Ish- prokurori serb për krime të luftës, Vlladimir Vukçeviq, korrespodenca e të cilit u bë publike nga veteranët e UÇK-së, ka thyer “heshtjen” duke treguar si kanë bashkëpunuar me hetuesit dhe prokurorët e Gjykatës Speciale për dënimin e pjesëtarëve të UÇK-së.
“Kjo gjë është shumë e çuditshme, mua thjeshtë më duket e pabesueshme dhe kjo është e vetmja që mund ta them”, me këto fjalë ka komentuar shkurtimisht për “KoSSev”, prokurori i dikurshëm dhe më i famshëm serb për krime të luftës, Vlladimir Vukçeviq, lajmin spektakular që në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së një mysafir i maskuar, ka sjellë një kuti me 4,000 dosje të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë, me paralajmërim që do t’i dorëzojë së shpejti edhe 7,000 dosje tjera.
Pikërisht, korrespodenca e pretenduar e ish-prokurorit Klint Williamson dhe prokurorit serb Vukçeviq ishte një ndër dokumentet e prezantuara në media si dokument që kishte dalë jashtë Prokurorisë Speciale.
Vukçeviq nuk ka qenë i vullnetit që ta komentojë fatin e Gjykatës Speciale, nëse vërtetohet se lajmi është i saktë, përveç që ka përsëritur se nuk mund as të imagjinojë që dokumentet në të vërtetë kanë dalë jashtë.
Një nga dokumentet e pretenduara të Prokurorisë Speciale që Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ia ka prezantuar mediave në Prishtinë, është edhe korrespodenca e pretenduar e prokurorëve Williamson dhe Vukçeviq nga viti 2013, transmton RTK.
Prokuroria dhe Gjykata Speciale është themeluar më 1 shtator të vitit 2016 në Hagë, por ajo e ka trashëguar tërë stafin dhe mandatin e Grupit të Posaçëm Hetimor për hetime të pretendimeve të përmbajtura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe tregtia e paligjshme me organe njerëzore në Kosovë” (Raporti i KE-së), i cili është publikuar në fillim të vitit 2011 dhe udhëhiqej nga Klint Williamson.
Gjykata Speciale është formuar pikërisht duke u bazuar në raportin e prokurorit special amerikan Klint Williamson në vitin 2014, i cili ishte marrë me hetimin paraprak të Raportuesit Special të Komisionit Evropian, zviceranit Dik Martit nga viti 2011.
Vukçeviq në bashkëbisedim me “KoSSev” i ka rikujtuar edhe masat e larta të sigurisë që i kanë ndërmarrë hetuesit në të kaluarën dhe sipas tij, selia e Klint Williamsonit ishte në hapësirat e NATO-s në Bruksel.
“Aq ishte i lartë diskrecioni, për të mos u zbuluar kush ishin dëshmitarët”, ka thënë prokurori serb, duke shtuar se “të vetmit që ishin atje ishim unë dhe zëvendësi im Bruno Vekariq. Askush tjetër. Ishte aq e mbyllur për këdo”.
Vukçeviq pranon se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Klint Williamsonin.
Ai konfirmon që në kohën kur Klint Williamsoni punonte në raportin e vet, dëshmitarët ai i ka marrë në pyetje në hapësirat e Prokurorisë për Krime të Luftës në Beograd.
“Nuk më ka dërguar kurrfarë dëshmitarësh, as emrat e dëshmitarëve, që unë t’i marr në pyetje, një gjë e tillë as nuk ishte e mundur. Sipas procesit, nuk mund të më urdhërojë ai mua dhe askush tjetër”, ka thënë Vukçeviq.
“Ai neve na kishte dhënë listën e dëshmitarëve që i interesonin atyre, pastaj unë ia kisha jap urdhrin shërbimit tonë për t’i ftuar dhe sjellë. Kjo ishte procedura, megjithatë kurrfarë emaile shtesë ai mua nuk më ka dërguar që unë t’i marr në pyetje. Ata janë marrë në pyetje pa neve. Ne vetëm ofronim logjistikë”, ka thënë prokurori serb.
“Larg qoftë që mi dërgonte emrat me email”, ka shtuar Vukçeviq.
Ai edhe një herë ka rikujtuar që Prokuroria Speciale për Krime të Luftës i ka marrë në pyetje dëshmitarët e vet në fazën para krijimit të Dhomave të Specializuara, që ata ishin persona për të cilët konsiderohej që mund të ndihmojnë në zbardhjen e krimeve të luftës dhe që kjo punë i paraprinte nismës së Dick Marty-t.
“Nuk e ka zbuluar Dick Marty atë, po ne. Pasi që shqiptarët refuzuan të bashkëpunojnë, unë ia përcjella Komisionit Evropian, pastaj Dick Marty erdhi, e konfirmoi që ajo që ne kemi zbuluar është proceduralisht valide”, ka thënë ish-prokurori serb.
Vezhgim
GJYKATA SPECIALE E KOSOVES KUNDER KOSOVES
– Mesimi i Gjykates Speciale per krejt politiken shqiptare
– Te mos dish nuk eshte mekat…
te mos degjosh e mesosh eshte vetevrasje
– Ti jepet Cezarit cfare eshte e Cezarit .
– Nga Alban Dega, Nju Jork.
Ishte kembengulja dhe presioni flagrant i “ O Evrope o kurve e vjeter..” qe i detyroi politikanet dhe qevetitaret driteshkurter dhe analfabete ne jurisprudence, por edhe ne politike te Kosoves, me perjashtim te Albin Kurtit, te miratonin ndryshimet kushtetuese per krijimin e Gjykates Speciale per Kosoven me seli ne Hage, sikur Haga te ishte kryeqyteti i saj e jo Prishtina, sikur Euleshi ( Eulexi ) Evropian te ishte drejtuar nga qeveria e Kosoves e jo nga Eurokurva e deshtuar dhe e palluar qe i ka te lyera me gjak e trojet e coptuara shqiptare tash e 150 vjet qe me Shen Stefanin, Berlinin, Londren…
A nuk ishin kancelaret e kancelarite e Evropes ata qe e quajten Shqiperine natyrore “ nje shprehje gjeografike” dhe krijuan Greqine si shtet dhe nje
“ shtet te arnuar keq “ Jugosllavine, qe si ish- kryeministri britanik Lloyd’s qe predikonin “ ti leme shqiptaret te presin ne qafe njeri- tjetrin”….. e bashkeautoret e Golgotes antishqiptare
A nuk ishin gjeneralet e kryezbuluesit e kesaj Eurokurve qe i informonin gjeneralet e kryezbuluesit e Beogradit e Milloshevicin, vetkuptohet kundrejt pageses, per cdo nisje avionesh dhe operacionet ushtarake te SHBA-se dhe NATO-s, qe e komandon, financian dhe mban ne kembe kryegjigandi boteror, miku dhe aleati strategjik kryesor i shqiptareve SHBA !?
A nuk ishte po kjo Euroshkerdhate qe nuk gjeti nje diplomat a kryediplomat tjeter evropian pervec filo-serbit e filorusit sllovak ish- kryediplomatit- Lajcak si perfaqesues special te BE-se per Kosoven kur shteti i tij, Slovakia eshte nje nder 5 shtetet e vetme te BE-se qe nuk e ka njohur fare Kosoven si shtet te lire e te pavarur deri sot.
Pse lideret driteshkurter te Kosoves nuk vendosen veton dhe bojkotimin e cdo takimi e kontakti me te !?
Pse te behej gjithe ajo gjurulldi patriotizmi folklorik nga qeveria e Ramushit me taksen 100 per qind kunder mallrave serbe kur fare mire mbare faktori politik i Kosoves mund te organizonin urte e bute e plot fulterja ( tigani ) braktisjen e heshtur te tyre derisa vete Serbia te vendoste dhe zbatonte reciprocitetin me mallrat e Kosoves …. Apo per poena si nacionalist i madh
Ka edhe me … edhe ma … edhe ma injorance fantazmogorike te politikes shqiptare ne teresi e te Kosoves ne vecanti … ku politikanet injorante, analfabete me diploma e tituj te blera bejne edhe akademikun edhe profesorin, dine gjithcka e bejne gjithcka, por nuk dine te bejne nxenesin, nuk dine te degjojne, nuk dine te vjelin mjaltin e floririn e mendjeve me te ndritura te politikes, te diplomacise, te jurisprudences, te ekonomise, te mjekesise, te aresimit te cdo lemie te jetes se vendit te vet.
Te mos dish nuk eshte mekat!
Te mos mesosh, te mos degjosh, te mos vleresosh te diturin, dijetaret e fushave perkatese eshte vetvrasje dhe krim e vrasje e popullit e shtetit tend .
Fill pas clirimit te Kosoves kam botuar ne gazetat shqiptare nje thirrje publike per lideret e Kosoves me titull “ Kallxoni krimin serb !” jo vetem ne shqip, por edhe ne gjuhet kryesore boterore…
Te njejten gje e beri korifeu i letrave shqiptare dhe boterore Ismail Kadare …
U be pak fare ne kete lemi per denoncimin e genocidit dhe holokaustit, terrorizmit shteteror 130 vjecar serb ne Kosove…
Rezultati ?
Gjykata Speciale e Kosoves ne “kryekryeqytetin e saj” ne Hage ngre te njejtat akuza ndaj udheheqesve te Luftes Clirimtare te Kosoves, qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne te njejtin kryeqytet te drejtesise boterore ndaj líderve te terrorizmit shteror serb, pasi kjo e dyta i nxorri te pafajshem dhe liroi pas nje maratone hetimesh, gjykimesh, rigjykimesh lideret e UCK-se.
Tani nje Gjykate Speciale e Kosoves kunder Kosoves dhe clirimtareve te saj na del edhe mbivendos veten mbi nje Gjykate te Drejtesise Nderkombetare !???
Jo vetem kaq, por prokurori i saj shkel , dhunon ne menyre flagrante edhe vet kodin e saj, cka i ben nul jo vetem akuzat e saj qe nuk jane asgje tjeter vecse ato te prokuroreve xhelate te kryexhelateve antishqiptare e anti njerezore Sllobodan Milloshevic, Vojislav Sheshel, Radovan Karaxhic, Mlladic te denuar me vendim te formes se prere dhe Aleksander Vucic, Ivica Dacic e nje kope xhelatesh te UDB-se, policise speciale dhe gjeneraleve te ushtrise serbe, militare e paramilitare ne detyre edhe sot.
Gjykata Speciale e Kosoves kunder Kosoves ve ne nje plan clirimtaret e popullit te Kosoves me xhelatet dhe terroristet shteterore te Beogradit, rreth 15 000 viktimat krejt te pafajshem perfshi bebe te palindura ne barkun e nenes, femije e vajza njomzake te perdhunuara ne orgji shtazarake e pleq te pamundur te terrorit e genocidit serb me agresoret e ekzekutoret me vrasesit dhe terroristet e tyre pa gjyq,
Gjykata Speciale e Kosoves kunder Kosoves jep alarmin per 100 serbe apo shqiptare me serbe se vete serbet, te vrare nga gjoja clirimtaret e lideret e tyre shqiptare, por nuk pipetin per mbi 2300 shqiptare absolutisht te pafajshem rrembyer me dhune e terror ala Arkanj, Stanishic, Sheshel e Milloshevic .. nga shtepite e trojet e veta, qe as sot pas mbi 21 vjetesh, nuk u dihet as nami as nishani e nuk kane nje varr per ti qare familjet e tyre …
Gjykata Speciale e Kosoves kunder Kosoves, UCK-se dhe líderve te tyre shpenzon dhjetra e qindra milione euro per te ringjallur akuzat e sajuara e blera me mbi 10 milione euro nen dore nga qeveria trashegimtare e Milloshevicit, prokuroret e UDB-a e vjeter e bija e saj BIA serbe per tia servirur Evropes dhe Botes duke ua vene vulen e Keshillit te Evropes nepermjet Dick Martit dhe shtriges Zvicerjane te Hages Carla Del Ponte.
A e dini se Serbia dhe nena e saj po aq shtrige antishqiptare Perandoria e Djallit- Rusia kane harxhuar mbi 300 milione euro ne 21 vitet e fundit per lobim kunder Kosoves se lire e te pavarur dhe clirimtareve te saj ?
Vetem Dick Marti eshte shperblyer nga Beogradi dhe Moska me mbi 10 milione euro vetem per neshkrimin e tij ne raportin e pergatitur dhe sajuar nga prokuroret dhe BIA, lexo UDB-ja gjakatare serbe e per ti vene vulen e Keshillit te Evropes ku jane me dhjetera ne mos me qindra mola ruse!?
Ai raport ngjason si dy pika uji edhe me aktakuzen e dekonspiruar e keqperdorur nga prokurori special amerikan i Gjykates Speciale te Kosoves kunder Kosoves dhe luftetareve te lirise dhe udheheqesve te tyre.
A nuk e shqeteson Evropen fakti qe nje apo dy dite para kesaj akuze te prokurorit te Gjykates Speciale te Kosoves kunder Kosoves ishte krye-Kryeprokurori , njekohesisht ish- Gebelsi i Adolf…Milloshevic Sheshelit, Presidenti autokrat i Serbise Aleksander Vucic fill pas takimit me kryepresidentin e Perandorise se Djallit – Rusise Vladimir Visaronovich Putin, se priten te ndodhin gjera te rendesishme por nuk mund ti deklaroj per aresye konfidencialiteti!?
Nga i mori vesh Vucici keto ndodhi te rendesishme!?
Cilat jane kokat ruso- serbe ne kete Gjykate Speciale te Kosoves under Kosoves !?
A nuk mjafton vetem ky fakt per tu bindur plotesisht se jo vetem prokurori amerikan, por krejt kjo Gjykate e ka shkelur dhe dhunuar brutalisht konfidencialitetin dhe kodin e saj per drejtesi te paanshme ne Kosove dhe si e tille ka demaskuar dhe minuar misionin e saj.
Si e tille politika e Kosoves, Kuvendi i saj dhe shteti i Kosoves duhet ta denoncoje dhe ta shpalli te kunderligjshme dhe antikushtetuese ate Gjykate Speciale te Kosoves kunder Kosoves, kunder lirise dhe pavaresise, kunder popullit re saj.
Njekohesisht qeveria e Kosoves te pezulloje pa afat , sine die cdo takim dhe bisedimet e saj me qeverine serbe:
1-derisa ajo te kerkoj falje per genocidin dhe terrorizmin shteteror 130 vjet serb ndaj pooullit dhe shtetit te Kosoves,
2- derisa te zbulohen kufomat e mbi 2000 “ desaparecidos”, te zhdukurve te pafajshem te Kosoves,
3- derisa Serbia te mos transferoje fondin e pensioneve te shqiptareve te Kosoves
4- derisa ajo te paguaje reparacionet multimiliardeshe per rrenimin e pasurive, pronave te shqiptareve te Kosoves
5- derisa Beogradi zyrtar te demshperbleje familjet e bijeve dhe bijave te saj te pafajshem te masakruar e terrorizuar nga makina e terrorit shteteror serb
6- derisa Serbia te nderprese fushaten destruktive diplomatike kunder njohjes se Republikes se Kosoves
7- derisa Serbia te njohe Republiken e Kosoves si shtet i lire dhe i pavarur demokratik.
Nuk behet fjale per turravrap nacionalist, por sa me pare te krijohet nje Komision apo Keshill i Posacem me konstitucionalistet me te mire te te gjitha hapesirave jo vetem shqiptare, por edhe nga SHBA, Kanadaja, Jale e Harvard, Oxford e Berlin, La Sapiensa e Princeton…
Nuk behet fjale per hakmartje por per liri, barazi, vellazeri, per ligj e drejtesi te paaneshme pa perjashtuar as ndonje shqiptar te perfshire ne cfaredolloj krimi te rende, por me perparesi krimin dhe terrorin e organizuar shteteror e agresoret dhe nxitesit e tyre e jo viktimat qe ne kete rast jane Kosova, luftetaret e saj te lirise dhe shqiptaret.
As semundja me e lehte nuk mund te sherohet pa goditur shkakun .
Aq me pak kur behet fjale per nje Pandemi raciste, fetare, narciste 130 vjecare antishqiptare jo vetem serbe kunder Shqiperise natyrale si shtet e kunder shqiptareve si komb nga Nishi e deri ne Arte e Preveze, nga Ulqini e deri ne Selanik….
E drejta, Drejtesia edhe vonon por kurre nuk harron.
BallkanI ka qene dhe do te mbetet fuci baruti derisa ligji dhe drejtesia te vendosen ne vend, duke i dhene Cezarit ate cka i takon Cezarit..
Shqiptaret dhe Shqiperia jane te vetmit ne Ballkan qe kurre, asnjehere nuk kane sulmuar as pushtuar asnje pellembe toke te askujt .
Perkundrazi kane ndihmuar lufterat clurimtare dhe per pavaresi te fqinjeve te vet .
Shqiptaret me buke, strehe e sakrifica per ta e ata me zjarr e hekur kunder shqiptareve e trojeve te tyre autoktone iliri-shqiptare.
Eshte i vetmi popull ne Ballkan qe kurre nuk ka bere thirrje per vdekje e litar kunder fqinjeve barbare qe bucasin si egersira neper stadiume plot “ Vdekje shqiptareve” e aq me teper kur ushtaret e tyre marshojne me kenge kanibaleske para komandanteve e qeveritareve te tyre “per te bere litare me zorret e shqiptareve”!
Eshte i vetmi popull ne bote qe i thur himn gjese me te shtrenjte ne planetin tone-jetes me pershendetjen unikale : Tungjatjeta !
From: Alban Dega
Date: July 29, 2020 at 10:32:08 AM EDT
To: [email protected]
Subject: GJYKATA SPECIALE E KOSOVES KUNDER KOSOVES ( Eksluzive per Dita )
Ne vend te epilogut
U DHJEFSHA GAZETAT TUAJA
Kete Analize ua kam derguar gazetave kryesore shqiptare ne Tirane, Prishtine dhe “ Illyrias” se Nju Jorkut qe nuk e lexon as botuesi i saj ne daten e mesiperme.
As Ardian Thana si e jema e Zeqos ne maje te thanes i “ Dita” as Mero Baze i Temes, as Kosova Press e Skender Krasniqit … nuk e botuan.
A thua se do beja emer me keto gazeta tirazhi i te cilave se bashku nuk arrin ate te “ Koha Jone” ne kohen e koleres 1997 e ne vitet 2000-2001 kur ishte Koha Jone e jo Koha e Like Floririt qe se lexon po e financon Gjuri i Lalezit!?
A thua se do te beja emer me to kur qysh ne ditet e para te punes ne ATSH, 24 vjec, shkrimet e mia citoheshen nga ASPRESS e UPI, Reuters e AFP, ANSA e “ The New York Times“ “ The Washington Post”, “ The Times” e “ Le Monde”, “ El Pais” e “ Corriere della Será”…. qe perfaqesojne edhe sot mbi 95 per qind te shtypit boteror
A thua te fitoja emer me to kur jam i pari gazetar shqiptar pas 46 vjet diktature qe kam sherbyer si korrespondent i “ El País” te Madrdit, e “ La Vanguardia” e Barcelones, “ Exelsior” i Meksikes e “La Nacional” te Argjentines…
Larg qofte !
Shikoni faktet e permendura nga Vukcevic Prokurori i Vucic Dacicit dhe Dick Marty i Beogradit dhe Moskes, shikoni bashkepunimin e tyre me prokurorin amerikan Williamson dhe sherbimet e fshehta gjakatare te Milloshevic- Vucicit me spiunet shqipfoles te UDB-BIA- ne Kosove kunder UCK-se dhe liderve te saj, kunder Luftes se tyre clirimtare ne bashkepunim me NATO-n dhe liderin e saj “Shtetet e Bekueme te Amerikes” nga 95 per qind e shqiptareve.
Krahasoni faktet e tyre me analizen e mesiperme qe u botua si koment lexuesi e jo si shkrim me shenimin “Ekskluzive per Dita”….
Konkluzioni: U dhjefsha gazetat tuaja!
Je i madh
Po prova për të dënuar kriminelët serb për atë që kanë bërë në gjithë gadishull nuk keni mjaftueshëm për ti dënuar që keni harxhuar kaq shumë kohë për të shpikur akuza të rreme ndaj shqiptarëve apo e gjitha është një lojë pikërisht për të shpëtuar ata kriminel zoti prokuror politik ose nacionalist si duhet tju quajmë se vetëm prokuror nuk mund të quhet një si ju që shpik akuza të cilat kanë vetëm qëllime politike dhe nacionaliste dhe jo të vendosi drejtësi ….