Shtyhet nisja e Superiores, pritet dalja në bulevard për protestë e presidentëve

9 Shtator 2020, 19:46Sport TEMA

Fundjava nuk do të ketë kampionat.

Klubet e Superiores, të mbledhura në fillim të muajit gusht, ishin të qarta dhe dolën me një deklaratë të përbashkët ku bënin me dije se nëse katër kushtet e tyre nuk plotësohen nga qeveria, atëherë do ta bojkotojnë nisjen e garës. Nuk ka kthim prapa…!

Liga e Futbollit nuk është se ka dalë me një komunikatë për të njoftuar se në fundjavë nuk zbresin në fushë, por mjafton të shohësh se ka ekipe që kanë programuar miqësore për në fundjavë.

Teuta e Vllaznia përballen nesër mes tyre, një detaj që flet vetë, pasi nëse do të luhej në kampionat kurrsesi nuk do të kishte miqësore mes tyre.

Klubet e Superiores, me sa duket i qëndrojnë deklaratës që kanë dhënë në Bjellorusi, në fundjavën e shkuar dhe duke parë se nuk ka asnjë reagim, edhe ta do të vazhodjnë bojkotin…

Pritet që në rast se qeveria nuk reagon, do shohim presidentët e klubeve në protestë në bulevard.

5 komente në “Shtyhet nisja e Superiores, pritet dalja në bulevard për protestë e presidentëve”

  1. sali says:

    Presidente hajdute e shites ndeshjesh, Cfare presin nga shteti keta, Vete jane pronare e le ti zgjidhin probemet si cdo pronar ne shqiperi,
    Kur problemet reale ekonomike mundohesh ti trajtosh si probleme politike ne funksion te partive dije qe ke humbur,se dhe ajo qe te takon do ta humbesj

    1. trajneri says:

      O derdimen, financat e futbollit jane ne krize te plote. Klubet e futbollit marrin financa vetem nga bashkite (qe nuk ka arsye pse te behet keshtu) dhe nuk kane te ardhura te tjera, sepse tifoze debila si puna jote nuk paguajne 3 mije apo 5 mije leke per nje bilete ne stadium. Kjo veshtiresi eshte per ekipet e superiores, mendo pastaj per ekipet e kategorive me te ulta dhe per ekipet e moshave. Shteti duhet patjeter te miratoje ligjin e sponsorizimeve, ne menyre qe bisneset te kene interes te sponsorizojne sportin. A kupton o kaqol?

  2. Partizoni says:

    Mire esht te mos filloni fare se eshte bere i peshtire teatri qe luani me nervat e shqiptareve, kampionatin per sivjet e keni vendos qe e mer kuksi.Vec po qe budalla edi rama te meret .e ju matrapaze.

  3. Mondi Barcelona says:

    Dilni mos haroni merni dhe Koço Kokedhimen me vete I thoni te mare dhe kushuririn Mihal Kokedhimen dhe ti beni presion qeverise, shqiptaret vetem tek ju e kane shpresen Duka para presdentet e ekipeve mbrapa te tjere lepirsa nga mbrapa dhe e hengri Rama . hajde Duka hajde po legen mbete perhere o te befte Kina fisin e degjeneruat futbollin per interesat tuaja jeni bere supermilionera,ju duhet te shkriheni si federate nuk vleni

    1. heu bre says:

      Kur nuk ja keni idene se si funksionojne punet brenda futbollit, pse beni te zgjuarin? Njerez injorante dhe kokskic!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje