Shpërthim në një anije pasagjerësh në Greqi, 4 të plagosur

24 Gusht 2020, 10:21Rajoni TEMA

Një shpërthim i lehtë ka ndodhur në një anije udhëtarësh në portin Heraklion në Kretë të Greqisë gjatë mëngjesit të sotëm.

Mediat fqinje raportojnë për të paktën 4 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital për trajtimet e nevojshme.

Sipas informacioneve të para, të dëmtuarit kanë pësuar djegie, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Incidenti ndodhi gjatë punimeve për mirëmbajtjen e anijes.

Gazeta “Protothema” shkruan se mjeti lundrues nuk ka pësuar dëmtime të mëdha nga shpërthimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje