Shqiptari dhe Šiptar - sipas nevojave të nacionalizmit serb

1 Shtator 2020, 15:03Blog TEMA

Nga Enver Robelli 

Para zgjedhjeve në Mal të Zi gazeta ultranacionaliste dhe kriminale e Beogradit “Informer” alarmoi: “Gjukanoviq ka premtuar: Një shqiptar (Šiptar) do të jetë kryeministër i Malit të Zi?!”

Pas zgjedhjeve shkrimtari ultranacionalist serb Matija Beçkoviq tha se po të vinte (deputeti me origjinë shqiptare) Dritan Abazoviqi në Beograd, “rinia serbe do ta bartte atë në duar”. Dhe kjo, sipas Beçkoviqit, “është mesazh për të gjithë shqiptarët (Albancima), për të cilët Mark Milani ka shkruar faqet më të mira”.

Gjuha që përdorin nacionalistët serbë është demaskuese për ta: një shqiptar që mbështet Gjukanoviqin etiketohet me termin pezhorativ-nënçmues “Šiptar”. E një shqiptar si Dritan Abazoviqi – nga votat e të cilit varet krijimi i qeverisë së re (të opozitës proserbe e proruse) – befas nuk është “Šiptar”, por “Albanac”. Madje i traditës së Mark Milanit.

Dritan Abazoviqi duket se refuzon të kuptojë këto deklarata mbi shqiptarët e lloj-llojshëm (“Šiptar” dhe “Albanac” sipas nevojës së nacionalistëve serbë). Nga mediat e Beogradit Abazoviq u citua me këto fjalë: “Mali i Zi nuk do të jetë as Spartë Serbe, as Shqipëri e Madhe”. Si ajo deklarata për “Skënderbeun serb” (për të cilën ka thënë se është lapsus) edhe kjo deklarata për Spartën Serbe dhe Shqipërinë e Madhe është nonsens. Për dallim nga turmat nacionaliste serbe në Serbi dhe Mali të Zi, për dallim nga falangat klerofashiste serbe që veprojnë në Mal të Zi, Republika e Shqipërisë nuk e ka vënë kurrë në dyshim shtetësinë e Malit të Zi, madje Shqipëria e ka përkrahur edhe hyrjen e Malit të Zi në NATO. Andaj t’i barazosh qëndrimet serbe me ato shqiptare ndaj Malit të Zi është shtrembërim qëllimkeq i fakteve.

Duket se Abazoviq të qenmit shqiptar dhe gjuhën shqipe më shumë e konsideron si ngarkesë. Në postimet e tij në Facebook gjuha shqipe është pothuaj joekzistente, përveç në trajtë të ndonjë parulle elektorale. Me gjasë Abazoviq mendon se duke u identifikuar kryesisht me gjuhën e shumicës në Mal të Zi do të pranohet më mirë nga kjo shumicë dhe do të duket më europian. Por thelbi i integrimeve europiane është uniteti në diversitet.

E vërteta e hidhur është se edhe nën Gjukanoviqin gjendja e shqiptarëve nuk është përmirësuar, sepse në vend të investimeve e krijimit të vendeve të punës në treva shqiptare, Podgorica u ka bërë shqiptarëve oferta simbolike (Tuzin e keni komunë dhe mund të valoni sa të doni flamurin kombëtar).

Por krahas këtyre të arriturave mungon diçka esenciale: perspektiva për shqiptarët e Malit të Zi, andaj ata emigrojnë në shumë drejtime – në Perëndim dhe në drejtim të Kosovës.

4 komente në “Shqiptari dhe Šiptar – sipas nevojave të nacionalizmit serb”

  1. Niku says:

    Po ky dritshkurtri ose dritziu po’ punon per serbine e madhe se Shqiperia e Madhe egziston thoje karit qe se ka kuptuar akoma deri ku shtrihen trojet e Shqiprise se Madhe e qe ka ardhur momenti i bashkimit ai ku ne te ropve do veje se sdo kete me mal te zi do veje te vllezrit e gjakut cetniket…

  2. Altin says:

    “Shqiptare” te tille pashe plot ne Ulqin. Me veshtiresi flisnin shqip. Vetem e folura letrare nga Shqiperia i qetesonte sadopak dhe jepnin pergjigje ne shqip. Kishe plot te tille te kalaja, dyqanet etj. E mbajne veten per evropian/jugosllav ? Njerez me komplekse. Tjeter gje ne Tuz dhe qytete te tjera ne Mal te Zi

  3. Bbb says:

    Dritani spiun i UDB ….po zaten gjysma e shqiptareve te malit te zi gjakprishur per 2 pare florinj jane…nuk eshte ndonje muhabet i ri

  4. ALBAN DEGA says:

    HAMZA TOPTAN APO DRITAN AZGAN !?

    – Analiza me mendjendritur e Enver Robellit

    Fakte te gjalla.
    Mendime dritedhenese!
    Sugjerime te shkelqyera ne sherbim te nje populli te vogel dhe te vete Dritan Abazit dhe se ardhmes se popullit te Malit te Zi..
    Dritani eshte midis dy zgjedhjeve
    1- te behet Hamza Kastriot apo Esat Pashe Toptani i diteve te sotme, ose
    2- te futet ne historine e Malit te Zi, popullit te tij dhe kombit shqiptar si hero i tyre demokrat, properendimor e largpames
    Ky rast historik nuk do ti vije kurre me ne dore.
    Dritan Abazi- Abazovic me hir ose me pahir nga te paret e tij, eshte midis “ Perandorise se Djallit” Kasapeve te Ballkanit dhe Kalit te Trojes me kryq ortodoks e me shpate dhe Nenes Boterore te demokracise SHBA-se dhe Evropes se Bashkuar.
    Uroj qe ai te mos e shese lire lekuren e vet dhe te perfundoje si cjapi te kasapi serbo- rus dhe … Artemija, edhe me Kasap se “Kasapi i Ballkanit” Milloshevic, qe i ka duart e kryqin ortodoks te lyera me gjakun e shqiptareve, boshnjakeve po aq sa Arkanji, Mlladici … e Slloboja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje