PRAPASKENA: Ja pse Conte u bind të mos dorëhiqej nga Interi!

26 Gusht 2020, 22:30Sport TEMA

“Mister, qëndro me ne! Kemi një punë për të përfunduar!”… Thelbi i mesazheve që kanë pushtuar telefonin e Antonio Contes ka qenë ky! Një “rrebesh” thirrjesh për të mos u larguar nga Interi, nga lojtarët te stafi, magazinierët e deri te kuzhinierët zikaltër…

Të gjithë të dashuruar pas tij, të gjithë të vetëdijshëm se ky mund të jetë sezoni i duhur për t’u kthyer të fitohet një trofe pas 10 vitesh thatësirë!

Gazzetta dello Sport zbulon një nga motivet që shtynë Antonio Conten të mos jepte dorëheqjen dhe të ulte tonet, duke u pajtuar me drejtuesit Marotta dhe Ausilio dhe premtuar presidentit maksimumin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje