Një pamje e pazakontë vjen në këtë fillim vjeshte nga rruga Tiranë-Durrës.
Një person shihet duke kaluar barrierat ndarëse të rrugës në një mënyrë që rrezikon veten dhe të tjerët.
Edhe pse kishte mundësi që të kalonte tek mbikalimi ky qytetar i papërgjegjshëm zgjedh këtë mënyrë të rrezikshme për të kaluar rrugën.
Kjo nuk është herë e parë që në rrugët tonë ndodhin fenomene të tilla.
Ka mjaft raste ku qytetarë të shumtë zgjedhin që të rrezikojnë jetën e tyre dhe të shoferëve duke kaluar mes për mes rrugën dhe jo në vendet që janë vendosur dhe përcaktuar nga autoritetet. (TemA)