi komtar duke leshuar nga pak pe te ter , por kta kujtuan se jan kta heronjt e vertet , menduan se nuk ja dinim te kaluaren mizerabel te te parve te tyre , kujtuan se gjeten njerez te pa ditur qe nuk i njohin bemat antishqiptare te ksaj serie njereish , erdhi nje moment qe besojn genjeshtrat e veta kta antishqiptar qe kan punuar nen rrogoz kunder vendit dhe popullit te tyre , lavdi heronjve te vertet te kti kombi lavdi luftes nacional çlirimtare , kta syreshin listen ne fillim te artikullit i ka mbuluar turpi tradhtis komtare kan qen te shitur tek te huajt kunder interesit komtar kan mar denimin si tradhtar te kti vendi. Kta kan qen te ter turpi komtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje