Shqipëria ka ende shumë plazhe “sekrete” të cilat pritet të zbulohen nga turistët vendas dhe të huaj.
Një prej tyre është edhe plazhi i Fllkasë. Fllaka është një fshat i Durrësit, plazhi i të cilit shtrihet në hapësirën fill pas Bishtit të Pallës. Vetëm 11 kilometra nga Durrësi ky plazh po kthehet në një destinacion tursitik mjaft të preferuar, ku mund të pushosh në qetësi, në një plazh me rërë dhe ujë mjaft të pastër.
Rruga nga Durrësi deri në kurorën e gjelbëruar me pisha të këtij plazhi zgjat vetëm 11 kilometra. Me t’iu afruar brezit me pisha ndihet era e detit dhe shpaloset laguna.
Plazhi në këtë zonë është mjaft i preferuar për shkak të pozicionit shumë të mirë gjeografik, ujit të pastër, brezit të gjerë të rërës, kurorës së gjelbërt të pyllit me pisha, shërbimit me çmime të lira në restorante.
Ky plazh të ofron mundësinë e relaksit total në një zonë ende të pazbulur, megjithëse gjithnjë e më shumë qytetarë nga Tirana e Durrësi kanë tashmë si destinacion për të kaluar fundjavën këtë plazh.
Megjithëse investimet janë ende minimale, ato janë shtuar vitet e fundit, duke të dhënë mundësinë të zgjedhësh mes plazhit publik dhe atij privat.
Investimet në lokale dhe bare megjithëse janë simbolike, sërish gjen disa vende mjaft të bukura ku mudn të konsumosh drekën. Lokalet janë thuajse të gjitha prej dërrase. Kuzhinat përgjithësisht ofrojnë ushqime tradicionale.
Mbrëmja në këtë plazh ofron supriza pasi perëndimi i diellit është magjepsës. Lokalet e pakta në këtë zonë kanë krijuar një ambient mjaft të bukur dhe relaksuese, ku mund të kalosh disa orë mjaft të bukura. Ndërsa në buzë mbrëmje për të pasionuarit e fotografive perëndimi të ofron mundësi të shkëlqyera për të bërë foto të bukura romantike.
Mos i bëni shumë reklamë se Sala mund të ndërtojë ndonjë vilë tjetër me Liken.
Reportazh “mbresëlënës”. I denjë vetëm për të mbushur faqen.
Te vesh ne fllake te shikosh kte pishen e thate??
PRITA ME KERSHERI TE SHIKOJA FOTOGRAFITE POR NGELA I ZHGENJYER . NE VEND TE GJELBERIMIT PASHE NJE PEME TE THARE DHE ASNJE HOLLESI TJETER. ESHTE PER TE ARDHUR KEQ SE I DHE BEHET RELAME DHE NUK SHOQEROHET ME FOTOGRAF, SEPSE FOTAGRAFIA ESHTE REKLAMA ME E SAKTE. JENI TE PA KURSYER ME FOTOGRAFITE E TURLI FEMRAVE QE LODHESH DUKE I SHFLETUAR E ME ZOR NA VINI 3 FOTO QE DUKET SIKUR PERGENJESHTROJNE ATE QE ESHTE SHKRUAR
I ke rene pikes, Turi!
Atje shkoni se perdite zbrazet muti i durresit ne det mu perballe
Pushime te mbara