Nga Carlo Bollino
Pas 25 vitesh persekutimi gjatë të cilave Partia Demokratike më ka akuzuar herë pas here si poliagjent, trafikant (më parë për armë, pastaj për drogë), mafioz, kapo të Sacra Corona Unita, trafikant mbeturinash deri në vrasës, tani më në fund zbulon se jam thjesht nje gazetar sipërmarrës. Natyrisht sipas atyre fajtor, por këtë herë sepse kam punuar me fatura dhe jo me valixhe me para cash si Berisha dhe Basha me sa duket janë mësuar të përdorin zakonisht. Faturat për të cilat flitet, janë bërë nga televizioni im dhe nga dega e tij IT ndaj shoqërisë së një inxhinieri të respektuar IT, të cilin prej vitesh e kam pasur furnizues dhe klient publicitar, tani dhe mik, ortak në një shoqëri e mbyllur për mosprodhim fitimesh, dhe që në fund më kalon një pjesë të punëve të tij IT për të realizuar. Të ardhura plotësisht të ligshme, të deklaruara në tatime dhe për të cilat janë paguar TVSH dhe tatim fitimi. “Skandali” i pretenduar mbyllet këtu: një marrëdhënie tregtare mes dy ndërmarrjeve private pronarët e të cilave nuk janë kriminelë apo trafikantë, as politikanë, nuk kanë qenë as ata as familjarët e tyre nëpunës publikë, nuk janë fëmijë kryeministrash dhe nuk kanë asnjë lloj konflikt interesi. Një marrëdhënie industriale legjitime në një treg të lirë. Pikë.
Por kjo marredhenie u etiketua si “skemë mafioze” nga selia e Partisë Demokratike nga një farë Endri Hasa që duket se ka qenë për disa vite deputet në parlament edhe pse ndërhyrja e tij e vetme ishte, për atë që mbahet mend, hedhja e vezës ndaj kryeministrit. I ashtuquajturi Hasa, sa për të përshkruar personazhin, në kohën që punonte në ministrinë e Lulzim Bashës si teknik IT, u shtir si emigrant për të përfituar një kredi si i pastrehë me vlerën 50 milionë lekë që nuk i takonte pasi ishte pronar i dy shtëpive. Kur Hasa u emërua drejtor i AKSHI-it i kaloi të njëjtës ndërmarrje të shokut të tij (financues i njohur i PD-së) 17 tendera nga një total prej 23. Si shërbëtor besnik i çiftit djallëzor Basha-Berisha kontribuoi në 2011 për të zhdukur nën hundën e FBI-së serverat e kryeministrisë që kishin regjistruar pamjet e masakrës së 21 janarit që do të ndihmonin të inkriminonin ministrin e brendshëm dhe kryeministrin për përgjegjësitë e tyre në atë tragjedi.
Ajo që ka rëndësi është se Endri Hasa u përdor nga PD për të inaugurar me mua mënyrën e re e të të bërit politikë me të cilën synon të vazhdojë në tetë muajt e ardhshëm fushatë zgjedhore dhe në vitet që vijnë. Një “evolucion” direkt i metodës “Babale”. Duke spiunuar sistemin tatimor, PD ka nisur të përdorë informacionet financiare në dorë të Shtetit për të shantazhuar sipërmarrësit përmes kamikazësh partiakë dhe duke lënë gjurmët trashanike me keq se Babale. Në rastin tim, duke qenë një gazetar dhe botues, shantazhi është i thjeshtë: Meqë nuk resht së kritikuari opozitën, ne do të tregojmë strategjitë e tua sipërmarrëse dhe do të publikojmë faturat dhe dokumentet e tua financiare, duke orkestruar një fushatë shpifjesh publike. Mediat në dispozicion (që PD financon më valixhet me para cash) janë të shumta: për të kuptuar se kush janë, mjafton të shohësh se kush shpërndan shantazhet e tyre.
Mbi këtë pikë po këmbëgul sepse është çështje e rëndësishme: ky nuk është një investigim (qoftë edhe në shkelje të ligjit dhe e frymëzuar nga partia) i kryer nga një gazetar (si në rastin Babale), por është një spiunazh i organizuar personalisht nga Partia “demokratike”. Dhe kur një parti politike (që kandidohet të udhëheqë qeverinë e ardhshme) përdor të dhënat konfidenciale të Shtetit për të shantazhuar një gazetar “fajtor” vetëm se denoncon dhunën dhe abuzimet e tyre, si quhet: investigim apo kërcënim e linçim? Ky shantazh a nuk është dhe një sulm i vërtetë ndaj lirisë së shtypit, duke qenë se media duhet të jetë e lirë të kritikojë qeverinë, por edhe të kritikojë opozitën? Problemi u përket të gjithëve dhe nëse ky shantazh bëhet sot duke qenë PD në opozitë, kur iu duhet të bëjnë spiunazh për të gjetur të dhënat konfidenciale, çfarë do të ndodhë me lirinë e shtypit kur kjo parti do të mund të ishte në qeveri dhe gjithë të dhënat do të mund t’i kishte të gatshme në kompjuterat e zyrave? Do të shantazhojë qytetarët edhe me kartelat e tyre klinike? Çfarë do të ndodhë në Shqipëri? Kjo është një pikëpyetje alarmuese që nuk duhet të shqetësojë vetëm opinionin publik vendas, por edhe botën e ambasadorëve dhe të organizatave ndërkombëtare që kur flasin për standarte dhe respektim të të drejtave njerëzore dhe të drejtave themelore, iu referohen të gjitha forcave politike, jo vetëm qeverisë. Domethënë, nuk mund të kalojë ideja që një parti, vetëm se është në opozitë, mund të ketë të drejtën të shkelë ligjin dhe të shantazhojë kundërshtarët.
Mënyra e re kiliane për të shantazhuar një qytetar privat me të dhëna private që Lulzim Basha po përdor me mua, Sali Berisha po e bën prej disa javësh edhe me Top Channel dhe drejtuesit e saj, me ndërhyrje të rënda në jetën e tyre private, pra me dy televizionet më kritike ndaj opozitës. Dhe nga ana tjetër është po PD që ka marrë në mbrojtje një tjetër botues të dënuar për trafik droge por në ndryshim nga unë, mbështet hapur opozitën. Mesazhi është i qartë: nëse je me opozitën mund të bësh edhe trafik droge dhe ne do të të mbrojmë, nëse je kundër opozitës nuk do të jesh i lirë as të punosh ndershmërisht sepse ne do të persekutojmë ty dhe familjen tënde. Kjo gjë ka ndodhur edhe në Kilin e Pinoçetit.
PD nuk ka për qëllim të kërcënojë me këtë metodë vetëm shtypin e lirë, por edhe sipërmarrësit të cilët i paralajmëron (edhe përmes telefonatave dhe pa zhurmë mediatike) duke kërkuar: ose financo fushatën tonë elektorale, ose tregojmë sekretet e tua fiskale. O kalo nga ana jonë, ose ua kalojmë konkurrentëve listën e furnizuesve të tu. Ose na mbështet, ose do të tregojmë borxhet që ke me tatimet. Ose bëhesh me ne, ose të linçojmë publikisht. Pastaj do të vijë radha e policëve, gjykatëve, drejtuesve, anëtarëve të komisioneve zgjedhore, politikanët dhe në fund radha e çdo qytetari jo militant i PD-së që mund të shantazhohet me të dhënat e tij private. Ky nuk është një skenar terrori mbi të ardhmen e Partisë Demokratike, kjo po ndodh sot, dhe unë jam një nga të shënjestruarit e parë. E megjithatë metoda e spiunimit të jetës private Partia Demokratike dhe aleatët e saj e kanë aplikuar dhe po e aplikojnë edhe ndaj ambasadorët e vendeve më të mëdha të pranishme në Tiranë, duke arritur t’i filmojnë edhe gjatë pushimeve për t’i përdorur më pas pamjet politikisht. Teknikë tipike alla Sigurimi.
Çështja është shumë serioze dhe nuk më përket vetëm mua. Përkundrazi, unë kam respektuar ligjin, me etikën dhe ndërgjegjen time dhe nëse do të mi kërkonin, do ua ofroja unë të njëjtat informacione tatimore sepse për mua, personalisht, nuk përbëjnë ndonjë sekret. Por a e mendojnë kështu të gjithë biznesmenët? Eshtë normale që një parti të përdorë të dhënat private të qytetarëve për qëllime politike? E vërteta është se pasi dhunuan jetën institucionale me dorëheqjen nga parlamenti, Partia Demokratike ka shkelur një tjetër vijë të kuqe: Tani dhunon jetë private, gjithnjë e më e dëshpëruar, gjithnjë e më ilegale, gjithnjë e më e vetme.
Në 2012, kur Sali Berisha ishte në krye të gjithçkaje, një oficer në shërbim më tregoi se një grup njerëzish të SHIU-t kishin ngritur një sistem spiunimesh të paligjshme që përgjonte kundërshtarët politikë, por edhe informonin hajdutë ordinerë të shtëpive mbi lëvizjet e sipërmarrësve dhe pasuritë që kishin në banesë. Nuk i besova atij rrëfimi dhe në fakt nuk e botova. Por sot shoh të njëjtët njerëz që vazhdojnë të bëjnë spiunime për qëllime të paligjshme dhe filloj të besoj se, ndoshta, ishte e vërtetë edhe ajo çfarë tregonte oficeri. Thjeshtë Berisha dhe Basha janë ata që nuk kanë ndryshuar dhe kurrë nuk do të ndryshojnë. (shqiptarja.com)
Bolino eshte e qarte vlla: Mos guxo me te flasesh kunder Pd dhe plakut famekeq Berisha. E ka zanat kete metode po kush e pjerdh
Në fakt duhet pjerdhur Saliu, sepse është i rrezikshëm dhe për fat të keq shqiptarët e kanë kujtesën të shkurtër.
Kjo që denoncon Bollino (nga te paktët gazetarë me këllqe) është alarmante dhe shumë shqetësuese. Neve nuk na habit shantazhi dhe kërcënimi i Pd, na duket normale, por duhet te mendojme se ata jane alternativa qeverisëse dhe këtu duhet vënë kuja! Boll u morëm me penevreket e Ramës, që të vetmin faj ka faktin që nuk ka mbledhur ende sot provat për njëmijë e një krimet e klaneve Berisha-Basha-Meta
Ik mer gjobaxhi muti. Bollino eshte buce njesoj si vicidoli qe po shan.
Po pse ti o kurve nuk ke nxjerre te dhena private ti nga tatimet kunder atyre qe nuk te paguanin gjoben? Paske harruar zotrote se nuk ke lene gje pa publikuar ti per bizneset qe doje tju merrje ndonje lek.
Shko mer baxhelle te qifsha robt. Kur ben dhe ti si virgjereshe kokra e kurves.
Aa po tani qe fole o bollino na e mbushe mendjen. Lere ti nga i ka nxjerre te dhenat lulushi (se vete ke bere shume me keq) po na sqaro perse te ka kaluar gjithe ato lek ty ajo kompania.
Ja ben muuuu qe jane pagesa nga rama per ty. Fuck off, qelbesira jeni te gjithe. Na dilni e beni moral pale.
problemi eshte se nuk jane vec 2 emra berisha e basha por gjithsecili ne kliken e pd eshte kriminel i plotesuar, gjithsecili ne skoten e PD esht per tu lidhur se kane bere e jane ne gjendje te bejne te paberen
PD esht formacion ligjor per organizim te krimit literalisht ne politik, ne pushtet alternativ qeverisje
Bolino, nuk ka nevoje te na tregosh neve kush eshte Berisha se e njeh i madh e i vogel ne Shqiperi.
Denoncimi publik per te mbrojtur interesat e tua nuk mjafton, sepse keshtu mbetet kauze e vockel dhe ti nuk shpeton dot i paster prej saj.
Nese PD ka paguar njerez per te vjedhur informacionet konfidenciale te bizneseve nga sistemet komjuterike te tatimeve, kjo eshte shkelje e rende e ligjit.
Po je i sinqerte ne ato qe thua, beji vetes tende dhe ketij vendi qe thua se e do shume: DENONCOJE KRIMIN NE SPAK.
Gjobevenia eshte hapi nga fillon cdo organizate mafioze. Ti kete e njeh shume mire nga Italia. COJE NE SPAK !!!!!
Ne te kunderten mos na lodh me koken duke mbrojtur veten dhe Iglucin se qorra nuk jemi qe te mos shikojme se cfare po ben Igluci lart e poshte me suportin tend.
O po kujdes se Berisha te vret naten dhe pastaj ve kujen diten.
Hap syte….
Xhoba Carlo si ato qe ti ve dhe ke vene me Babaramon si sekserin tend, e harrove sa here therrisje ne mes te redaksise, Xhoba (nuk eshte gabim, me theksin e tij se thote dot GJ)?!
Tani qe Iglit i dhe edhe zyren tende ne redaksi, kjo dihet, qe pas ardhjes se Mirlindes “shpertheu” puna, edh ekjo dihet! Tani mos bej qelibarin se erdhe si komunist dhe je bere skllavo puntor, duke jua nxire jeten punonjesve me ulerime dhe poshterime te cdo natyre, ata qofshin si ste fusin nje drru!
Tani taksat tona sdo i hash aq lehte sinjorino, do kesh siklete edhe ti, mos mendo se u be deti kos!
Te fala nga Eva, e di vete ai!
O Eva, kush eshte kjo Mirlinda? Po mbiemrin si e ka?
Mirlinda Karcanaj, drejtoresha e AKSHI-t!
Faleminderot Eva! Te uroj gjithe te mirat!
Si duket edhe ti je sali i vogel që ditke “intimitete” nga jeta e KB.Mba mend çfare po te them une sot.pd do te jetë humbese serish dhe humbja do ta shoqeroj per day kohë ligjin në ate parti do ya bëj sali rrumpall Gërdeci.Gaboheni shumë kur besoni se pd do vij në pushtet.Ne shqipetaret e dijmë se edhe qeveria e PS është e korruptuar por jo kriminele.Pra midis dy te keqiave shqipetarët do zgjedhin atë që është me pak e keqe.Por nuk e di nese luli do futet perseri në ngrirje.Po te me pyesnin mua nqse PS nuk do marre 71 deputet,koalicionin ta bëj me pd.Partia e ilir hajdutit duhet te rrij në opozite.
@Arben, sme intereson pd-ja apo ps-ja. Por qe te vije dhe te bej qelibarin si viktime e pd-se nuk ben, i ka futur duart tek taksat tona, hajdut i bie, sic ishte djali i berishes apo i nanos dhe mos harro se eshte nje shfrytezues puntoresh qe i denigron deri ne skajet e te paimagjinueshmes te shkretet!
Me dashuri Eva! ?
Nje gazetare te Karlo ngulte kembe se nje galeri arti ne Korce quhej Guri i Madh dhe jo Guri Madhi, ne emer te piktorit te njohur. Atehere cfare duhet te beje Karlo me keta injorante e analfabete? Ti thote bravo. Injorantet ne gazetari jane me kile dhe sigurisht qe per nje profesionist eshte nje torture te perballet me injorante te tille. Nese quani denigrim luften e perditshme me injorancen, mendjemadhesine dhe paaftesine e disave atehere ne djall vafte edhe gazetaria e kazan u befte e gjitha.
|Po, gazetaria eshte ne dite te hallit, por nese ti e merr nje gazetar pa eksperience, i jep mikrofonin dhe e nxjerr ne terren, ashtu gafash do shikosh, se ti mik i dashur ndoshta se di, por Bollino i merr nga bankat e shkolles, i shfrytezon dhe paguan dy lek punonjesit dhe kur shikon qe ketej fiton miliarda dhe punonjesve ju jep minimumin e rroges, sikur nuk shkon pak, apo jo?! Pse ata qe jane “me te miret” i ikin, pse aty nje gazetar nuk rri me shume se 6 muaj?!
Mos e rruj Karlo. Je i pari qe nxjerr zbuluar keto karat e Pd. Jane analfabetet dhe talebanet e Shqiperise. Do kthehen ne organizate terroriste, po terror so bejne neper kotece se aakujt nuk i fusin friken
jane organizate terroriste!
permes terrorit bejne presion, fitojne gjithnje si ekonomikisht si ne politik
ceshtja esht se jane shume me keq se kaq
njerezit e pd jane bastarde pa skrupuj
Carlo mos na mallengje me broçkulla te ketij lloji, se ty po te sulmon opozita se je media e lire. Ti ashtu si Sandri i tv Klan ne kohen e Saliut te dyte, po vjedh parate tona. Vetem se Sandri e bente te trashe vjedhjen si nga mentaliteti qe ka, kurse ti e ben skemen me te holle si mafioz qe je, por ne fund njesoj i vidhni parate e shqiptareve. Kjo gje nuk ka lidhje me median e lire. Sandri perdorte nipin e mbesen per skemen, ti perdor gruan, Sandri i bente fresk Saliut, Argites, Shkelzenit, ti i ben fresk Edit, Lindes, Olsit. Dhe nje shprehje te vjeter tonen duhet ta perserisesh per kete rast qe: kur je i menderosur mos e ngri koken!
Kurajo dhe ec përpara i nderuar zoti Bolino.
Ju jeni një referencë e shkëlqyer e gazetarisë moderne dhe në shërbim të atdheut.
Të jeni i sigurt se gëzoni respektin maksimal të gjithë shqipëtarëve të ndershëm të këtij vendi që janë padyshim në shumicë dërrmuese.
Faleminderit që me punën dhe përkushtimin tënd qytetar kontribuon duke sakrifikuar që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë dhe më demokratik.
Unë do të thesha të kundërtën. Denoncoi dhe po munde drejtohu tek organet e Spak- ut.
Vetëm kështu shtrohen ata. Kur ju djek xhepi i vet.
PD-ja, është organizatë kriminale.
Në fakt , krerët e PD-së janë kriminel, do të thotë që janë hajdut, vrasës , shantazhues , shpifës , gënjeshtarë e plotë të tilla tipare të tjera.
Ata kanë marë peng PD-në, dhe PD-istët e thjeshtë nuk po zgjohen nga gjumi .
Bollino, faleminderit vlla, për kontributin që jep .
BRAVO CARLO BOLINO!
KJO ESHTE FYTYRA E VERTETE E PD-se. E SALIUT E LULIT DHE ILIR METES.
ÇOI NE SPAK E MOS U FRIKSO FARE.
PD E LSI DO JENE NE OPOZITE TE GJATE OSE DO SHPERBEHEN SI ORGANIZATA TERRORISTE.
SHQIPERIA DO BEHET ME E DREJTE E DEMOKRATIKE.
FALEMINDERIT PER KONTRIBUTIN E PAÇMUAR QE PO JEPNI.
CARLO BOLINO HIQET SI PARIMOR E QELIBAR POR NUK ESHTE I TILLE. NJE SAHAN LEPIRES I PUSHTETIT TE EDI RAMES QE IA SHPERBLEN SHERBIMET KETIJ PIPINOJE TE SHQIPTARIZUAR DUKE I DHENE ME QIRA 99 VJEÇARE MUZETE E NGRITURA NE BUNKARTE QE JANE HISTORIA E KETIJ VENDI.
O TEMPERA O MORTES! TI JAPESH ME QIRA HISTORINE NJE TE HUAJI SI CARLO VEÇ NE SHQIPERINE E ED RAMES NDODH.
NE KOHEN E SALIUT KY FARE ITALIANI BIRBOJA PERLAU LIÇENSE PER MEDIA QE IA SHITI MILIONA EURO IRFANIT TE LIKE FLORIRIT.
PASI SALA THEU QAFEN IU QEP SI MUTI PAS KEPUCE ED KARAFILIT QE I DHA DETYRE TE SHANTE MBARE E PRAP SAL MAVRINE SE DO TA SHPERBLENTE ME BUNKARTE DHE PRONA PUBLIKE TE SHQIPTAREVE.
KA DHE ME KY FARE ITALIANI ME EMRIN CARLO POR TI LEM PER NJE HERE TJETER…
e fitove sufllaqen per sot hajt pirdhu tani
Je qytetar dhe pike! Malokerise po i vjen fundi dhe nuk dine cfare te bejne me nga dhimbjet. Shpifjet e Berishes dhe te fytyrqenve si puna e tij nuk te prekin fare. Je i vetmi qe lodhesh per ti mesuar gazetarine cobaneve qe jane akoma me opinga ne tru dhe ne vend qe te ta dine per faleminderit te sulmojne me menyrat qe jane mesuar. Fali Karlo. Kur ti rriteshe ne Leçen baroke, keta pellisnin maleve dhe ia hipnin dhive e sot te sulmojne. Disa jane ish gazetare te tu qe kane preferuar trafikante e lapangjoze
Po Carlo,
Po ti merr koncessione nga Rama dhe toke falas. Gazetare shqiptare lindur e rritir ne breza ne Shqiperi nuk e kane kete mundesi. Ti llap prej 20 vitesh ne favor te Rames, ti minimizon a justifikon cdo pisllek e korrupsion te Qeverrise: te kujtohet avioni ‘i mushkonjave”?! Po unaza?! Po Tahiri?! Me ty e lane shqiptaret se je palo burre. Ti, sekseri i ndertimeve bere nga italianet ne vitet 2000. Keshtu qe mbylle dhe mos fol se qelbesh. Ka dhe gazetare te tjere qe qelben( nga te dy anet) por ja qe fyemi me shume kur eshte nje i huaj qe n’a qelb. Nje Lecez?! Vendi i njemije e nje trafiqeve?!
Epo edhe shqiptar, edhe racist nuk shkon apo jo Ilir? I lave halet e grekeve dhe italianeve? Po mutin ja lau gruaja jote apo kete ke merak? Se e ke cuar gruan te pastroje pleqt e europes e ti ke kohe te shash dynjane ne internet
Ti po qe punon e nuk ke kohe te shash njeri ne internet.
@Ilir e c’lidhje ka kjo me pocaqite e PD, ja te besuam ty a dmth kjo qe PD le te nderhyje ne privatesine e qytetarve, qe te beje blackmail, te spiunoje informacionin shteteror per shantazh te kundershatari, … e kuptoni ca flisni o ju jane zene syt nga inatet….
Shqetesimi i Bollinos eshte pse e si i ka dale pislleku e jo vete pislleku. Respekt per “ [email protected]
Po ka njerez ma idijote se disa komentues ketu.
Ka 7 vjet qe Berisha NUK ESHTE KRYEMINISTER, dhe kta vazhdojne meselene “Fajin e ka Berisha”
Zgjohuni o mjerane se ne qeveri eshte Edi me Rilindjen.
Sa per ato qe Berisha denoncon si politikan duhet thene se shume here ka patur te drejte.
E harruat ironine e rames kur Berisha denoncoi AVIONIN E MUSHKONJAVE, apo Drogen qe mbolli Rilindja ne gjithe shqiperi, apo skandalin e unazes, apo minishengenin e Rames apo dakordimin e tij me Thaçin per ndarjen e Kosoves, kur rama i quante gomere ata qe akuzonin Thaçin, por doli se “GOMARI” paskesh qene ai vete.
Lereni Berishen o milet edhe shpresoni se SPAKU i EDIT ta denoje per ato qe ka bere, por ne Qeveri eshte EDI ME RILINDJEN e per kete arsye, nuk pin uje me “FAJIN E KA BERISHA”
Sa per Bolinon nuk besoj te kete mendje normale qe nuk dyshon se ka marre dhe merr benefice nga Qeveria, por edhe kte e ka ne dore SPAKU i EDIT.
RESPEKT PER BALLINO
Bollino ka te drejte per te gjitha sa flet per “ata”, por edhe ai vete nuk eshte i paanshem. Dihet qe mban anen e Rames dhe i pelqen paraja. Keto qendrime i volitin me njera tjetren dhe ka perfituar nga miqesite me PS dhe nga pushteti. Bollinobe di cfare ka perfituar. Dihet ama qe PS nuk jep gje nga pasurite e saj por shperndan pasuri dhe para publike. Bolino nuk je nje engjell qe fluturon por nje peshk qe noton. Natyrisht nuk je i vetem. E gjithe media ne shqiperi eshte e inkriminuar, dhe eshte vene ne sherbim te atij qe ofron parane, duke u bere pjese mbeshtetese e krimit politik dhe duke u bere skuader me ta. Me siguri qe Bolino nuk ka asnje fakt kunder PS as kunder Rames. Cudi!? A thua te jete kaq i kulluar ky Rama ne syte e tu Bollino?
Z.Bolino! Ta keni te qarte, shqiptaret jane me ty, sepse ju nuk merreni me jeten private te askujt, ndersa ne PD ka segmente qe merren vetem me klecka.Ne se ne PD ti si simpatizant app antar I saj largohesh nga ajo force politike dosje eshte e gateshme te te thene ku ishe, me ke ke ngrene, cfare ke thene etj.Mjere ata qe jane kritik me PD.
nje bastard njeriun e ndershem e cenon kollaj se ai ka moral, ndan te miren nga turpi. Hapni syte.
PD eshte prej shume vitesh nje organizate kriminale manteli politik eshte vetem mbrojtje.kur lane parlamentin duhej ti kishin eleminuar si parti politike.ky ishte gabimi.opozita do te behej e re dhe e forte jo kriminale.
PD shpifjen rrenen shantazhin e ka medode te saj.
Jane te pa besushen edhe nuk votohen.
Dalin cdo dilte si kaqole duke bere denoncime me rrena
dhe nuk kan fare besushmeri. Nuk i merr njeri seriozisht.
z. Bollano je shembull i se vertetes se lire
e lexoj shume informacionin dhe analizen tuaj
vec ta dini, kellira si pd shqiperia ka pas gjithnje historikisht dhe ato nuk mund ti luftosh me demokraci por vetem me pushke.
Bollano, bej durim. Te gjitheve do i vij fundi nje dite. Kurajo dhe thuaj gjerat siç duhen. Respekt per punen qe ben ne Shqiperi.