Mbi disa sulme të padrejta kundër Dritan Abazoviçit nga shqiptarët, pse ai nuk pranon të bëhet vegël e Tiranës dhe Prishtinës

10 Shtator 2020, 09:32Rajoni TEMA

Diçka që bie në sy si jotipike për një politikan të pakicave shqiptare në rajon është kjo: Dritan Abazoviqi është qytetar i emancipuar politikisht dhe nuk pranon të jetë vegël e Prishtinës apo Tiranës, sidomos jo e politikanëve që Millo Gjukanoviqin e simpatizojnë për shkak të modelit të pushtetit që ka ndërtuar në Mal të Zi: një model korruptiv e mafioz. Abazoviqi shumicën e votave i ka marrë me programin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Mal të Zi. Ende pa ardhur në pushtet ai e detyroi opozitën proserbe që të pranojë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk është pak. Përfundimisht Abazoviqi nuk ka nevojë për leksione patriotike të shqiptarëve nga bota e Facebookut, të cilët merren edhe me mbiemrin e tij. Eksperimenti i tij politik nuk është pa rreziqe, por një koalicion me Gjukanoviqin nuk është alternativë. Së paku jo pas këtyre zgjedhjeve. Mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen Dritan Abazoviqi e la të hapur.

Nga Enver Robelli

Momentalisht në hapësirën postjugosllave politikani më i përmendur në media e debate është Dritan Abazoviqi. Patriotët euforikë shqiptarë e quajnë tradhtar dhe kërkojnë që me çdo kusht të bëhet bashkë me Millo Gjukanoviqin. Pse nuk mund ta bëjë këtë Dritan Abazoviqi? Sepse ai shumicën e votave i ka marrë me programin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Mal të Zi. Vetëm të verbrit mund të injorojnë të vërtetën e madhe: Mali i Zi është shndërruar në shtet privat të Millo Gjukanoviqit. Klane mafioze, banda droge, shtypje të mediave, arrestime arbitrare, biznese të ndyra të familjes sunduese.

Kauza e Abazoviqit kundër korrupsionit është e drejtë. Si në shumë vende të tjera të rajonit edhe në Mal të Zi korrupsioni është kancer që po gërryen shoqërinë. Koalicioni që po e favorizon Abazoviqi nuk është ideal. Disa parti janë proserbe. Por Abazoviqi që para fillimit të negociatave për koalicion arriti të rrëzojë gati të gjitha idetë e mbrapshta të këtyre partive. Në deklaratën e përbashkët të tri partive u premtua dhe garantua me shkrim se nuk kontestohet pavarësia e Malit të Zi, nuk preket as flamuri, as himni, as stema, pastaj: Mali i Zi do të vazhdojë të jetë anëtar i NATO-s, do të vazhdojë përpjekjet për integrim në BE, sa i përket Kosovës edhe partitë proserbe me nënshkrim e pranuan pavarësinë e saj, duke thënë se nuk do të ndërmarrin hapa për anulimin e njohjes së Kosovës. Të gjitha këto nuk do të bëheshin pa ndikimin e Dritan Abazoviqit. Edhe në Mal të Zi u vërtetua ajo maksima se çorba elektorale bëhet e pashijueshme pas zgjedhjeve dhe partitë duhet të kthehen në terrenin racional.

Diçka që bie në sy si jotipike për një politikan të pakicave shqiptare në rajon është kjo: Dritan Abazoviqi është qytetar i emancipuar politikisht dhe nuk pranon të jetë vegël e Prishtinës apo Tiranës, sidomos jo e politikanëve që Millo Gjukanoviqin e simpatizojnë për shkak të modelit të pushtetit që ka ndërtuar në Mal të Zi: një model korruptiv dhe mafioz. Për dallim nga shumica e politikanëve të Luginës së Preshevës, të cilët, fatkeqësisht, keqpërdoren e manipulohen nga udhëheqësit e Prishtinës për interesat e tyre të ulëta, me Abazoviqin nuk mund të luhen lojëra të tilla. Dhe kjo është pozitive.

Përkrahësit e Gjukanoviqit në rajon e shohin atë vetëm si kundërshtar të Serbisë. Po, këtu ai ka merita historike. Por ana tjetër e medaljes nuk shikohet nga përkrahësit euforikë: pra, sistemi që ka ndërtuar, ku vëllai kontrollon një bankë, djali një degë të energjisë (shikoni disa “ventilatorë” në një kodër të Ulqinit), ndërsa motra mban duart mbi biznese të tjera. Pa përmendur këtu të afërt të tjerë familjarë e politikë të Gjukanoviqit që kanë përfituar nga sistemi kleptokratik.

Meqë nga votat e Abazoviqit varet krijimi i qeverisë së re, ai po lavdërohet edhe nga një kënd i papritur: nga këndi i nacionalistëve serbë, të cilët duan ta heqin sa më shpejt nga pushteti Gjukanoviqin. Duke qenë prijës i një platforme proeuropiane, të përkrahur nga të Gjelbrit europianë, Abazoviqi është i përkushtuar në agjendën proeuropiane të Malit të Zi dhe do të jetë kundërshtar i agjendës proruse e proserbe, nëse partitë e koalicionit nuk heqin dorë nga aventurat. Hapin e parë për t’u distancuar nga programi aventurier këto parti e kanë bërë me nënshkrimin e deklaratës bashkë me Abazoviqin – një deklaratë e nënshkruar në gjuhën malazeze, angleze dhe gjermane. Duhet përsëritur: koalicioni nuk është fare ideal dhe letra duron gjithçka. Abazoviqi e di këtë, andaj po insiston për një qeveri ekspertësh. Mbetet të shihet nëse ia del. Por ai edhe sonte në intervistën që ia dha Adriatik Kelmendit në “Rubikon” nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të bëjë koalicion edhe me DPS-in, partinë e ashtuquajtur socialiste të Gjukanoviqit, nëse kjo parti reformohet, pastrohet dhe do të arrijë të ketë një udhëheqje të re.

30 vjet me Gjukanoviqin janë mjaft. Sa për krahasim: kur Gjukanoviqi ka ardhur në pushtet, në Gjermani kancelar ka qenë Helmut Kohli, ndërsa Emmanual Macroni, sot president i Francës, i ka pasur 14 vjet. Te shqiptarët në Kosovë Gjukanoviq gëzon një respekt për shkak se ka pranuar refugjatët nga Kosova gjatë luftës dhe ka njohur pavarësinë. Në historinë e raporteve shqiptaro-malazeze këto vepra të Gjukanoviqit do të shënohen me shkronja të arta (ndoshta kjo tingëllon patetike, por njëherë mund t’i lëmë pak vend edhe patetikës). Megjithatë, kjo nuk domethënë se i takon shqiptarëve si puna e Edi Ramës apo Hashim Thaçit të zgjedhin udhëheqësit politikë të Malit të Zi. Kjo është çështje e qytetarëve të atij shteti.

Kundër Abazoviqit janë duke e zhvilluar një fushatë denigruese sidomos një grup aktivistësh publikë nga Sarajeva, të cilët orë e çast e atakojnë në Twitter, duke e quajtur bashkëpunëtor të çetnikëve. Janë sulme të ulëta kuazipatriotësh boshnjakë, të cilët nuk kanë arritur të krijojnë një platformë a parti politike që do të qeveriste me duar të pastra. Edhe në Sarajevë qe 30 vjet sundon familja Izetbegoviq, me krejt fenomenet negative të tranzicionit ballkanik. Kjo strukturë aktivistësh boshnjakë do të ishte mirë të pastronte oborrin e vet, pikësëpari. Pjesë e së vërtetës së hidhur është se shumë myslimanë (boshnjakë) në Mal të Zi janë shtylla të sistemit të Gjukanoviqit.

Nëse bëhet pjesë e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviq duhet të dëshmojë veten si proeuropian. Shumë shpejt do të testohet. Por përfundimisht ai nuk ka nevojë për leksione patriotike të shqiptarëve nga bota e Facebookut, sidomos lidhur me mbiemrin e tij Abazoviq, sepse kush ka pak dije për historinë, e ka të qartë se si kanë mbetur këta mbiemra: kanë mbetur si pasojë e akteve arbitrare administrative të pushteteve komuniste. Ky nuk është faji i Dritan Abazoviqit. Siç nuk është faj i asnjë shqiptari në Maqedoni që maqedonasit janë përpjekur t’ia sllavizojnë mbiemrin.

Projekti politik i Dritan Abazoviqit është një eksperiment, jo pa rreziqe. Ai nuk duhet të gjykohet që nuk po bën koalicion me Gjukanoviqin, sepse kjo tani për tani do paraqiste fundin e karrierës së tij politike. Se çfarë sjell e ardhmja, është vështirë të parashikohet. Dhe jo gjithçka varet nga Abazoviqi. Duhet të bëjë diçka edhe partia e Gjukanoviqit për të merituar bashkëpunimin. E kjo bëhet – duhet përsëritur – duke u pastruar nga figurat e përlyera politike.

Një gjë është e sigurt: gabojnë rëndë ata që këtë politikan të ri shqiptar e krahasojnë me figura komike të “shqiptarit të ndershëm” të kohërave të kaluara. Me dijen e tij, përgatitjen shkollore, retorikën dhe talentin ai ka arritur të bëhet faktor kyç në Malin e Zi. Këtë sukses nuk ia kanë falur as patriotët malazezë. As partitë proserbe. Ato më me qejf do të kishin shumicën në parlament pa pasur nevojë për votat e Dritan Abazoviqit.

 

20 komente në “Mbi disa sulme të padrejta kundër Dritan Abazoviçit nga shqiptarët, pse ai nuk pranon të bëhet vegël e Tiranës dhe Prishtinës”

  1. kujtimi says:

    Sigurisht, sic bejne shpesh shqiptaret (ne fakt jo shqiptaret) abazovici nuk behet vegel e tiranes dhe prishtines, por per turpin e tij qe e quan vehten shqiptar, behet vegel e udb serbe. Edhe ti more zoti gazetar nuk eshte nevoja te mbrosh nje antishqiptar, se bemat e tij flasin vete dhe shqiptaret jane ne gjendje te ndajne e vleresojne qarte nje shqiptar nga nje antishqiptar.

  2. Jon says:

    Se deshiron te behet vegel e Beogradit, shume e thjeshte.

  3. shoku zenit says:

    Bravo z.Robelli nje skaner i jashtezokonshem per z. Abazoviq nje figure shqipetare qe dhe theksin e mbane te gjall nga plava e gucia,nje element qe duhet perkrahur nga trevat shqipetare sigurisht dhe pllitika
    Sa shqipetare ka sot greqia qe kane nderruar emer e mbiemer?
    Mali i zi hap kapitull te ri me kete politikan,jane kundra ketij djaloshi jane kunder plotikanet shqipetare qe per 30 vjet nuk i mdahen popullit tij duke i vjedh,duke i vrare dhe krijuan nje rrumpalle qe nje zot e di se kure do dalim
    Shqiperia dhe kosova kand nevoje per nje Abazoviq te tile qe po i brej kockat ketij populli
    Respekt z.Robelli dhe i uroj z.Abazovoq suksese ne rrugetimin e nisut

  4. Vatra says:

    Edhe këtë Rrobellin duhet me lidhë diku si expert dhe merre me mend se partitë që nuk e duan M.e Zi jashtë Serbise
    kundër vullnetit të shumices malazeze janë për të mirën absolute të malazezëve aty ka fitu shovenizmi dhe kisha kriminale serve dhe sa i takon këti qenefit që pranon ta sllavizon mbiemein ky as që mund te jetë i tjetër veqëse vegel çetniku me siguri ma vonë do të provon ta lajë mutin me shurrë por ate do to ta ketë fytyrës nese ka far fytyre

    1. art says:

      Keshtu eshte flet dikush qe as ja ka idene se kush ka fitu vetem sa ka degjuar disa gjera ne TV dhe do te bej analize politike ,si puna jote.

    2. Ilirida says:

      VATRA ka qenë dikur por fatkeqësisht tash e ca
      kohë është bërë KAKA.

  5. Bregdeti says:

    Dritani eshte politikan me ide te qarta. Ai nuk ka nevoje te degjoje shqiptaret e rritur ne nje vend te mbyllur.

  6. METI says:

    Abazovic ,perputhet plotesisht me Robellin.Punedhenes te tyre kane UDB.

  7. Tr says:

    PARTIE SERBE KERKOJNE ME CDO KUSH TE MARRIN PUSHTET IN DHE TE FILLOJNE TE PASUROHEN VETE. SEPSE SHOHIN QE GJUKANOVIC PASUROHEN CDO VIT DHE ATYRE I VJEN ZILI. NJESOJ BERI DHE RAMA, SHKOJ MBAS GJURMEVE TE BERISHES.
    KOHA DO TA TREGOJE SE CFARE DO TE BEJNE KETA POLITIKAN NE MALON E ZI. MA ZI SE SA GJUKANOVIC.

  8. njaci says:

    Me VIC eshte prandaj mos prisni ndonje mbrekulli se ashtu thate dhe per Albin kurtin qe doli njw KRRIC…

  9. shqiptaroviqi says:

    po mire mo koqe analist! mbiemrin r pasla pasur nga koha r komunizmit! e dine kete! po sa ka jalzar bga komunitmi mor rrocke?! perse nuk r bdryshon emrib ky e ta coj sic e ka pasur?! se ky eshte gjasme per mbrojtjen e pakicave ?! shume mire mund ta filloj mr heqjen e vicit ( viqit) se fundja shqiptar eshte! se psh shembull serbet nuk guxojne be asgje rrethanr te ndryshojne mbimerat e tyre e ti bejne shqiptar psh ne ate pjese te Kosoves ku jane pakice edhe pse nuk egziston ai otesion qe ka pas egzistuar ne kohen e komunizmiz! por edhe sot nuk e ndryshoka ly doz mbiemrin kur na gjenka ne gjendje te ndryshoj sistemin ne Mal te Zi?!!!

  10. beni says:

    Ky Abazovic eshte integruar ne shoqerin Malazeze dhe bravo per suksesin e haritur ne Politiken Malazeze!
    Shqiptaret myslimane te te gjith trevave ku jetojn ,nuk harin dot te integrohen dhe behen pjes e politikave Erdoganiste nacionaliste orjentale!

  11. chris says:

    Deri tani, per mua: Brravo Dritan! I uroj sukses.
    Si mund te jete çetnik, kur garanton njohjen e Kosoves Dardane nga Mali i Zi!

  12. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    RESPEKTE pafund për DRITAN ABAZIN e NDERUAR , që NUK i shkon pas avazit Edvin HAJDUT Ramës (SHOKUT të NGUSHTË të KRYEHAJDUTIT Arben Ahmetaj) , dhe çdo lloj PALAÇOJE tjetër në TIRANË !!!! JU LUTEM DRITAN ABAZI , asnjëherë , MOS i dëgjo PIDHMOTRAT dhe DOBIÇAT HAJDUTË të Politikës së KORRUPSIONIT 30 Vjeçar në TIRANË i DASHUR DRITAN ABAZI . RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pafund për DRITAN ABAZIN ???????? . NEVERI dhe URREJTJE për BANDAT KRIMINALE dhe ORGANIZATAT MAFIOZE të : PD , PS , LSI bashkë me KRYEHAJDUTIN dhe KRYEMAFIOZIN Milo Gjukanoviç në Malin e ZI , që është një nga HAJDUTËT më të RRËZIKSHËM në BALLKAN

  13. katarakti says:

    Mali i Zi i pavarur, që ruan himnin, stemën dhe kushtetutën e tij, që njeh pavarësinê e Kosovês, që dëshiron hyrjen në Bashkimin Europian. Deri kêtu gjithçka eshte drejt e bukur. Patriotët e çiftelisë dhe lahutës nuk kanê pse e gjuajnë me gurë tani Abazoviçin. Le tê presin. Nuk bëhet politikë me sharki, por me tru dhe me program. Enver Robelli këtë analizë e ka qarë. Nuk e kuptojnë vetëm ata që gjithë jetën e kanë kaluar duke kullotur bagëtinë.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Ne nje interviste Abazoviqi tregoi se me prejardhje eshte nga Kruja.
      Koalicioni ” Crno na bijelo” perbehet nga Gradjanski pokret URA, Savez gradjana CIVIS, Stranka prave i pomirenje i nezavisni intelektualci.
      Ky koalicion fitoi 24.000 vota, prej tyre “Gradjanski pokret URA” e Abazoviqit i fitoi vetem 1000 vota.
      Gjate tere fushates Abazoviq asnjehere nuk e shpalosi flamurin kombetar shqiptar. Partneret e tij te kualicionit gjate tere kohes shpalosnin flamurin serb. Gjate gjithe fushates emrin e partise Abazoviq e perdori vetem ne sllavisht “Gradjanski pokret URA” (Levizja qytetare URA” dhe asnjehere ne shqip.

  14. XXXL says:

    Zgjedhjet në M.Z.ishin plotësisht të përkrahura dhe të dirigjuara nga Beogradi dhe se a don Serbia M.Z. stabil dhe të pakorruptuar krahasu me ata qe rilindën M.Z. presioni serb u toleru edhe nga EU dhe USA për sebepe që dihen por kush do që fiton atje dihet se qëllimi është ndryshimi i raporeve brenda në pro serbe këto e dëshmojnë edhe sulmet dhe provokimet ndaj popullates shqiptare në Beran dhe Peshter

  15. Rok Ujkstivani says:

    Le ti jepet shansa se ka fitua e ka të drejt me qeverisë, mbas andej në se nuk vepron si ka premtua, atëherë me e kritikua dhe me vota të ardhëshme me e zhgarkua! Por në se vepron si mbas premtimeve atëherë me e dekorua dhe vota ma shumë tjetren herë!

  16. pjeter says:

    Robelli,nje kuriozitet,me qe ke shkruar shqip,si shqiptohet ky personaxhi dobiçi i serbeve? Abazoviç api Abazoviq?

  17. bagetite e albanistanit says:

    Ky berdhog abazovic eshte produkt konjukturash.Populli malazez ashtu si ne ketu ne shqiperi jemi deri ne fyt me 30 vjet shkerdhatokraci, me paaftesi qeverisje me plackites. perdhununues spijune e lepiresa te pa afte,prandaj do fiojne abazoviat e shkerdhatoviqat ska alternative sepse ska intelekt.Na iku truri emigrimi na iken intelektualet ne skemi pase ndonjehere simplz rrace bujkroberish e basta.!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje