Sot në orën 13:00 zhvillohet seanca e parë e gjyqit mes Autoritetit të Konkurerncës dhe FSHF-së në shkallën e parë të Gjykatës Administrative.
Në një raport voluminoz Autoriteti i Konkurrencës zbuloi pak muaj më parë shkeljet e rënda që Federata Shqiptare kishte kryer.
Një nga shkeljet ishte e drejta e shitjes televizive tek DIGITALB, ku aksioner është vetë kreu i FSHF-së Armand Duka, i cili ka konfliket interesi.
Gjithashtu, një tjetër pikë ishte dhe çmimet e shtrenjta të biletave që vendos FSHF për tifozët.
Janë mjaf shkelje të tjera dhe për këtë Autoriteti i Konkurrencës do përballet me gjyq me FSHF-në.
Siç duket dhe plani qesharak për shtyrjen e Superiores nga Armand Duka, kërkon që të zhvendosë vëmendjen nga gjyqet e tij. (TemA)
DOKUMENTI: Autoriteti i Konkurrencës zbulon abuzimet e FSHF-së me çmimet e biletave
Cfare ben SPAK leshi ? Per cfare e paguajme nese nuk u tregon vendin ketyre pashallareve?