Kosovë, 7 të vdekur dhe 69 raste të reja me COVID-19

10 Shtator 2020, 15:28Rajoni TEMA

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 7 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 581 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 69 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 14.446.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 532 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 56.045 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 107 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje