“Njerëz të ndaluar”! Fotot e rralla të ‘armiqve të popullit’, nga vilat e sallonet mondane të aristokracisë europiane, në barakat e kampeve të internimit të regjimit komunist

27 Gusht 2020, 08:55Dossier TEMA

Nga Dashnor Kaloçi

Publikohen fotot e rralla të disa prej familjeve më të mëdha dhe të njohura të Shqipërisë, që vuajtën për afro 45 vite në kampet e internimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, pasi që nga viti 1944, kur ende nuk kishte mbaruar Lufta, ato u etiketuan si “familje reaksionare dhe armiq të popullit”.

Foto me imazhe të panjohura të “Familjeve të ndaluara”, si: Dosti, Kupi, Mirakaj, Merlika, Mulleti, Frashëri, Çelo, Gjonmarkaj, Kola, Kaloshi, Staravecka, Dine, Dema, Pervizi, Radi, Gjeka, etj., nga barakat e internimit të mbuluara me katrama dhe dritare pa xhama, puna në buqësi e ndërtim, e deri tek gëzimet familjare, si ditëlindjet e dasmat, si dhe ceremonitë mortore në varreza.

Historia e panjohur e pasarëdhësve të ish-kryeministrit Mehdi bej Frashëri, ministrave Hasan Dosti e Kol Bib Mirakaj, diplomatit, Tefik Çelo, etj., ku një pjesë e tyre pasi ishin rritur në vila luksoze dhe sallonet mondane si të aristokracisë europiane, pas ardhjes së komunistëve në pushtet, kaluan për afro gjysëm shekulli të jetës së tyre (në tre-katër breza) në kampet e internimit, duke filluar nga Kruja, Berati, Qyteti Stalin, Kamza, Tepelena, e fushave të Myzeqese, në Gradishtë, Savër, Grabjan, Plug, Bedat etj.

Memorie.al me rastin e 23 gushtit, e njohur si Dita e të Zhdukurve nga regjimet totalitare (naziste e komuniste) në Europë e mbarë botën, sjell 32 foto me imazhe të rralla të këtyre familjeve, duke filluar nga “koha e artë” e tyre në periudhën e Monarkisë së Zogut dhe atë të pushtimit të vëndit, tek “mizerja komuniste” ku ato kaluan jetën për afro gjysëm shekulli.

Diçiturat e 32 fotove

Foto 1.  Shehriar Frashëri Çelo, (e bija e ish-kryeministrit, Mehdi bej Frashëri), në internim në fshatin Gradishtë të Lushnjes në vitet ’60, në dritaren pa xhama të barakës ku jetonin.

Foto 2. Shehriar Frashëri Çelo, me mbesën e vogël, vajzën e Tefik Çelo. Foto e bërë më 1 maj 1975.

Foto 3 – 4. Edison dhe Elinora Çelo, (vëlla e motër), fëmijët e Tefik Çelo, nipit të Mehdi Frashërit, në internim në fshatin Gradishtë të Myzeqesë.

Foto 5. Tefik Çelo, nipi i Mehdi Frashërit me bashkëshorten Vexhije, në internim në fshatin Gradishtë, në fillimin e viteve ’70.

Foto 6. Tefik Çelo, nipi i Mehdi Frashërit në internim në fshatin Gradishtë. Foto e bërë në moshën 27 vjeçare, ku ai ende ruan veshjet e shtrenjta të markave europiane, të trashëguara nga babai i tij, Remziu, që nga periudha e Luftës, kur ende nuk kishte përfunduar në internim.

Foto 7. Lek Mirakaj nga familja e njohur e Kol Bib Mirakajt me origjinë nga Puka, (në plan të parë, i ulur) dhe Tefik Çelo, gjatë periudhës që punonin në ndërtim të objekteve të kooperativave bujqësore.

Foto 8. Moisi Mirakaj dhe Tefik Çelo, gjatë periudhës së internimit.

Foto 9. Një grup të internuarish gjatë kohës që punonin në ndërtim: Abdurrahman Kaloshi, Tefik Çelo, Evgjen Merlika, Sherif Kaloshi, Halil Zenuni, Gëzim Bylykbashi etj.

Foto 10. Halil Zenuni Tefik Çelo dhe Genc Pervizi (lart), Reshit Qazim Mulleti, Moisi Mirakaj dhe Lek Mirakaj, gjatë kohës që punonin në ndërtim.

Foto 11. Në këmbë lart nga e djatha: Abdurrahman Kaloshi, Valentin Prenk Pervizi, Neim Staravecka, Mimika Çelo (nusja) Vexhije Çelo, Tefik Çelo, Lek Preng Pervizi, Viktor Hasan Dosti, Men Mena dhe Ernest Hasan Dosti. Poshtë të ulur: Suzana Kaloshi, Genc Preng Pervizi, Bajazit Kaloshi, Babeta Dosti, Tomorr Hasan Dosti (me të bijën) dhe Arta Dosti. Foto e bërë me rastin e ceremonisë së martesës së Mimika Çelos, motrës së Tefik Çelo.

Foto 12. Naim Staravecka, Halil Zenuni, Moisi Mirakaj, Genc Pervizi, Gazmir Kaloshi, Lek Previzi, Lek Mirakaj dhe Tomorr Dosti (anash në të djathtë të fotos me lopatë në dorë), gjatë ceremonisë së varrimit të një bashkëvuajtësi të tyre.

Foto 13. Ylber Starova, (vajza në krah tij, e paidentifikuar) Mimika Çelo, Tefik Çelo, Veronika Hasan Dosti, si dhe Ernest Hasan Dosti me bashkëshorten dhe djalin e vogël. Foto e bërë para barakës së tyre në fshatin Gradishtë.

Foto 14. Evgjen Merlika, Lek Mirakaj dhe Tefik Çelo. Foto e bërë në ditët e para të vajtjes së tyre në internim në fshatrat e Myzeqesë, fillimi i viteve ’50.

Foto 15.  Lazër Radi (gazetari, publicisti dhe shkrimtari i famshëm), Rrok Rroku, Vexhije Çelo (me fustanin e nusërisë) Tefik Çelo dhe Xhelal Kaloshi. Foto e bërë me rastin e ceremonisë së martesës së Tefik Çelos me bashkëshorten, Vexhijen.

Foto 16. Lekë Mirakaj (i biri i Kol Bib Mirakaj), Mois Mirakaj, Tefik Çelo dhe Neim Xhelal Staravecka. Foto e bërë ditën e ceremonisë së martesës së Tefik Çelos me bashkëshorten, Vexhijen.

Foto 17. Mehdi bej Frashëri, ish-kryeministri i Shqipërisë. Foto e bërë në Romë në vitet ’30.

Foto 18. Shehriar Frashëri (Çelo), (e bija e Mehdi bej Frashërit), me bashkëshortin, Remzi Tefik Çelo dhe vjehrrin e saj, Tefik Çelo, (ulur), që mban në dorë Mimika Çelo, të bijën e djalit të tij, Remziut. Foto e bërë në vilën e tyre në Selanik në fillimin e viteve ’30, ku familja Tefik Çelo, konsiderohej një nga dhjetë familjet shqiptare më të pasura të Greqisë.

Foto 19. Shehriar Mehdi Frashëri, me të bijën, Mimikën. Foto e bërë në Selanik në vitin 1930 me rastin e vitit të ri.

Foto 20. Shehriar Mehdi Frashëri (e katërta nga e majta) me disa nga mikeshat e të afërmet e saj. Foto e bërë në Selanik në mesin e viteve ’30.

Foto 21. Mehdi bej Frashëri me të bijën, Shehriarin. Foto e bërë në mesin e viteve ’30, në Selanik të Greqisë.

Foto 22. Rakip Frashëri, (i biri i Mehdi bej Frashërit), gjatë një aktiviteti me arbëreshët e Italisë. Foto e bërë në fillimin e viteve ’50.

Foto 23. Rakip Frashëri ( i teti nga e majta, me një letër të mbështjellë tub në dorë, në krah të Abaz Kupit). Foto e bërë në SHBA-ës, gjatë një aktiviteti të mërgatës antikomuniste shqiptare. Në fillimin e viteve ’70.

Foto 24. Mehdi bej Frashëri me të birin Rakipin (në të djathtë të tij) dhe dhëndrrin e tij, Remzi Çelo. Foto e bërë në Selanik, në mesin e viteve ’30.

Foto 25. Mehdi bej Frashëri me të birin Rakipin dhe të bijën, Shehriarin. Foto e bërë në fillimin ne viteve ’40 në Itali.

Foto 26 dhe 27. Mehdi bej Frashëri, në vitin 1943, në Parlament me Regjencën. (Në krah të tij, Mihal Zallari, kryetar i Parlamentit Shqiptar dhe Patër Anton Harapi. Më tej, kryeministri Rexhep Mitrovica dhe regjenti Fuat Dibra)

Foto 28. Kryeministri Mehdi bej Frashëri në vitin 1936 duke shkuar në parlament në mes kordonit të truprojes së nderit.

Foto 29. Rakip Frashëri, gjatë një aktiviteti në vitet ’70 me “Vëndet e robëruara nga komunizmi”, të Europës Lindore, ku ai përfaqësonte Shqipërinë.

Foto 30. Mehdi Bej Frashëri me të birin, Rakipin dhe disa miq të tyre, në Romë në fillimin e viteve ’40.

Foto 31. Ceremonia mortore e Neire Frashërit, (bashkëshortes së Medi bej Frashërit) në Romë në vitet ’70.

Foto 32. Vexhije Çelo, bashkëshortja e Tefik Çelos, me 22 mars 1992, ditën e fitores së Partisë Demokratike, në Gradishtë./Memorie.al

2 komente në ““Njerëz të ndaluar”! Fotot e rralla të ‘armiqve të popullit’, nga vilat e sallonet mondane të aristokracisë europiane, në barakat e kampeve të internimit të regjimit komunist”

  1. CURRI says:

    Lavdi familjeve te nderuara Shqiptare, qe vuajtén aq shume, nga nje regjim qe drejtohej nga Jugosllavet e Ruset, duke perdorur familjet me te ulta shqitare, me ne krye Enver qelbesiren dhe kesht e tij.

  2. Shqiptari vertet says:

    Fain nuk ja pati PPSHja ktyre , ja paten te paret e tyre qe bashkepunuan me pushtusin dhe ben krime kunder popullit te vet ne llogari te te huajve , bashkepunuan me agjenturat e huaja e nuk lan krim pa ber kunder popullit dhe atdheut , kta nese punonin ne ndertim ku ishte e keqja ktu , ku ti linim kta plera ne mes te Tiranes apo se na nerun pun tradhtaresh aty e kishin shum , ne ndertim punonin dhe njerez njemij her me te mir se kta , kta ishin llumi komtar, ne ndertim punonin dhe komunist dhe ne koprativ dhe ku jetonin kta mostra jetonin dhe familje deshmoresh , ne ka njerez qe duhet te ankohen jan kta te paret qe luftuan per lirin e vendit , jo kta plera qelbesira antishqiptar pasardhesit e bandave te veriut qe luftonin ne llogari te agjenturave te huaja, pun pisash , shikoini sot prap antishqiptar kan mbetur , po sot komunizmin luftojn kta zhulca , po kur dorzuan kuroren dhe flamurin tek duçja partia komuniste ja pat fain qe nuk egzistonte far ne at koh , kta plera smeritonin atdhe se i vun pushken ne xhdo koh vendit te vet vetem per ofiqe e para maskarenjt dhe llumi kti populli kan qen . Ate qe meritonin moren , mjaft i kemi qa hallin per gjynof ktyre plerave se po na hipin ne qaf po naj shesin tradhtit e tyre per patriotizem , ktyre duhet treguar vendi ne xhdo koh , se ne xhdo sistem kta pisa kundershtar te kombit vet jan , brez pas brezi , turpi i mbuloft per tradhtin ndaj atdheut . Kan qen llumi kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje