Provokacion apo agresion ushtarak

13 Gusht 2020, 09:33Dossier TEMA

Nga prof. asoc. dr Bernard Zotaj

(71 vjet nga agresioni ushtarak Gusht ‘49)

Mbi zhvillimin e luftës civile në Greqi

Greqia historikisht, e sidomos qysh nga mesi i shek. XIX ka pretenduar dhe synuar për territore shqiptare. Madje edhe pas shpalljes të pavarësisë të shtetit shqiptar, shteti grek ka kryer provokacione, diversione ushtarake dhe ka tentuar të pushtojë forcërisht territore shqiptare. Ato janë intensifikuar sidomos pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912. Fakti që në vitin 1913 “Konferenca e Londrës” caktoi kufijtë zyrtar të shtetit shqiptar dhe kështu vulosi përfundimisht kapitullin e kufijve mes të dy vendeve, Shqipërisë me Greqinë, krijoi shqetësime serioze. Veprimet luftarake të nisur më 2 gusht 1949 në Jug të vendit, me objektiv pushtimin dhe aneksimin me forcë të tokës shqiptare, që grekët e quajnë “Vorio-Epir”, ishte një nga aktet e organizuara më luftarake greke të kryera kundër Shqipërisë. Ky intensifikim i veprimeve luftarake greke ndaj tërësisë territoriale të Shqipërisë në kufijtë juglindorë e lindorë lidhej drejtpërsëdrejti me përmbajtjen, karakterin dhe zhvillimet e luftës civile në Greqi, ku faktori komunist në vend kishte përballë koalicionin e djathtë të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Përballë këtij koalicioni të brendshëm dhe të jashtëm, komunistët grekë dhe Ushtria Demokratike Greke (UDG) ishin të detyruar të kërkonin mbështetjen e Bashkimit Sovjetik (BS) dhe të partive komuniste në rajonin përreth Greqisë. BS qëndroi në dukje i tërhequr nga çështja greke, por në prapavijë ai aktivizoi faktorët komunistë rajonalë në mbështetje të tyre, posaçërisht Shqipërinë dhe Bullgarinë, e fillimisht dhe Jugosllavinë. Kështu, si pa u ndier, në mënyrë të natyrshme faktorët komunistë rajonalë morën anën e komunistëve grekë dhe të UDG-së në konfliktin civil të vendit. Përballë një situate të tillë koalicioni i djathtë grek, me mbështetje të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), e shtriu goditjen e tij ushtarake njëherazi kundër komunistëve grekë dhe ushtrisë së saj në Greqi, si dhe kundër shteteve komunistë fqinj që e mbështesnin atë në rajon, si Shqipëria. Kulmin e saj, kriza shqiptaro-greke e pati në të ashtuquajturat provokacionet e gushtit të vitit 1949. Ajo shpejt mori pamjen e konflikti frontal ushtarak midis dy ushtrive të të dy vendeve.

Lufta civile greke ishte në etapën përfundimtare të saj. Ushtria monarko-fashiste greke, me mbështetjen e specialistëve ushtarakë dhe me armatimin anglez, forcat partizane greke i kishin shtyrë drejt kufirit verior të saj me Shqipërinë e Jugosllavinë. Forcat partizane greke kishin kaluar në pozicione mbrojtje dhe u grumbulluan në malin e Gramozit, që ishte zona e fundit e tyre. Trupat monarko-fashiste greke, për të bllokuar furnizimin dhe goditur nga shpina forcat komuniste greke shkelën territorin shqiptar. Njëkohësisht sulmi grek synonte jo vetëm të fusnin zjarrin e luftës edhe në Shqipëri, por edhe të masnin pulsin e aftësisë mbrojtëse të RPSH dhe, po të kishin mundësi, të realizonin politikën e tyre shoviniste për aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës. Konflikti midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk kaloi thjeshtësisht vetëm në plan dypalësh, si shqetësim ai u shtri deri në Kombet e Bashkuara, në Këshillin e Sigurimit dhe në Fuqitë e Mëdha. Greqia, e mbështetur nga mjaft shtete e akuzoi Shqipërinë dhe bashkë me të dhe Bullgarinë si vende që nxisin luftën civile në Greqi, duke mbështetur forca politike dhe ushtarake guerrilase e antikushtetuese.

Veprimet luftarake

Edhe pse të shkëputura e si provokacion veprimet luftarake kryheshin prej shumë kohësh më përpara vazhduan me intensitet më të lartë nga 2 gushti deri në 5 shtator 1949. Me ndërprerje ato u shtrinë në zonat e Bilishtit, Kapshticës, Leskovikut dhe Konispolit. Shqipëria pësoi dëme në njerëz, ushtarë dhe civilë të vrarë, si dhe dëme materiale në fshatrat pranë kufirit. Forcat monarko-fashiste greke, lanë mjaft ushtarë të vrarë në territorin shqiptar, si dhe rob lufte. Shteti shqiptar i ndoqi me vëmendje zhvillimet politike e sidomos ushtarake mes dy vendeve. Ai e kishte mësuar lajmin për sulmin e forcave monarko-fashiste greke në fillim të korrikut 1949. Ushtria shqiptare ishte e gatshme në raport të drejtë me intensifikimin e veprimeve dhe në gatishmëri, pasi forcat monarko-fashiste greke kishin rreth 8 muaj në “shënjestër” kufirin shqiptar në zonën Leskovik-Korçë. Forca të shkëputura monarko-fashiste greke sajonin dhe nxitnin provokacione ndaj kufitarëve shqiptarë, përdorën agjentë të shërbimit sekret gjatë kufirit, krijonin konflikte provokuese me forca ndaj banorëve të zonës kufitare.

Në këto provokacione ngaqë synimet greke nuk kishin mundur të shkaktonin acarim të palës shqiptare për nisje konflikti, kaluan në veprime luftarake në masë, të koordinuara. Pala greke, duke u dhënë një përmbajtje të re veprimeve të saj, kaloi në veprime më masive. Mësymjen nga toka, po e mbështeste jo vetëm me zjarrin e artilerisë, por edhe të aviacionit. Veprimet luftarake midis dy palëve, duke tejkaluar përmasat e provokacioneve, të shkëputur po merrnin gjithnjë e më shumë karakterin e luftës me front të rregullt. Të dëshpëruar dhe të acaruar, në 2 gusht 1949, në orën 04:30, në zonën e Bozhigradit (Mirasit) filloi përgatitja me artileri e forcave ushtarake greke, të dislokuara përgjatë kufirit me Shqipërinë. Predhat ranë deri 300-400 m në thellësi të territorit shqiptar. Në orën 05:00 filloi sulmi i fanterisë greke me 3 batalione të Br51F dhe Br52F të D1F, të mbështetur nga një Regjiment Artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh gjuajtës, të tipit “Spitfiter”, me bazë në aerodromin e qytetit Kastoria. Kështu ka nisur agresioni ushtarak kundër Shqipërisë në Gusht 1949.

Luftë e armatosur me të gjitha format

Analiza e veprimeve luftarake të FA greke të gushtit 1949, tregon qartë se nuk kemi të bëjnë me një incident, as provokacion, por me një luftë të armatosur me të gjitha format, metodat, qëllimet, karakteristikat dhe elementet e një agresioni ushtarak për pushtim, ku vihen përballë dy shtete dhe Forcat e tyre të Armatosura. Nuk ka rëndësi se u zhvillua në një pjesë të kufirit e territorit të vendit, por qëllimet ishin të plota, kapja dhe mbajtja e territorit të përcaktuar prej tyre. Veprimi ushtarak i armatosur grek i 2 gushtit 1949, ishte vazhdim i idesë së kahershme aneksioniste për pushtimin e të ashtuquajturit “Vorio-Epir”.

Greqia nuk kishte dhe madje nuk ka abroguar edhe sot e kësaj dite ligjin e luftës, nuk ka hequr dorë prej synimit të saj. Tërë dokumentacioni ushtarak i ngjarjeve konkrete nga të dy forcat luftuese, i dëshmitarëve, i shkrimeve dhe kronikave të kohës tregojnë për agresion ushtarak të forcave monarko-fashiste greke kundër vendit tonë. 2 gushti 1949 ishte fillimi, por sulmet vijuan gjatë gjithë muajit gushtit. Dokumentet faktike të forcave monarko-fashiste greke që u përdorën kundër Shqipërisë, tregon se në ushtrinë e tyre kishin topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor një Forcë e Armatosur e një vendi që synon të pushtojë një vend tjetër.

Ushtria Kombëtare Shqiptare, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve të sulmuara. Forca monarko-fashiste të Greqisë sulmuan Shqipërinë me mbi 70 mijë ushtarë, 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa. Ushtria Kombëtare shqiptare mobilizoi dhe futi në luftimet aktive mbrojtës rreth 10 mijë ushtarë, ndërkohë kryen rigrupim e përqendrim pranë rajonit të veprimeve luftarake rreth 30 mijë trupa të tjerë, në gatishmëri për të vepruar në fushën e betejës.

Agresion me përmasa dhe objektiva të kufizuara ushtarake

Më 2 gusht 1949 në zonën kufitare në Juglindje të Shqipërisë me bazë në rajonin e Korçës, të Leskovikut dhe deri në Konispol të Sarandës e në Likojan, u kryen veprime ushtarake në shkallë të gjerë nga shteti i Greqisë. Këto veprime të armatosura ushtarake nuk ishin thjesht provokacion apo provokacion ushtarak (i armatosur) siç është cilësuar nga shteti shqiptar në vitin 1949, e që vazhdon të trajtohet nga historia zyrtare shqiptare, si dhe nga studiues civilë dhe ushtarakë, por agresion ushtarak.

Natyrisht, më tipiku për nga përmasat dhe kohështrirja janë “provokacionet” e forcave monarko-fashiste greke, në Gusht 1949. Këto provokacione, parë nga qëllimi, shtrirja territoriale, intensiteti i goditjeve e pjesëmarrja e forcave, pavarësisht motiveve publike të shpallura nga udhëheqja e lartë greke, sipas studiuesve të ndryshëm ushtarakë, përbëjnë një agresion mirëfilli ushtarak me përmasa dhe objektiva të kufizuara ushtarake ndaj RPSh. Këto “provokacione” nuk u shtrinë në pika apo objekte të veçanta, që janë tipike për provokacionet, por në gjithë kufirin e Jugut, nga Kapshtica, Bozhigradi, Leskoviku e deri në Konispol (2 gusht-5 shtator 1949). Objektivi ishte kryesisht pushtimi i qarkut të Korçës, ku dhe përpjekjet ishin më të ashpra e me pjesëmarrje shumë të gjerë forcash ushtarake, sikurse dhe pushtimin mundësisht të Gjirokastrës, nën petkun kundër lëvizjes partizane greke e rrugëve të furnizimit nga Shqipëria.

Në rezultat të ballafaqimeve të dy forcave ushtarake, por dhe të shpjegimit të fjalorit të gjuhës shqipe del se nuk ka qenë provokacion, por agresion ushtarak. Këtu kemi parasysh qëllimin, objektivat politikë, forcat pjesëmarrëse (ku greku i kishte të organizuar të tre llojet e FA në sulm), grupimi i forcave dhe mjeteve, pjesëmarrësit në agresion, kohështrirja që është jo tipike për incidente dhe provokacione, por për një agresion, në rastin konkret me synime dhe objektiva të kufizuara (jo e përfshirë në të gjithë territorin e vendit), por të një pjese të tij dhe posaçërisht në atë që greku e quan “Epiri i Veriut”.

Agresioni ushtarak i ndërmarrë nga forcat monarko-fashiste greke ishte një agresion ushtarak me objektiva të pjesshme, por po të kishin arritur ato objektiva, në përfundim do të ishte agresion ushtarak me objektiva vendimtare.

24 komente në “Provokacion apo agresion ushtarak”

  1. Theatre and Drama says:

    po si thote djali i kurves dashnor kapoci..nuk ishte lufte,thote,ishin disa incidente,madje ishin shqiptaret qe peovokuan dhe me pas sulmuan Greqine…
    po keta nuk e kuptojne akoma qe paguhet nga fondet greke,e kerkon te ç’beje me doemos nje nga momentet e rralla me te lavdishme te popullit shqiptar,
    I tere populli ne kembe me arme ne dore,nga Vermoshi ne Konispol gati per te dhene jeten per atdheun..ne front sy per sy e dhemb per dhemb per te mbrojtur cdo cm te territorit te Shqiperise…
    Lavdi deshmoreve te Atdheut,
    Kazmen ne koken e markagjoneve,o Enver te lumte dora

    1. Flm says:

      Hahahaaa akoma vazhdoni me ket histori perallash ??
      Perse te bedojm Turk-Arnautin Bernad (pika qe ste bie) dhe mos te besojme arkivat Amerikane (qe para 1 jave i botoj gazeta Tema).
      ###
      Jeni mjeran te pa shpres, te pa Fe, pa histori, kultur dhe te ardhme.
      Sepse vet zgjodhe (dhe vazhdini akoma) qe te ndertoni te ardhmen (historin) mbi genjeshtra dhe fantazira.

      1. u dhime duke qesh says:

        … sepse amerikanet ne ate kohe ishin aleate te grekut dhe ishin dakort me aneksimin e Shqiperise se Jugut ndaj Graqise.
        Kuptove pisoglendi mou?

        1. Flm says:

          Mos qesh shum se na qelbe (ik regullo te Hygjia rodelen e shyer te bithes, qe te permbahesh).
          ###
          Po ju deri dje i thurrnit levdata Amerikes dhe presidenti te atehershem Willson qe pas luftes 2B nju njofi si shtet ne OKB dhe ju ruajti teresin territoriale.
          ###
          Madje dhe monument i keni bere Thomas Willsonit ne qender te Tirane, me sheshe dhe rruge ne emer te tij.

          1. u dhime duke qesh says:

            Amon na trego se ku e rregullove rondelen e bythes ti, se ashtu kam nje te njohuren time (edhe ti mund ta njohesh)!? Te Hygeia the e? Rrofsh katunaro, do e kem parasysh ?

    2. Theatre and Drama says:

      ore TemA
      ça eshte ky o qe me eshte qep e nuk me shqepet,me ka gjet belaja o zotri hahaha .. nuk bej do nje koment se vjen me vrap ky tipi me ngjitet nga mbrapa..pash zotin se dashnore ta kisha pas nuk do me qepej keshtu bobobo

      1. uhahahaaaaaa says:

        Eshte Flm-ja, ai cobani i dhive, qe i lan dhembet me lesh arapi ? ? ?

      2. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

        arapi mou,ta ka fajin rrondelja e bithes,qe qelbet ere turku……………

        1. Theatre and Drama says:

          anastas,
          e shpoi motra pussy-n ne Egje per te nxjerre “gaz” mo?
          po po e shpoi…por ne vend te “gazit” nxori te gjatin me gunga te Erdoganit ahahaha (se bej shaka)

  2. qytetari says:

    Amorali ketu ne kete vend vazhdon te prezantohet me te gjithe dimensionit e vet,me te keq:
    Kur ne gjithe vendet e tjera ata qe mbajne tituj shkencor,perfaqesojne mendimin me cilesor dhe me serios te vendit,ketu tek ne shume nga ata dalin dhe prezantojne ate me imoralen,me antinjerzorin dhe me antipatriotikun.
    ´´profesore´´te ketij lloji kane mbrojtur dhe doktoratura ne universitetin e Tiranes,me temen:
    Skenderbeu si armiku i pushtuesit osman,qe i pengoi ata te pushtonin kete vend.
    Dhe ky pordhesor hileqar dhe pa moral me siper,cfrytezon ate,qe duke shtremberuar historine ne mes te dites,do ti vije mbas si gjithmone me hyrja byrja si gjithmone,nje mase jo e vogel injorantesh te mbartur nga kohet e osmanit dhe hoxhes,qe as nuk dine cfare do te thote atdhe,por vec te kenaqin urrejtjen e tyre prej kafshe te eger.
    Dhe harrojne,qe bashke me pordhesoret,ata vazhdojne te kafshojne bishtin e tyre,qe mezi mbahet,nga te gjakosurit.

    1. uhahahaaaaaa says:

      O qytekar,, ca pate o gomar, te hyri palla dhe te dogji uahahahahahaahaaaaaaaaaaaaaaaaa

      1. Theatre and Drama says:

        per nje kurdh te anastasit historia e Shqiperise eshte gjithmone e shtremberuar,ndersa historia e Greqise eshte e drejte…
        mgjt,ç rendesi kane llafet?
        ne fund vete greket jane konshient qe ne 49” pesuan nje nga deshtimet me te dhimbshme te historise se tyre,jo per nga numri i te vrareve ,apo roberve,sepse ishte konflikt relativisht i shkurter,
        por per nga prestigji..
        e tja beje turku grekut eshte fare normale..por te ta beje Shqiperia,kjo eshte skandaloze hahaha
        Greqia me ushtri dhe arme moderne,artileri e avione,por mbi te gjitha me mbeshtetjen e britanikeve
        ndersa Shqiperia e varfer me armatim nga lufta 1 boterore

    2. katarakti says:

      Pse je terbuar?! Ke kafshuar bishtin tend?! Ku qenka shtremberuar historia?!

  3. arben says:

    Flm, Bernard per analizen ushtarake te sakte te kesaj ngjarje qe nuk duhet harruar. Pavaresisht deklaratave politike dhe permiresimit te marredhenieve midis te dy vendeve, Greqia akoma nuk e ka hequr ligjin e luftes pasi atje vazhdojne te shohin endrra me sy hapur se do marrin Vorio-Epirin.

  4. Erdogan says:

    Te vetequajturit Shqipetare qe bota dhe historia e saj i njeh me emrin Albania,duhet te mesojne Alfa-Beten apo A.B.C ne.
    Njifen keshtu,se ashtu deshen turqit si Deputeti dhe Governatori turk i cili luftoi per turqine Ismail Beu,Frashellinjte,Hasanet etj si Arnaut nga turqit dhe Arvanos nga Greket.
    Mblidheni “Mendjen”,Arvania u krijua si nje Pashallek brenda Turqise duke u mbeshtetur nga armiqte e ketij Kombi te Lashte te Pirros,Italine dhe Angliamerijen se kane mbushur Museumet e tyre me pasurite tona Kombetare.
    Po kush ishin keta Arvanoset apo Arnautet?
    Ishin Epirote dhe Ilyre perpara Turqise.
    Per 1100 vjet ishin Greke Perandorise Bizantine,kishin Institucione vetem Greke dhe ata qe u tur-qizuan nga pushtimi Osman,shkruanin arabisht,shkonin ne Xhamija dhe degjonin Arabisht,flisnin turqisht,urrenin ata qe nuk e quanin veten turq,mbanin arme,kishin privilegje,poste,ofiqe,pasuri e te tjera,ecetera
    Historia e Shqiperise eshte e qarte per ne Epirotet,Ilyret,Greket.
    Si mund ti quanin si “veten” njesoj Arnaut,Arvan,Alban,Arber ju te degjeneruar me emra te huaj zoti Bernard,Heronjte e Bregdetit qe sot kane Identitet Greke me Emra te Lashte duke dale kunder (contra) edhe Diktatures se Krishtere?
    Te mendosh qe nga Nivica,Agios Vasilis ne kohen e Bizantit sot (Shenvasi latinisht,Saint) Lukove,Piqerni (Piqeras),Qeparo,Kudhes,Himara,Vuno (Mal shqip),Dhrimadhes (Dhermi),Palase,Narte etj Emrat e tyre te Lashte Greke ne keto fshatra si Athina,Aristotel,Platon,Sokrat,Dhimiter,Vasil,Pirro,Melpomeni,Kalopi,Qimonas,Llambros,Filip,Aleksandros dhe Gluha e tyre Greke e folur nga te moshuarit sepse ua mbyllet Skoliot dhe iu mohuat ju “turqit e rinj” te rinjve ne Bregdet?
    Pse ua hoqet Kombesine Greke?
    Pse nuk e quani Kostandinopoleos qytetin ne Nder te Ilyrit me Y Greke Kostandinit ne qofte se “lyre” por ashtu sic do Baba juaj,Stamboll?
    Ju jini turp per faqe te zeze.

    1. Bollano says:

      Ik pi ilace, se historia nuj mesohet tek gazeta e Meros. Ik te qirje Dulja te jape tasin e supes per sot.

      1. Vangjel Dule says:

        Supe me karrota per sot

    2. vunjoti says:

      O Pisoglendo Flm-Erdogan, mos u lodh kot o karagjoz, se corben tende nuk e ha as gomari i fshatit.
      Te fala sat’eme!

  5. Komunisti i papenduar says:

    Masat qe duhen marre: Sherbim i detyruar ushtarak per meshkujt per 14-muaj. Sherbim i detyruar ushtarak per femrat 3-muaj. Fortifikim i kufirit me Greqin dhe Serbin. Stervitje ne shkolla per femijet mbi 12-vjec. Blerje armatimi shtese,fumksionimi i uzines se Policanit. Zbor per meshkujt deri ne 50-vjec dhe per femrat deri 40-vjec. Levizni bythen o barkmedhenj nuk mbrohet vendi nga kafeneja.

  6. taso kume says:

    AUSTRIA DHE AMERIKA JANE SPONSORET KRYESORE NE KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTARE,ja u shkruajta me shkronja te madha qe mos e haroni kurre,kundra ka qene ANGLIA DIJE JO SOT ,FRANCA E RUSIA SOT E PERGJITHMONE.

    1. ca po thua says:

      Jo o kokpatate analfabet. Nuk eshte ashtu! Gjerat jane shume me relative se c’thua ti dhe PIKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje