Ngec rinovimi i Donnarummës me Milanin, Raiola kërkon 10 mln euro në sezon!

11 Shtator 2020, 19:34Sport TEMA

Rinovimi i Ibrahimovic, transferimi i Tonalit i cili do të mbajë numrin 8, ka përcjellur një frymë optimisite tek Milani që po bëhet gati për sezonin e ri.

Sidoqoftë, gjerat nuk po ecin edhe aq mirë te “djalli” që tashmë ka një problem që duhet ta zgjidhë sa më shpejt.

Rinovimi i kontratës së portierit Gianluiggi Donnarumma, dukej se nuk do të ishte problem për kuqezinjtë, por në fakt po ndodh e kundërta.

Gardiani ka një kontratë me Milanin që skadon në 2021-in, ndërkohë kërkesa e menaxherit të Donnarummës, Mino Raiola për një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ka vendosur në pozita të veshtira drejtuesit e “djallit”.

Këta të fundit kanë shfaqur gadishmërinë e tyre që gardiani të përfitojë një pagë më të lartë se 6 milionë eurot që merr aktualisht, por oferta e tyre është shumë larg asaj që kërkon Raiola.

Milan ndodhet në vështirësi pasi nuk dëshiron që të humbasë një portier si Donnarumma me parametra zero.

Momentalisht oferta e “Djallit” është 7 milion euro në sezon dhe portieri të qendroje tek Milani deri në vitin 2024.

Ekziston edhe opsioni që Giggi të qëndrojë për më pak vite deri në 2022-in ose 2023-in.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje