Vjehrri iu hodh nga Sanatoriumi, deputeti Gjetan Gjetani i prekur: Sot shfaqi probleme psikologjike, do flas në një moment të dytë

2 Shtator 2020, 22:46Kronika TEMA

Gjetan Gjetani, ish-deputeti socialist tashme i LSI, ka komentuar ngjarjen e rëndë, pasi vjehrri i tij Hasan Mira, u vetëflijua duke u vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

I kontaktuar nga ABC News, Gjetan Gjetani tha se do të flasë në një moment të dytë për ngjarjen dhe sqaroi se vjehrri i tij kishte shfaqur probleme psikologjike ditën e sotme.

Do flas në një moment të dytë për ngjarjen. Problemet psikologjike i shfaqi ditën e sotme,“- mësohet të ketë thënë Gjetani.

Vjehrri i Gjetanit, Hasan Mira nga Klosi u vetëflijua mbrëmjen e sotme.

Mira, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2, nga ku dhe u vetëhodh.

Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit.

Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike.

2 komente në “Vjehrri iu hodh nga Sanatoriumi, deputeti Gjetan Gjetani i prekur: Sot shfaqi probleme psikologjike, do flas në një moment të dytë”

  1. Kris says:

    Siç duket që té bëhesh gazetar duhet më parë té jesh idiot.
    E para nuk u ” vetëflijua” por vrai vethten
    E dyta nuk u hodh nga Senatoriumi or kërriç , u hodh nga dritarja,muri,ballkoni a çatia
    E treta Mero duhet tju pushojë automatikisht nga puna dhe të shikoni të ruan I dhitë në mal.

  2. qytetari says:

    Mos duhet te hidhesh,Xhetani,ne vend te ketij njeriu te mire,qe nuk ka durue ate bote qe ka krijuar xheta,pasi xheta asht mesu me ´´hedhje´´,nga ps tek banda e metes e me rradhe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje