Spektakël dhe goleadë, Shqipëria U-21 mposht thellë Austrinë

4 Shtator 2020, 20:41Sport TEMA

Është mbyllur takimi mes Austrisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, i vlefshëm për kualifikueset e Europianit U-21. Kanë qenë kuqezinjtë tanë ata që kanë triumfuar pastër me rezultatin 1-5. Një fitore e madhe, një fitore e gjitha kuqezi.

Sherif Kallaku realizoi një supergol në minutën e 15-të, duke shtangur ekipin vendas me një ekzekutim perfekt të goditjes së dënimit. Kapiteni i Shpresave tregoi të gjitha kualitetet e tij, duke zhbllokuar sfidës.

Në minutën e 27-të, është Indrit Tuci ai që dyfishon. Sulmuesi i talentuar, i aktivizuar si fantazist në këtë takim, merr një asist perfekt nga Vrioni dhe tund rrjetën, për të çuar shifrat në 0-2.

Në pjesën e dytë, pritej reagimi austriak, por kanë qenë sërish kuqezinjtë tanë që kanë shënuar. Ernest Muçi, i aktivizuar në pjesën e dytë, shënoi golin për 0-3 për djemtë e Alban Bushit.

Austria do të shënonte një gol në minutën e 82-të të sfidës, me anë të një 11-metërshi të shkaktuar nga Xhixha, por ky gol, do të ishte sa për statistikë.

Madje, u duk se ky gol vetëm “acaroi” kuqezinjtë tanë, që shënuan edhe dy herë të tjera. Muçi me të dytin personal dhe Adolfo Selmani me kokë, vendosën rezultatin final në 1-5. Shqipëria U-21 merr një fitore të madhe në Austri!

5 komente në “Spektakël dhe goleadë, Shqipëria U-21 mposht thellë Austrinë”

  1. tifozi says:

    Bravo cunat se na nderuan.

  2. Baliu says:

    Urime, urime, miqe po, por fitorja te jet e jona.

  3. Viktori says:

    Nga sot jam tifoz i shpresave me kënaqen me lojë dhe me gola vërtet spektakël këta janë gati për kombëtaren e madhe .Bravo ekipi ,bravo dhe Bushi të vazhdojnë kështu jo të kënaqen me një gol apo 2 gola të shënojnë sa më shumë gola se i kanë kualitetet respekt dhe kombëtarja por këta çunat e shpresës me kënaqen vërtet do ju ndjek çdo ndeshje keni mundësi të fitoni dhe me Anglinë duhet t’a besoni .Ju lumte

  4. Viktori says:

    Ekip fantastik shumë cilësor kanë mundësi të rriten më shumë .Me kujton Shpresat me Demollari me shokë që arritën në tetshen më të mirë të Evropës .Janë gati të luajnë me kombëtaren A .Fituan ndaj një ekipi të fortë me rezultat bindës dominim total lojë e bukur me shpirt garë gola dhe aksione të bukur,dhe pse ishin në avantazh kërkonin të shënonin më shumë ,ky është futbolli i sotem.Une jam dakort të kalojnë kështu siç janë të Kombëtarja A sepse Kombëtarja e madhe ka mungesë cilësie luftojnë shumë janë për t’i admiruar por po s’pate cilësi do fitosh 1 ndeshje 2 pastaj do ndeshesh me ekipe cilësore dhe aty mbaron gjithçka.Pra në ekipin Shpresa ka lojtarë si Muçi Dobra Kallaku Celhaka Marku Tuci Ismailgeci Vrioni Selmani Xhixha Broja Selahi që janë gati dhe shumë cilësor të me fali ndonjë që si përmenda emrin. Vërtetë u kënaqa bravo dhe stafit e bene Austrinë të errësohet përball çunave tanë që ishin superior si individ dhe si skuadër.Federata të tregojë kujdes me këta djem ,pra jam i mendimit të kalojnë si grupe në kombëtaren e madhe që më vjen keq se lodhën shumë dhe e kanë te vështire të marrin rezultat kjo vjen nga mungesa e cilesise e patè çfarë goli bëri Muçi të dytin personal e bëri aq bukur dhe aq lehtë nga cilësia që ka ky djalosh apo depërtimi i Dibrës dhe asisti për Muçi goli spektakolar i Kallakut loja e bukur dhe inteligjente e Tucit edhe të goli edhe Mihana që vinte nga kategoria e dytë dukej superior ndaj Austriakëve Bravo sembrava Bayern Munich që nuk kënaqet me gola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje