“Serbia e Madhe” është ringjallur, paralajmërimi i Gjukanoviçit: Po përgatitet projekti i Beogradit

3 Shtator 2020, 16:42Rajoni TEMA

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaron se projekti “Serbia e Madhe” është ringjallur.

Në një intervistë të dhënë për televizionin austriak ORF, ai u shpreh se ky projekt synon që Serbia të sigurojë një farë kompensimi për humbjen e Kosovës.

“Ai aspiron të sigurojë disa kompensime për Serbinë për humbjen e Kosovës dhe natyrisht Mali i Zi është objektivi i parë i dëshiruar i nacionalizmit të Serbisë së Madhe. Unë mendoj se të gjithë e lexojmë po aq mirë, askush nuk është i painformuar. Ballkani perëndimor ka mbetur pa vëmendjen e nevojshme, ne e kemi përsëritur disa herë vitet e fundit si rrezik faktin që nuk theksohen interesat malazeze. E keqja është se nëse kjo politikë vazhdon të jetojë, të zgjerohet dhe të kërcënojë pa pengesë sovranitetin e vendeve të tjera në rajon, e rikthen Ballkanin Perëndimor në vitet 1990”, paralajmëroi ai.

Le të shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë, dhe që partnerët tanë kryesore, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i frenojnë proceset prapësuese që kërcënojnë të prodhojnë pasoja për stabilitetin evropian, shtoi me tej Gjukanoviç.

2 komente në ““Serbia e Madhe” është ringjallur, paralajmërimi i Gjukanoviçit: Po përgatitet projekti i Beogradit”

  1. kodrasadikit says:

    Ju Malazezet autokton qe jeni fise te moqme shqiptare -kthene gjuhen e te pareve tuaj te gjysheve e babagjshve tuaj e ne kete raste te gjithe ardhacaket sllave pushtues e kolone te ketyre aneve do te tronditen e do te pesojne jnfrakte dhe nga deshprimi do te pesojne debakel te pakkthyshem ….

  2. Baliu says:

    Pse jo, le te ike edhe veriu i Malit te Zi ashtu si veriu i tu Kosovs*, ashtu kot per “paqe te perhershme”. Mbas Gorge Washington-it te Brojes, serbet e gjeten edhe nje Skanderbeg te Montenegros, dhe biznesi po shkon mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje