Një vëzhgim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetit ka arritur në përfundimin se pandemia e koronavirusit ka ndërprerë funksionimin normal të sistemit shëndetësor në pjesën më të madhe të vendeve.
Sipas studimit të kryer në periudhën mars-qershor, shumë takime periodike me mjekët janë anuluar, ndërkohë që pandemia ka prekur në mënyrë trajtimin e personave me sëmundje kronike, përfshirë ata me kancer.
Situata është raportuar më e vështirë në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme.
Në më shumë se gjysmën e vendeve janë prekur në mënyrë të ndjeshme trajtimet e personave me probleme të shëndetit mendor dhe ata që janë të sëmurë me kancer.
Shërbimet e emergjencës janë prekur në 25% të vendeve.