Kombëtarja shqiptare “zbarkon” në Bjellorusi, FSHF: Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive

2 Shtator 2020, 22:24Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur rreth orës 20:00 në kryeqytetin bjellorus të Minskut dhe është akomoduar menjëherë në hotel për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me vendasit për Ligën e Kombeve.

FSHF shprehet se atmosfera në skuadër është mjaft pozitive. “Pas seancës së zhvilluar të mërkurën në mëngjes në Durrës, skuadra do te zhvillojë të enjten seancën zyrtare stërvitore duke filluar nga ora 18:15 në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja”.

Nuk kanë udhëtuar me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli. Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe nuk u rikuperuan dot për sfidën e parë, ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje.

Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar me shpresën që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë në “Air Albania Stadium” ditën e hënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje