Publikohet rrëfimi i El Chapo-s: Varësia e vetme e imja janë femrat, kam 23 fëmijë

10 Shtator 2020, 10:01Lifestyle TEMA
Publikohet rrëfimi i El Chapo-s: Varësia e vetme e imja janë

Joaquín “El Chapo” Guzmán ka pranuar se varësia e tij e vetme nga e cila kishte vuajtur ndonjëherë kanë qenë gratë, ndërsa ai është babai i 23 fëmijëve.

Ky pohim është bërë gjatë një interviste të tij me kriminologen e njohur Mónica Ramírez Cano, pasi forcat meksikane të sigurisë kishin vënë në pranga bashkëthemeluesin e kartelit të Sinaloas.

Cano ndau një pjesë të shkurtër nga intervista e regjistruar në vitin 2016.

Daily Mail shkruan se 63-vjeçari është martuar 4 herë. Hera e fundit ishte në vitin 2007, kur ai i tha po mbretëreshës së bukurisë Emma Coronel, e cila në gusht të vitit 2011 solli në jetë vajzat binjake Maria Joaquina dhe Emali Guadalupe.

“Ai është një person i respektueshëm, kujdeset shumë për sjelljen, shumë i rezervuar. Nëse i fitoni besimin, atëherë mund të flisni me të gjatë dhe mund të kuptoni sesi funksionon mendja e tij”, tha Ramírez Cano.

El Chapo, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, thuhet se fitoi mbi 12,6 miliardë dollarë si drejtues i kartelit të drogës.

“Ai nuk është psikopat, por ka tipare të tilla dhe narciste, që pasqyrohen në nevojën për admirim, për tú ndjerë unik”, tha Cano.

3 komente në “Publikohet rrëfimi i El Chapo-s: Varësia e vetme e imja janë femrat, kam 23 fëmijë”

  1. qen says:

    kapo janw kwta kwtu nw shqipwri
    as amerika nuk i prek me metw, bashw, berishw etj

  2. qen says:

    el chapo wshtw njw morr
    kapo janw kwta kwtu nw shqipwri
    as amerika nuk i prek me metw, bashw, berishw etj

  3. Rasimi says:

    Ne keto 23 femije, mos monika eshte nje nga vajzat, shikojeni sa i ngjajne njeri tjetrit, qofte si fizionomi qofte si stil pune per te fituar para. El capo vriste dhe shantazhonte, shif moniken me te shoqin, shantazhojne e kane vrare. I shkofte mbrapa dhe kjo el capos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje