Shqipëria do të luajë kundër Bjellorusisë në transfertë nesër prej orës 20:45. Kuqezinjtë do të ndeshen me vendasit me dëshirën e mirë për t’i nisur mbarë eliminatoret e Nations League.
Trajneri Edi Reja po mendon për formacionin titullar dhe ka vendosur skemën e kuqezinjëve.
Ekipi ynë do të luajë me një 4-5-2. Strakosha preferohet në portë si titullar, ndërsa përpara tij do të luajnë 4 futbollistë që e njohin mirë stilin e lojës që do Reja.
Gjimshiti dhe Dermaku do jenë në qendër, Veseli nga e majta, ndërsa kapiteni Hysaj nga krahu i djathtë.
Mesfusha është një pikë e fortë, pasi do të luajnë Bare dhe Gjasula, ndërsa Laçi mund të jetë surpriza e madhe.
Futbollisti është në balotazh me Abrashin, ndërsa në krah do të jetë Roshi. Sadiku dhe Cikalleshi do të luajnë së bashku në sulm.
Formacioni i mundshëm: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Dermaku, Veseli, Bare, Gjasula, Laçi (Abrashi), Roshi, Sadiku, Cikalleshi.
O 3-5-2, ose 4-4-2. Sepse 4-5-2 sic shkruani ju, I bie te jete porta bosh osé luajme me 12 vete.