FOTO: Protestuesit i shkojnë në shtëpi, Lukashenko kap sërish armët

31 Gusht 2020, 14:23Bota TEMA

Një ndihmës i presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar se një kushtetutë e re është në proces.

Ai gjithashtu bëri thirrje për paqe, ndërsa shtoi se zgjedhjet kishin qenë të drejta e të ligjshme.

Ndërkohë presidenti i vendit, Lukashenko, është parë sërish i armatosur jashtë rezidencës së tij në kryeqytetin e vendit, Minsk.

Një turmë protestuesish që u mblodhën jashtë shtëpisë së presidentit në kryeqytetin bjellorus patën mundësinë të flisnin ballë për ballë me një nga ndihmësit e tij, Nikolay Latyshenok.

Ai u përsëriti atyre se qeveria i konsideron zgjedhjet presidenciale që i dhanë fitoren Lukashenkos si ‘të drejta’.

Vendet perëndimore mbështesin lideren e opozitës, Tikhanovskaya, ndërsa Rusia fqinje i ka quajtur zgjedhjet në Bjellorusi, legjitime.

1 komente në “FOTO: Protestuesit i shkojnë në shtëpi, Lukashenko kap sërish armët”

  1. Totololi says:

    E po ketij plehres duhet tja fusin ne bythe ate kallashin. Plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje