Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë: Vajza më pyet kur do kthehemi në Shqipëri?

27 Gusht 2020, 18:15Sociale TEMA

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu ka dhënë një mesazh për të rinjtë e LSI që ndodhen si çdo verë në Jalë.

Ai thotë se këto janë kohë padyshim të vështira, por gjërat do të rregullohen me punë, kurajo e vullnet.

Arvizu u kërkon të rinjve që të luftojnë për atë që besojnë.

Në mesazhin e tij, ai zbulon se vajza e tij e pyet se kur do kthehen në Shqipëri.

Si fillim dhe mbi të gjitha shpresoj që të gjithë ju dhe familjet tuaja jeni të sigurt, që gëzoni shëndet të mirë dhe po shijoni verën sa me shumë që mundni. 

Ju që më njihni, më njihni si një person optimist por me duhet te them që kohët e fundit ka qenë një vit shumë i vështirë dhe një verë shumë e vështirë, tani për shembull kemi pasur të bëjmë me zjarret jashtë kontrollit në Kaliforni. 

Por sigurisht sfida më e madhe ka qenë pandemia botërore e cila ka goditur Shtetet e Bashkuara shumë rëndë. Më shumë se 170 mijë njerëz kanë vdekur dhe numri po rritet çdo ditë. Miliona njerëz kanë humbur punët e tyre, bizneset janë mbyllur dhe shkollat janë mbyllur gjithashtu.

Krahas pandemisë gjatë verës në qindra qytete nëpër SHBA ka pasur dhe ende vazhdojnë protesta me përmasa relativisht të mëdha. 

Jam i sigurtë që i keni parë videot dhe disa nga protestat kanë qenë fatkeqësisht të dhunshme, por dua të dini dhe të kuptoni që shumica e protestave, pjesa më e madhe e protestuesve kanë qenë tepër paqësor dhe qëllimi i këtyre protestave ka qenë thjesht kerkesa për Drejtësi Sociale. 

Konkretisht për të ngritur zërin ndaj racizmit sistematik, i cili ka qenë prej kohësh një problem i madh në shtetin tonë dhe vazhdon ende te jetë edhe sot. 

Për mua, dua të dini që besoj shumë fort se jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi dhe gjithashtu besoj fort te shprehja NO JUSTICE – NO PEACE, pa drejtësi vërtet nuk mund të ketë paqe.

Pra, janë kohë të veshtira sigurisht, por besoj me gjithe zemër se ne do punojmë për të ndrequr gjërat, dhe se gjithçka do te përmirësohen.

Kjo gje do te kërkojë shumë dashuri, dhembshuri dhe mirëkuptim, por edhe kurajo dhe vullnet për të luftuar per gjërat që besoni.

Kjo është diçka që të gjithë shqiptarët e kuptojnë, se ndonjëherë duhet të luftoni për atë që besoni. Dua të shtoj diçka pozitive. Disa nga ju e mbani mend vajzen tonë, ajo është 13 vjeç tani. 

Para pak kohësh ajo erdhi te unë dhe më tha ‘babi kur do kthehemi ne Shqipëri?’ dhe unë i thash ‘Çfarë mban mend nga Shqipëria?’, dhe ajo u përgjigj ‘unë mbaj mend gjithçka’.

Nuk e besoj këtë për asnjë minutë, por ajo dëshiron vërtet shumë të kthehet për të vizituar, gjithashtu edhe unë. Kështu i thash ‘kushedi , nëse gjërat rregullohen mbase shkojme verës tjetër.

Do te jete 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë pas gjithë atyre viteve të ndarjes. Pra, vera 2021 do te jete mbase ne Orikum, ose Drimadhe, ose në Velipojë por edhe në Jalë, kushedi, apo jo? 

Deri atehere kujdesuni për veten, kujdesuni mirë për njëri tjetrin. Mos harroni të luftoni për atë që ju besoni dhe mbi te gjitha kujdesuni për familjet tuaja, sidomos në këto kohë të rrezikshme. 

Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e javës tuaj dhe më mungoni. Do shihemi sërish. Mirupafshim” u shpreh Arvizu në mesazhin e tij.

 

21 komente në “Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë: Vajza më pyet kur do kthehemi në Shqipëri?”

  1. Kapterri says:

    Kur të fitojë zgjedhjet burri i shtetit. Të thërret vetë pastaj me gjithë familjen.

  2. apolonacademy says:

    Me gjithe respektin qe kam per shtetin Amerikan , por ju zoteri nuk keni lene gjurme te mira ne popullin shqiptar , me ty ambasdor ne shqiperi , u perkrah krimi shteteror i sali berishes , ishe ti qe lejove vjedhjen e zgjedhjeve per bashkine e tiranes qe ishe deshmitari kyc qe erdhe me perveshjen e mengeve te numeroje votat , i numerove dhe me pas ndihmone vjedhjen e zgjedhjeve , ishe ti qe quajte burre shteti kriminelin sali berisha , ishe ti qe quajte vrasesin lulezim basha , yll ne ngjitje , dhe me e shemtuara , qe nje ambasadori te shtetit me te rendesishem ne glob dhe familjar mbi te gjitha , nuk i lejohet te shpreher ne ate menyre , per femrat neper tv , apo modele dhe aktore , nuk ke bagazh per rolin qe te kishin besuar , ndaj do ishte me mire , te ishe thjesht nje person qe duhet te harroesh shume shpejt, prezenca juaj ne shqiperi , ose ardhjet tuaja kane trubulluar gjithmone per keq interesat e popullit shqiptar .

  3. Ledio says:

    Ka ngelur pa leka ky i gjori. I duhet ndonje sponsor nga politikanet legena shqiptar?

  4. lani says:

    you are welcome any time

  5. Lalka i radanecit says:

    Te paskan perfunduar $$$$, Gjynaf vetem Limprehti i nxorri ato qe perfitoi ?????

  6. Olimpia says:

    Dakord me Apolon…Kim,, koreania,, eshte kategori e vecante, bashke me Lu qe detyroi 140,, deputete,, si cecua me bicak te votonin drejtesine qe nuk e donin kurre.

  7. viktima says:

    Pergjigjia eshte e thjeshte or pseudodiplomat:Thuaji kur te behen zgjedhjet ,se do shkoj perseri te fus duart ne kutite e votimeve dhe te nxjerr Lulin fitues!Nese vajzes nuk i kujtohet ,thuaji eshte ai qe beri ekzekutimin e urdherit per vrasjet e 21 Janarit dhe une thuaj si Ambasador i kolonise me te madhe e etiketova “Yll ne ngjitje”!Ndaj premtoi qe do te vish ne 2021 !Po nuk iu kujtua as kjo thuaji qe do shkojme kur te kete perseri per te çuar serveret per ti fshire tek koopetentet,po nuk iu mbush mendja dhe per kete ,premtoi se do vish kur Guvernatori i Bankes te akuzohet per megavjedhje dhe ti do ta ndihmosh te dali siç bere me Fullhajnin!
    Ke bere emer ne kete vend ndaj nuk diskutohet qe te mirepresim!

  8. Mero Gelbaza says:

    Thuaji vajzes qe nuk ka me Shqiperi. Shqiperine e mori Greku. Na rrofte timonieri.

  9. Rrofte UCK says:

    Po ska faj vajza as gruaja qe duan te kthehen ne Shqiperi se ktu nuk ishe ambasador por mbret
    ashtu si KIMI tani.
    Ne vendet europiane ambasadorve te amerikes nuk jua dine emrin as ministrat kurse ktej beni ligjin.
    Ju adhuron biles edhe AVOKOT ngjela.

  10. Ylli says:

    Ky qe gati qante kur nuk ju realizua depozitimi i lendeve kimike ne Shqiperi! Fuck off you bitch.

  11. Ylli says:

    Ky qe gati qante kur nuk ju realizua depozitimi i lendeve kimike ne Shqiperi! Fuck off you bitch.

    1. aldo says:

      vajzen e paska marre malli per ate ‘mikun’ qe ka shqiptari…?

      1. tomka says:

        pse vetem shqiptaret kane ate veglen?

  12. Belgjika.. says:

    ambasadori me i keq i Amerikes..I ka thene nje vrasesi si berisha Burre shteti..Gabim i Rames qe u tulat si pule dhe nuk lajmeroi shtepine e bardhe per kinezin e ndyre..

    1. vertino says:

      Nuk i heq as pike as presje komentit tuaj”Belgjika”vecse do shtoj dicka me teper ne komentin tuaj”Bitchier Arvizu fuck you” o rrace bastarde kineze qe kurre nuk perfaqesove US por interesat e tuaj.

  13. Koli says:

    Qenka bere si kokrrock.Ik mor mut se matrapaz ishe ti nuk ishe burre shkerdhat muti.

  14. Urimi says:

    Ti do vish me 21 janar, te vesh lule tek te vraret nga burri shtetit. Ti duhet te jesh si i pandehur me ato qe vrane.

  15. Qinani says:

    Tamom si Dulla Jon e paska shkrujt fjalimin.
    Ka harru t shtoj ate fjalin,do ham patate t zime n Fajt,se patatet jan dhe gjell dhe buk..

  16. Xhafa says:

    Rri aty ku je . Muri leviz e burri jo.

  17. Pensionist says:

    Per kete ambasador ne kemi shume rrespekt!

  18. PO , PO says:

    Ketu gjete parajsen zotrote dhe , mnegjithate , e bere si puna e lopes qe e derdhi kusine e mbushur me qumesht ! Ne memorjen e shqiptareve , ju z. Arvizu jini nje politikan i dyshimte me deklaratat e tua “te burrit te shtetit” , “yllit ne ngjitje” dhe dhuraten qe i bete “Yllit” , duke e ulur ne fronin e k/bashkiakut me vota te vjedhura .Ne cilin vend te botes tolerohet vrasja e protestuesve te pa armatosur e me duar ne xhepa ?????? !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje