Arsenali shtang Liverpoolin në finale, tjetër trofe për “Topçinjtë”

29 Gusht 2020, 19:49Sport TEMA

Pas fitores së FA Cup vetëm 29 ditë më parë, Arsenali ka fituar dhe Superkupën e Anglisë, përballë Liverpool, kampione e Premier League.

“Topçinjtë” bënë një pjesë të parë të shkëlqyer, madje duke shkuar në dhomat e zhveshjes edhe në avantazh.

Kapiteni Aubameyang shënoi një supergol me të djathtën në minutën e 12-të. Pjesa e dytë, foli më mirë për Liverpool.

Klopp aktivizoi Minaminon dhe ky i fundit, ndryshoi fatet e takimit, duke barazuar shifrat dhe duke çuar ekipet drejt pikës së bardhë së penalltisë.

I vetmi që gaboi, ishte sulmuesi i ri i Liverpool, Rhian Brewster, ndërsa penalltinë e fitores, e shënoi kapiteni Aubameyang, i cili ngriti trofeun e dytë brenda një muaji.

Community Shield, finale

Arsenal – Liverpool  1-1 (4-5)
Aubameyang 12’ / Minamimo 73’

1 komente në “Arsenali shtang Liverpoolin në finale, tjetër trofe për “Topçinjtë””

  1. Trotski says:

    5-4 Dhe jo 4-5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje