"Më e mirë e ëma se e bija"! Mamaja dhe vajza shkojnë bashkë në Universitet

31 Gusht 2020, 15:07Sociale TEMA

Ndodh edhe kështu. Mamaja dhe vajza do të shkojnë së bashku në Universitet, pasi të dyja kaluan me sukses provimet e maturës dhe fituan të drejtë studimore.

Rasti ka ndodhur në Greqinë fqinje. Maria Siafara 41 vjeç, nënë e 4 fëmijëve, fitoi në degën e bujqësisë dhe burimeve ujore në Universitetin e Volos. Ndërsa vajza e saj Dora fitoi të drejtë studimi në Universitetin e Komotini.

41-vjeçarja ka treguar për mediat greke të gjitha përpjekjet e saj përgjatë këtij viti, pasi jo vetëm që duhej të përgatitej për të kaluar provimet, por njëkohësisht të kujdesej për 4 fëmijët, si dhe të mbështeste vajzën e saj 18-vjeçare që dha për herë të parë provimet e maturës. Sot ajo ndihet krenare që ia doli.

“Të shkoja në Universitet ishte një dëshirë e paplotësuar gjatë adoleshencës time pasi në vitin 1996 nuk isha në gjendje të ndiqja studimet e larta”, shprehet Maria duke theksuar se që prej atij momenti, Universiteti nuk ishte më çështje prioritare për të dhe ju dedikua familjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve.

Por tashmë, dëshira e saj për të ndjekur studimet universitare u përmbush, kjo edhe me mbështetjen e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje