Erdogan shton presionin mbi Thaçin dhe Vuçiçin për Jeruzalemin

10 Shtator 2020, 09:08Rajoni TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan po e shton presionin mbi liderët e dy vendeve pasi Kosova dhe Serbia u anhazhuan në Uashingtin të zhvendosin ambasadat në Jeruzalem. Ai zhvilloi biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Kosova dhe Serbia, njoftoi sot Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan diskutoi zhvillimet rajonale dhe hapat për të forcuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi; dhe Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksohet në njoftim ku nuk përmendet shqetësimi real i presidentit turk.
Por ajo që nuk thuhet direkt kuptohet nga interpretimi që agjensia shtetërore turke i bën shqetësimit të Erdoganit takimit në shtëpinë e bardhe.

“Javën e kaluar, presidentët e Kosovës dhe Serbisë u takuan në një dialog dy-ditor të ndërmjetësuar nga SHBA ku Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në kryeqytetin që vetëm administrata amerikane e njeh si të tillë. Kosova dhe Izraeli ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin lidhje diplomatike”.

1 komente në “Erdogan shton presionin mbi Thaçin dhe Vuçiçin për Jeruzalemin”

  1. Elton says:

    Po ik ore pirdhu se Kosova vendos vete per interesin e saj. S’ka nevoje per mend nga ty.
    Ik merru me grekun ti bej ca te doje trapi andej, kendej boll na ka care karin turqia 500 vite. Boll me !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje