Meqenëse u mësua të martën pasdite që Leo Messi kishte kërkuar zyrtarisht, përmes një “burofax”, që të largohej menjëherë nga Barcelona, me pak më shumë se një muaj për t’u mbyllur merkatoja e verës (5 tetor), menaxherë të shumtë europianë janë në garë për t’iu ofruar katalanasve zëvendësuesin e yllit argjentinas. Sipas “Mundo Deportivo”, nuk ka kaluar shumë kohë, që një emër të spikasë mbi të tjerët, si e ardhmja e Barçës.
Sadio Mané, sulmuesi i majtë i Senegalit dhe Liverpool, i cili u katapultua në elitë nga Ronald Koeman, kur trajneri hollandez drejtonte Southampton, iu është ofruar gjigantëve të La Liga-s përmes ndërmjetësve, sipas portalit “Tuttomercatoweb”.
Ai shkoi në “Anfield” më 2016, ku është evidentuar si një nga yjet e botës, sidomos për shpejtësinë dhe aftësinë e shënimit dhe asistimit. 28-vjeçari Mané ka hedhur poshtë ofertën e rinovimit të Liverpool, duke mos e lidhur të ardhmen me kampionët europianë 2019 dhe të Premier League 2020.
Afrikani është, gjithashtu, një futbollist që Zinedine Zidane e pëlqen shumë për të forcuar sulmin e Real Madridit. Edhe pse nuk ka një klauzolë përfundimi të kontratës, flitet për një çmim tregu rreth 120 milionë euro. Mané e di se te Barça do të kishte një rol kryesor me trajnerin Koeman, nën urdhërat e të cilit punoi dy sezone (2014-2016) te “shenjtorët”.
Nëse Real e kërkon për 120 mil,Liverpool tu a çojë me çarter sa më parë.
Lojtarë si Mane që humbet 90% të rasteve Liverpool gjen me lopatë.
Qe te krahasosh Manen me Mesin eshte sikur te shohesh endra me sy hapur!Qe te beshe te tilla analiza apo perkthime per margaritarin e futbollit eshte tallje ndaj vetvehtes!
Si Mane-ja mund te gjesh sa te duash rrugeve te Afrikes,ndersa per te gjetur nje si Mesi veshtire se as laboratoret me ne ze nuk e prodhojne dot!
Ndaj ju lute jo çdo shitje apo blerrje mund te krahasohet me vleren e lojtarit me te mire te te gjithe koherave te rruzullit tokesor Lionel Mesi.Ndaj lerini shakate e kripura te Duçes!