Legalizohet pallati pa leje në Tiranë, Lame: Banorët të bëhen bashkë e të vijnë! Të marr Ramën në telefon dhe t’i them "o Edo a të ka ardhur aty"?

31 Gusht 2020, 20:51Sociale TEMA

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, i ka dorëzuar lejet e shtëpive banorëve të një pallati në kryeqytet, i cili ishte tërësisht pa leje, dhe konsiderohet si pallat i braktisur nga pronarët.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, foli për 381 pallate të formalizuara në rang vendi, ku për 46 prej tyre është mundësuar legalizimi falë bashkëpunimit të banorëve.

Lame: Jemi për dy grupe objektesh, legalizimet e zakonshme dhe legalizim i pallateve të braktisura nga pronarët. Ky pallati këtu që jemi sot për ta legalizuar është fare pa leje. Legalizimi i pallateve të braktisura ka filluar që në 2005, deri në 2017 mund të konsiderohet i pa realizuar.

Pas dy vjetësh që është dhënë vendimi për legalizimin e pallateve të braktisura jemi në këto shifra. Janë 381 pallate të formalizuara në rang  republike me 1.663.000 metër katrorë ndërtim. Janë 14 mijë familje që kanë marrë dokumentin e  pronësissë përmes këtij procesi.

Nga këto pallate, 46 janë legalizuar nga vetë banorët. Rasti i këtij pallati është nga këto. Është pjesa ku po çalojmë dhe kërkojmë më tepër bashkëpunimin tuaj. Banorët të bëhen bashkë dhe të vinë për legalizim.

Gjatë procesit të thënies së lejeve të legalizimeve, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame u përball me një qytetar i cili kishte 3 vite që kishte bërë regjistrimin, por akoma nuk kishte marrë lejen e legalizimit.

Banori: Përshëndetje, jam banor i lagjes. Çështjen e legalizimit doja ta shtroj. Kam 3 vite që kamë bërë regjistrimin. Shkoj dhe më përcjellin. Shtëpinë e kam përballë ambasadës. Mendoj se trualli është i shtetit dhe duhet ta paguaj.

Lame: Është çështje VKM-je. Kam përshtypjen se për ata që nuk kanë qenë në tokën e tyre duhet një vendim qeverie, duke u mbledhur 500 apo 1000 emra se s’mund t’i çohet kryeministrit vetëm një emër.

Kjo procedurë ishte formale dhe me ligjin e ri e kemi hequr. Ty të ka kapur ligji i vjetër me VKM dhe kanë mbetur 2 të fundit. Je te të fundit dhe duhet të presësh 1 muaj ose 2 muaj.

Banori: Këtë që thua ti duhet një konfirmim që ta vërtetoj.

Lame: Konfirmimi i vetëm është që të marr Edi Ramën në telefon dhe t’i them o Edo a të ka ardhur aty.

Banori: Jo se ai nuk merret me këto punë.

Lame: Unë dua një nga vajzat e drejtorisë që ta mbajë shënim emrin për ta verifikuar te listat, se ajo listë po shkon drejt shuarjes.

3 komente në “Legalizohet pallati pa leje në Tiranë, Lame: Banorët të bëhen bashkë e të vijnë! Të marr Ramën në telefon dhe t’i them “o Edo a të ka ardhur aty”?”

  1. leka says:

    Legalizim i objekteve pa leje ndertimi?Ne cdo vend te botes demokratike ku vepron ligji i se drejtes,ky legalizim eshte krim shteteror dhe akteret denohen dhe burgosen.Ne Shqiperi favorizohen.A ESHTE SHQIPERIA SHTET NORMAL?

  2. Operacioni Zjarri says:

    Turp. Vetem ne Armautistan mund te ndodhin keto çudira. Me pak fjale lum ata qe shkelin ligjin. O burra ta shkelim te tere se keshtu na do shteti.

  3. beni says:

    Pra i lumte atij qe zuri (vodhi) truallin i lumte atij qe s’pyeti nese ka rregulla per te ndertuar (i lumte dhe atij qe mori ca leke dhe e la te ndertonte)
    i lumte dhe ketyre qe lagalizojne hajdutet .Keshtu cohuni trima me pushtet apo pa pushtet beni cfare te doni se do legalizohet nje dite .
    Ai tjetri thote toke shtet dhe e paguaj Cili shet ate qe eshte e shtetit (e jona ).Neser une ze sheshin Skenderbej se e legalizoj dhe e paguaj.
    Nuk behet ai vend dhe pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje