Shqipëria renditet ndër vendet që ka një nivel të ulët vetëvrasjesh në krahasim me shtetet e tjera të Europës.
Shqipëria kishte në vitin 2017, kur bëhet raporti i gjithë të dhënave, 7.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, duke u renditur ndër 10 vendet që e kanë më të ulët këtë tregues dhe në krahasim me 11 vdekje nga vetëvrasjet për 100 mijë banorë që është mesatarja e bashkimit Europian. Serbia e ka nivelin e vetëvrasjeve në raport me popullsisë gati dy herë më të lartë se Shqipëria (14.3)
Të dhënat për vendet europiane janë publikuar nga Eurostat, ndërsa shifra e vetëvrasjeve jepet nga INSTAT dhe është përpunuar nga Monitor në raport me popullsinë.
Sipas Eurostat, në vitin 2017, midis Shteteve Anëtare të BE, Lituania regjistroi nivelin më të lartë të vetëvrasjeve me 26 vdekje për 100 000 banorë, pasuar nga Sllovenia (20 vdekje për 100 000 banorë), Letonia (18), Estonia dhe Hungaria (të dy 17).
Në skajin e kundërt të shkallës, Qipro regjistroi nivelet më të ulëta të standardizuara të vdekjes për vetëvrasje (4 vdekje për 100,000 banorë), pasuar nga Greqia dhe Malta (të dy 5), Italia (6) dhe Sllovakia (7).
Kur shihen të dhënat rajonale (NUTS2), rajonet Qendrore dhe Perëndimore të Lituanisë regjistruan shkallën më të lartë të standardizuar të vdekjes nga vetëvrasje me 28 vdekje për 100 000 banorë. Kjo u pasua nga Luksemburgu, në Rajonin e Vallonit në Belgjikë, me 25 vdekje për 100 000 banorë, Rrafshi i Madh i Jugut në Hungari (23) dhe Sllovenia Lindore (23).
Në skajin tjetër, rajonet me numrin më të vogël të vdekjeve që rezultojnë nga vetëvrasja ishin: Mayotte në Francë (në 2016), Campania në Itali, Ceuta në Spanjë dhe Greqinë Qendrore (Sterea Ellada) në Greqi. Të gjitha këto regjistruan një normë të standardizuar vdekjeje nga vetëvrasjet nga 3 vdekje për 100 000 banorë.
Rreth 48 700 njerëz në Bashkimin Evropian (BE) vdiqën si rezultat i vetë-dëmtimit të qëllimshëm në 2016, që korrespondon me 1% të të gjitha vdekjeve të raportuara atë vit. Pothuajse 8 në 10 nga këto vetëvrasje (77%) ishin midis burrave.
Mesatarisht, kishte pothuajse 11 vdekje për 100 000 banorë që rezultuan nga vetëvrasja në BE në 2016.
Në Shqipëri, viti kur është shënuar niveli më i lartë i vetëvrasjeve ishte në 2014-n, me 262 të tilla.
Në vitin 2019, ishin 216 shtetas që vendosën t’i japin vetë fund jetës në vend.
vrasin njeri tjetrin nuk kane nevoj te vrasin veten
Po çfar të vetëvritet shqiptari kur e ka vrarë më parë perëndia …….
Nuk do çuditesha nëse vëndet afrikane ta kenë më të ulët raportin për 100 mijë banorë ose po të ketë statistika më të detajuara me siguri që ky raport në komunitetin rom duhet të jetë afër zeros.
Ajo që më çudit është dëshira dhe zelli për ta trumbetuar si një arritje.
Vari leshtë pasi edhe Presidenti që u duk sikur do flijohej si Alendja nuk e mbajti fjalën.???
Sa me injorant aq me i lumtur
Ka dy lloj vetevrasjesh , vetevrasje se vrava dike dhe i jap fund jetes dhe une , apo vetevrasje se u mposhta ngga presionet psikologjike , per rastin e pare edhe mund te jete ne ate nivel sic e kane vendosur Shqiperine , per rastin e dyte u a them me garanci qe shqiptaret jane nga me te fortet ne bote per nga presionet psikologjike dhe depresionet .
Ne shtetin helen , thuhet se u vetevrane reth 3000veta si pasoje e renies ne minimum te nivelit te jeteses , aty shikoje se si per pak kohe personi nga milioner kthehej ne endacak dhe i mbuluar nga borxhe kolosale, dhe gjente rugedalje ne vetvrasje , ne borxhe ishin dhe shqiptaret qe punojne dhe jetojne ne Greqi por nuk u degjua asnje rast i tille .
Thuhet qe ne krizen e vitit 1997 , shqiptaret te kene humbur reth 4.5 miliard $ , por rastet e vetvrasjes ishin te ulta , e ulem komen dhe e ngritem prape ekonomine personale , e ndertuam nga themelet Shqiperine , jemi komb iforte nga ana psikologji!e ……..edhe pse na la shume pas dhe me pasoja sistemi i dikurshem , ketu ka te beje shume dhe karakteri i njeriut , mund te themi se sistemi i dikurshem beri1000 te keqia , ama beri dhe nje te mire ama e kaliti njeriun , shqiptari u kalit , u forcua , nuk njifej depresioni psikologjik , por puna puna puna , edhe pse niveli ekonomik ishte pertok , dhe per kete ka merite sistemi i dikurshem ……..tung
Ne jemi prej shekujsh te vetvrare si milet,nga koburja e mentaliteteve te errta kanceroze te vetat apo te mbartura,qe shkrepet cdo dite, ne trute e e species,qe e ka te humbur origjinen..
Jane te lumtur ti vrase Partia, ne emer te Partise e xhaxhit E. ,me mire…