Armand Duka ka arritur të vendosë në rresht gjithë presidentët e Superiores, duke i bindur ata për të bojkotuar kampionatin.
Pasi i ka marrë të gjithë me vete në Minsk, ai zhvilloi edhe mbledhje në kafene me presidentët, ku duket se ka arritur t’i bindë për të ushtruar presion mbi qeverinë për tu plotësuar kërkesat.
Përmes një deklarte klubet e Superiores kanë nxjerrë pikat që duan tu plotësohen.
LIGA E KLUBEVE SHQIPTARE TË KATEGORISË SUPERIORE
DEKLARATË PËR SHTYP
Sot në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, zhvilluar ne Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:
1.Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:
a. Të ulet TVSH në masën 6%.
b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.
c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
d. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj
Sponsorizimi për Sportin.
2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.
3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.
4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare.
Minsk, më 4 Shtator 2020
(TemA)
O Armando, po ti vajte deri ne Minsk, per te thene keto probleme?Ti shkoje ne Shijak dhe Agroni do te kishte prrgstit ndonje sallate me tranguj dje do e kidhot kalu per mrekulli.Ne Minsk nuk quhet se jane ne gjendje lufte, shyqyr qe ke shperu.