The Guardian: Një e treta e shqiptarëve të Kosovës besojnë se Covid-19 nuk është i vërtetë

11 Shtator 2020, 15:39Rajoni TEMA

Kosova po përballet me një situatë të vështirë të pandemisë së koronavirusit ku ditë pas dite po shënohen shifra të larta të të infektuarëve.

Siç shkruajnë edhe mediat e huaja në spitalet e Kosovës, shtretërit po mbushen me të sëmurë dhe me ata që po vdesin, ndërsa Covid-19 përhapet në një nga cepat më të varfra të Evropës.

Të paktën një e treta e popullsisë beson se pandemia është një mashtrim i pastër, sipas një sondazhi të fundit që ka tronditur qeverinë që tashmë po përpiqet të trajtojë murtajën e mosbesimit.

Kosova me 1.8 milion banorë, ka parë kohët e fundit disa nga nivelet më të larta të vdekjeve nga Covid-19 në Evropë, ndërsa ka një nga sistemet më të dobëta të kujdesit shëndetësor.

Në Prishtinë, të afërm, shumë nga zonat rurale, i thanë AFP se rrinin me turne jashtë klinikës së sëmundjeve infektive për të qenë afër të dashurve të tyre të sëmurë, të gatshëm për të blerë ilaçe pasi rezervat e spitalit ishin pothuajse të zbrazëta.

Në përpjekje për të bindur publikun për rreziqet e vërteta në fjalë, qeveria ka vendosur të lejojë media në pavijone spitalore të mbyllura më parë, për të filmuar vuajtjet e të sëmurëve.

“Tregojuni atyre që nuk besojnë atë që keni parë këtu.”- ka thënë në qytetar i moshuar i shtruar në klinikën e sëmundjeve infektive pas një beteje dy-javore me sëmundjen respiratore.

“Mos bëni shaka me këtë. Si mund të besojë dikush në një gënjeshtër se virusi nuk ekziston?”-tha ai.

Të tjerët që dikur kishin qenë në mes të mosbesuesve, tani i kanë provuar vetë rreziqet.

“Të them të drejtën, unë besoja se nuk ekzistonte. Tani, pas ferrit që kalova, jam i bindur dhe po i tregoj të gjithë vendit.”- tha një grua e moshuar, e cila ishte trajtuar me terapi oksigjeni për javë të tëra.

3 komente në “The Guardian: Një e treta e shqiptarëve të Kosovës besojnë se Covid-19 nuk është i vërtetë”

  1. Mos e disifektoni xhamine , lereni qe covidi ti rafshoi keta mbetje otomane says:

    ….neveri kur shikon burat qe ngrene bythen larte

  2. prizreni says:

    pa shihni pa maska ne shqiperi – jane me shume se 2/3

  3. prizrenii says:

    pa shihni pa maska ne shqiperi – jane me shume se 2/3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje