Belgjika, stacioni i radhës në Formula 1

28 Gusht 2020, 11:31Sport TEMA

Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 7-të të sezonit që do të zhvillohet në Belgjikë, transmeton Anadolu Agency.

Gara e shtatë e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet me 44 xhiro në pistën e gjatë 7.4 kilometra Spa-Francorchamps në administratën lokale Stavelot të Belgjikës.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 30 gusht në orën 15:10.

Piloti i ekipit Mercedes që është lider në kampionat, Lewis Hamilton ka fituar 4 herë ndërsa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas dhe piloti i Red Bull, Max Verstappen kanë kryesuar nga një herë.

Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve përpara Çmimit të Madh të Belgjikës janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 132 pikë

2. Max Verstappen (Holandë): 95

3. Valtteri Bottas (Finlandë): 89

4. Charles Leclerc (Monako): 45

5. Lance Stroll (Kanada): 40

6. Alexander Albon (Tajlandë): 40

Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 221

2. Red Bull: 135

3. Racing Point: 63

4. McLaren: 62

5. Ferrari: 61

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje