Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në takimin në Uashington, Serbia nuk e ka pranuar njohjen e ndërsjellë me Kosovën.
Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, janë takuar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ku edhe kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin ekonomik.
Marrëveshja, e nënshkruar në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, parashesh, mes tjerash, edhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit.
Duke folur për gazetën sarajevase “Dnevni avaz”, Vuçiq tha se Izraeli është shtet sovran dhe se ka të drejtë të bëjë çfarë të dëshirojë.
Vuçiq tha se Serbia “i dërgoi një mesazh Izraelit, që është ishte i qartë”, por ai nuk dha më shumë detaje.
I pyetur nëse në Uashington është diskutuar për Bosnje e Hercegovinën, Vuçiq tha se është folur për rajonin në tërësi, por, para së gjithash, për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë.
“Nëse më pyesni nëse është biseduar për diçka specifike në Bosnje – jo, nuk është biseduar dhe as nuk ka qenë qëllim i ndokujt”, tha Vuçiq.
Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Ai është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur disa herë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të arrihet atëherë kur të ketë njohje reciproke.
Nuk keni nga Shkoni O Plak.Amerika nuk e kap leprin me Qerre po Hyp vete Lepri ne Qerren e saj
….por ke nje Dokument nje faqe cfardo ku Ti ( Vucic) i Serbise dhe Abdulla Kosovs keni firmat bashke!
De fuck-to eshte njofte tu Kosova*, tash Dulla gjoja eshte Vjosa e re e LyDyKy-s, tjerat skan rendesi.