Kalendari për Kategorinë Superiore, zbulohen përplasjet e javës së parë. Menjëherë duel titulli

28 Gusht 2020, 11:36Sport TEMA

Ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i Kategorisë Superiore. Kështu, kampionati do të startojë më datë 12 shtator, teksa në javën e parë të saj bie në sy dueli mes Tiranës dhe Kukësit.

Dy ekipet që në sezonin e kaluar ishin pretendentet kryesore dhe zhvilluan një duel deri në javët e fundit të kampionatit që më pas u fitua nga bardheblutë.

Edhe në këtë sezon kryeqytetasit me verilindorët shihen si ekipet favorite për titull, ndaj ndeshja e parë do të jetë një luftë e fortë sportive.

Në javën e parë, bie në sy edhe ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeut, sfidë që në sezonet e fundit ka dhuruar gjithnjë spektakël.

Ndërkohë, Partizani e nis në transfertë ndaj Kastriotit të sapongjitur, ndërsa Apolonia që gjithashtu vjen nga Kategoria e Parë, luan në transfertën e Shkodrës ndaj Vllaznisë.

Ndeshjet:
JAVA 1:
Tirana-Kukësi
Teuta-Skënderbeu
Vllaznia-Apolonia
Bylis-Laçi
Kastrioti-Partizani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje