Videoja e rrallë e Mesit fëmijë që përloti të gjithë: Dua të luaj për Barcelonën

26 Gusht 2020, 21:22Sport TEMA

Sporti më i populluar në botë, futbolli –  ka legjendat e tij, të cilëve zor se mund t’iu harrohet emri, kjo pasi ata (legjendat) tashmë i kanë dhënë shumë futbollit dhe kanë shkruar historinë.

Futbollistët mund të heqin dorë nga futbolli, të pensionohen, madje me lotë në sy, por largimi nga një klub në tjetrin nuk është ndonjë ‘problem’ i madh për tifozët, pasi janë mësuar me lojtarë të ndryshëm të militojnë nëpër klube të ndryshme.

Megjithatë, ekziston një rast i vetëm dhe i veçantë, bëhet fjalë për largimin e legjendës së futbollit, Lionel Mesit nga Barcelona, që theu çdo rekord në rrjet e që mërziti mijëra fansa në të gjithë botën.

Kështu me konfirmimin nga ana e tij se dëshiron të largohet nga Barcelona, shumë klube të mëdha janë vënë pas tij.

Sidoqoftë, me apo pa Barcelonën – Lionel Mesi është dhe vazhdon të mbetet futbollisti më i mirë që ka pasur bota e futbollit ndonjëherë dhe, legjendat si ai janë shumë të rrallë.

Një video është duke qarkulluar së fundmi ku shihet Mesi shumë i vogël, aty ku tregon dëshirën e madhë për t’u bërë pjesë e klubit të Barcelonës. Kjo video përloti shume fansa të legjendes argjentinase.

 

 

“ I want to play for Barcelona one day, for me the best club in the world ” ?? @leomessi

A post shared by Leo Messi (@allleomessi) on

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje