Juventusi kontakton babain e Messit, në një ekip me Ronaldon?

28 Gusht 2020, 22:15Sport TEMA

Ëndrra e të gjithë tifozëve për të parë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në një ekip mund të bëhet realitet.

L’Equipe shkruan se Juventusi është i interesuar për shërbimet e argjentinasit.

“Pleshti” ka vendosur të largohet nga Camp Nou dhe është shumë afër ekipit të Manchester City-t.

Kjo nuk ka penguar Leonardon e PSG që të flasë me babain e tij Jorgen, por jo vetëm kaq.

Prestigjozja franceze zbulon se ka qenë dhe Juventusi që ka kontaktuar menaxherin e Messit.

Kampionët e Italisë duan t’i bëjnë bashkë dy futbollistët më të mirë të botës, pavarësisht se e dinë se një lëvizje e tillë është e vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje