Tronditet kombëtarja shqiptare, dy lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

2 Shtator 2020, 11:22Sport TEMA

Dy lojtarë të kombëtares shqiptare kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Pas testit të kryer ditën e djeshme, sot janë mësuar përgjigjet e tamponave të marrë.

Sipas Procesit Sportiv, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli janë dy futbollistët e Kombëtares që janë të infektuar me këtë virus.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, pra asimptomatikë. Megjithatë tashmë duhet të karantinohen dhe në këtë mënyrë nuk mund të udhëtojnë drejt Bjellorusisë ditën e premte.

Kujtojmë që ndeshja ndaj bjellorusëve do të zhvillohet të premten, në orën 20:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje