NGJASHMËRI/ "Të vdesësh nga një virus gripi s'është realitet vetëm i ditëve të sotme", viti 1937: Vdes nga gripi gruaja e drejtorit të “Demokratia”-s

15 Gusht 2020, 10:37Dossier TEMA

Të vdesësh nga një virus gripi, nuk është një realitet vetëm i ditëve të sotme.

83 vjet më pare, në një gazetë të periudhës së mbretërisë gjejmë në faqen e parë një lajm vdekjeje pikërisht për shkak të gripit.

Atëkohë, tensioni i gripit spanjoll, i cili kishte shkaktuar shumë viktima në gjithë botën, ishte ende i freskët edhe në Shqipëri.

Faqja e parë e gazetës “Demokratia” e drejtuar nga Xhevat Kallajxhi, ishte hapur ditën e 6 marsit 1937 me një lajm zie. Zonja e drejtuesit të kësaj gazete ishte ndarë nga jeta si pasojë e gripi, shoqëuar edhe prej disa shqetësimeve të tjera shëndetsore.

Pra si sot me koronavorusin, ku jetëhumbjet vijnë dhe për shkak të sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese.

Lajmërimi në faqen e parë jepet me pak fjali:

Një zonjë e mirë vdiq javën e shkuar dhe u varros me nderime: Faikat Kallajxhiu, e shoqja e Drejtorit tone, zotit Xhevat Kallajxhiu.

Një grip në krye, pastaj një bronco-pneumoni, në këto e sipër edhe një pjellje para kohës, e shpunë në varr brenda 5 ditëve, në një moshë shumë të re. 

Nga një familje shumë e mirë dhe patriotike e Gjirokastrës, Faikat Kallajxhiu ka qenë model mëme dhe gruaje, e pajisur me cilësira të zgjedhura morale e mendore. 

Vdekja e saj e papritur hidhëroi tërë shoqërinë e Gjirokastrës, e cila e çmonte dhe e qarkonte me stimë dhe sympathi të veçantë.

La të pangushëlluar të shoqin, fëmijën dhe mëmën e motrat, që do ta vajtojnë e do ta kujtojnë gjithnjë.

Në këtë zi të madhe  të Drejtorit të saj, kjo gazetë merr pjesë me gjithë zemër dhe derdh lot pikëllimi në varrin e njomë që mbulon një Lule.

“Redaksia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje