Kombëtarja në Minsk/ Do qëndrojë në hotel deri në ditën e ndeshjes, jashtë vetëm për stërvitje

3 Shtator 2020, 12:19Sport TEMA

Ekipi kombëtar ndodhet në hotel në Minsk që nga mbrëmja e djeshme dhe kështu do të qëndrojë deri në momentin e stërvitjes edhe për mbrëmjen e sotme dhe ditën e ndeshjes për shkak të masave qeveritare ndaj pandemisë Covid-19.

Ndërkohë delegacioni që shoqëron ekipin Kombëtar në këtë ndeshje në Minsk janë thuajse të gjithë presidentët e Superligës.

Në programin e tyre vizita e parë ka qenë në Federatën Bjelloruse të Futbollit ku vendasit i kanë shoqëruar në kompleksin e kësaj federate, që veç hotelit ku ndodhet e grumbulluar skuadra kombëtare e Bjellorusisë janë dhe 11 fusha futbolli të vizituara nga delegacioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje