HISTORIKE/ Shqipëria dhe Kosova bëhen një në sport, krijohet liga e përbashkët

9 Shtator 2020, 12:51Sport TEMA

Kosova dhe Shqipëria hedhin hapin e parë serioz të bashkëpunimit në sport. Të dy shtetet do të krijojnë ligën e përbashkët të basketbollit. Marrëveshja përfundimtare do të firmoset nesër në orën 19:00 në Tiranë.
I pranishëm në këtë ceremony do të jetë dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili do të zbulojë logon e ligës. FBK-ja jep lajmin për arritjen e madhe dhe shton se do të zbulohet gjithashtu dhe logoja e kompeticionit.

Njoftimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës

Të enjten, më 10 shtator, ora 19:00 në Tiranë do të nënshkruhet marrëveshja historike ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për themelimin e Ligës së basketbollit, mes dy shteteve, që do të quhet “Liga UNIKE”.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z.Edi Rama, i cili njëherësh do të zbulojë edhe logon e Ligës UNIKE.

Pas një pune të gjatë dhe intensive mes dy federatave, më në fund po jetësohet ëndrra për zhvillimin e veprimtarive basketbollistike të trevave shqiptare.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Liga Unike pritet të fillojë së shpejti, gjatë këtij edicioni sportiv, dhe parashikohet të jetë shumë interesante, duke zgjuar interesimin e tifozëve shqiptarë, kurse në parket pritet të ketë shumë rivalitet mes skuadrave që do të përfshihen në këtë kompeticion.

Po ashtu të enjten Bordi Drejtues i Ligës UNIKE që përbëhet nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 Sekretarët e Përgjithshëm të të dyja Federatave, do të mbajë mbledhjen e parë, ku do të emërojë edhe Kryetarin e Bordit Drejtues,  e do të emërojnë stafin e zyrës së Ligës UNIKE.

Duhet theksuar se ky është një hap i madh për basketbollin në hapësirat shqiptare duke formuar ligën UNIKE.

Ky projekt është përkrahur nga komuniteti i basktebollit në Shqipëri dhe Kosovë, duke e konsideruar atë si një event të shumëpritur dhe gjithashtu është përkrahur edhe nga FIBA Evropa.

17 komente në “HISTORIKE/ Shqipëria dhe Kosova bëhen një në sport, krijohet liga e përbashkët”

  1. EU +ALBANIA = 1 says:

    hahahhahahahahahha!

  2. Ilir says:

    Shkelqyer… Ajt per hajer edhe me kembe te mbare!

  3. ABC KORCA says:

    ???????????

  4. Bashkatdhetari says:

    lajm shum i mire per unutetin e kombit,perse te mos bashkohet ne nje kampjonat edhe futbolli,do te ishte nje hap drejt bashkimit Kombetare,ku jane njerzit e zgjuar dhe atdhetaret e ndershem?????? Bashkatdhetari

    1. Bbb says:

      Se futbollin e kane pushtuar plehrat….edhe ata jane me keq edhe se serbet

    2. i relaksuar says:

      Sepse krijimin e nje kampionati unik ne futboll, tani per tani nuk e miraton UEFA-FIFA. Kur te krijohen kushtet do realizohet edhe kjo.
      Ne basketboll krijimin e liges unike e miratoi FIBA dhe cdo gje u be thjesht dhe pa problem. Pra krijimi i ligave te perbashketa nuk varet nga deshira e shqiptareve, por nga vendimmarrja e organizatave nderkombetare. Qarte?

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    E shikoni se sa i mirè eshtr bashkimi. Bashkimi ben fuqine.
    Avash ,avash te bejme nje referendum per bashkimin e Shqiperisè Natyrale. E drejte e popujve per vevendosje. S’mund ta mohoi askush.

  6. Altin says:

    Me siguri do rritet niveli, shikueshmeria, tifozeria, sponsorat. Gjithmone nese ka sport te vertete pa baste. Urime

  7. Erdogan says:

    Te vetequajturit Shqiptare duhet Unitet me historine zoti me comentin Bashkeatdhetari dhe jo thjesht Sporti.Ashtu sic ndryshuat Emrat turq ne Evropiane si Elton,Erion,Eduard,Elvis,Etleva,Elvis etj duhet te ndryshoni edhe mbiemrat.
    Aresyeha pse ju quheni Skiptare dhe jo Epirote ashtu sic e thote edhe Marin Barletti eshte se ne bote ju kini Identitet Kommbetare Turk.
    Heronjte e gjithe Bregdetit me Emra Greke te Lashte ne Arnautistane percec Borshit si Athina,Perikli,Sofokli,Dhimiter,Arqile (Akil)Aleksander,Olimpi,Eleni,Petro,Odhisea,Platon,Aristotel,Melpomeni Musa e Tragjedise Greke,Kalopi Musa e Poezise,Urania e Astro-Nomise,prandaj bota i thote Museum.
    Keta jane “vellezer” me ju qe bashkepunuat dher mburreeni. qe udhehoqet Perandorine Turke?
    Salih Berisha ankohej pse keta qe moren “Pensione” nga Nena Greqi,kurse pa pyetur popullin Shqipetare e beri pjese te Organizates Islamike!
    E kupton ty cdo te thote kjo?
    Marredhenie te ngushta ne Islamin jo vetem ekonomokisht.
    Prandaj mos u ankoni pse ky vend (land) nuk mund te behet dhe per fat te keq do zhduket pak nga pak.
    Duhet te zgjidhni.
    Ose me Greqine,Epirin e Pirros dhe te Kastriotit ose me Sulltanin.
    Mis prisni nga amerikanet dhe cifutet tju bejne “State” se ata ishin qe krijuan kete Pashallek me Deputete Turq si Ismail Bej Vlora,Frashellinjte etj duke mohuar Luften Heroike te Greqise te Epiroteve dhe te ashtuquajturit Arvanitas.
    Kete e shikojme edhe sot me Agia Sofian e Ilyreve Iustinianos dhe Megas Kostantinos qe po i kthen ne Xhami Sulltani Erdogan kurse per nje Pastore e detyroi ekonomine turke te dorezohet dhe ta ktheje ne Amerike.
    Vend “i krishtere ” quhet Amerika?
    Kur do kuptojne ky popull i vuajture i quajture Albania qe perdoret nga Hipokritet dhe kriminelet?

    1. Bbb says:

      Po qan ti Erdogani grek…epo qaj plas o pra

    2. u dhime duke qare says:

      O Erdogan Pisoglendi, nuk ta var njeri o trupeshk, as mo shkruaj fare, se si lexon askush cfare thua o i semure mendor ?

  8. albaniafirst says:

    Me ne fund nje veprim ne drejtimin e duhur. Po te presim nga Europa, kurre nuk do behemi bashke.
    Nje bravo te madhe per ata qe e kryen kete pune.

    1. ca po thua says:

      Krijimin e Liges Unike ne basketboll e ka bere Evropa (FIBA) o idiot i lindur!!! Pa miratimin e saj asgje nuk mund te behet, do apo s’do ti, dua apo s’dua une.

      1. tifozi says:

        ca po thua-Ne Shqiperi dhe ca me teper ne Kosove, nuk behet asgje pa patur “leje” nga te medhenjte, keshtu qe edhe kesaj here ne krijimin e nje lige te perbashket ne basketboll, me siguri absolute eshte marre “leja” e rradhes.
        Tani besoj se me kaq duhet ta kesh kuptuar se ti je idjoti, qe llap para se te mendosh, dhe jo albaniafirst.

  9. Bbb says:

    Respekt per ata qe jane munduar!
    Faleminderit si shqiptar ne rradhe te pare

  10. kuq e zi says:

    Me kembe te mbare….
    Ate qe se bene politika e ben sporti…
    Urime…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje